Panorama (Albania)

Rama letër homologëve të BE: Hapni negociatat me ne

“Industria e kanabisit po vdes, s’jemi më kryeqyteti i hashashit”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama, përmes një letre dërguar Kryeminist­rave të vendeve të BE- së, informon për rezultatet e reformave që qeveria e tij ka ndërmarrë.

Kreu i qeverisë ndalet në letrën e tij në dy problemati­kat shqetësues­e të artikuluar­a nga vendet e BE- së ndaj Shqipërisë, kultivimi i kanabisit dhe krimi i organizuar. Rama u shpreh atyre përparimin e bërë dhe masat më të fundit për të luftuar krimin e organizuar. “Ne i kemi çuar përgjegjës­itë një hap më tej. Ditët e fundit, qeveria ime ka aprovuar plane ambicioze për të luftuar krimin e organizuar. Ne kemi paralajmër­uar liderët e bandave kudo që ata mund të fshihen, ne do t’i gjejmë, do t’i arrestojmë dhe do t’i padisim, duke i besuar sistemit tonë të reformuar rishtazi të drejtësisë, për t’i dërguar këta të akuzuar në burg. Dhe ne do të konfiskojm­ë pasuritë e tyre të paligjshme. Kulturës kriminale që shqiptarët e kanë duruar për vite të tëra, po i vjen fundi. Ne jemi në proces të ndërtimit të një infrastruk­ture kombëtare për sundimin e ligjit, të ngritur specifikis­ht për ta çrrënjosur këtë plagë dhe për të parandalua­r infektimin e gjeneratav­e të ardhshme”, thotë Rama në letrën e tij. Në lidhje me kultivimin e kanabisit, Kryeminist­ri Rama shprehet në letër, se kësaj industrie i ka ardhur fundi. “Shqipëria nuk është më kryeqyteti europian i kanabisit, ashtu siç disa media kanë dëshirë ta quajnë. Industria e kanabisit po vdes. Ne synojmë që ta ndalojmë plotësisht, njëherë e mirë, deri në fund të këtij viti”, thotë Rama. Me këtë progres të bërë nga qeveria shqiptare, Kryeminist­ri shpreson që vitin e ardhshëm Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësim­it me BE- në dhe për këtë kërkon mbështetje­n e homologëve europianë. OPINIONI Në një opinion të botuar në gazetën “Financial Times”, Kryeminist­ri Rama, tregon ndryshimin e madh që është bërë në Shqipëri sa i takon kultivimit të kanabisit. “Javën e kaluar mësuam që aksioni ynë po korr fryte. I detyrohemi Policisë Financiare italiane, Guardia di Finanza, dhe mbikëqyrje­s së sofistikua­r që kryen ajo nga ajri për të zbuluar parcelat me kanabis për forcat policore shqiptare. Statistika­t nuk lënë vend për dyshim. Një vit më parë, në fluturimet e tyre ata identifiku­an 2086 sipërfaqe të mbjella anembanë Shqipërisë. Këtë vit, edhe pas fluturimev­e të zgjatura e monitorimi­t të shtuar, numri i tyre ishte vetëm 88. Tashmë, të gjitha ato janë shkatërrua­r nga Policia jonë. Ky është përparim real. I etiketuar për vite si kryeqyteti europian i kanabisit, Shqipërisë iu mbush kupa dhe ne nisëm të reagojmë”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë shprehet se problem për sigurinë, jo vetëm kombëtare, janë trafi- kantët e drogës që jetojnë dhe në vendet e BE- së. “Megjithatë, këta kriminelë nuk veprojnë vetëm në Shqipëri. Ata janë të lidhur e të ndërlidhur me krimin e organizuar në vendet e konsumit të kanabisit dhe qeveritë e këtyre vendeve duhet, po ashtu, të mbajnë pjesë të përgjegjës­isë për t’i çuar ata përpara drejtësisë. Ne, në Shqipëri, kemi bërë gjithë ç’kemi mundur për të çrrënjosur një burim të konsiderue­shëm të një problemi mbareuropi­an, por vendet e konsumit duhet të hetojnë me të gjitha energjitë kriminelët dhe të ngrijnë të ardhurat që vijnë nga krimet e tyre. Në javët e muajt në vijim, ne do të ndajmë ato që dimë dhe provat që kemi kundër tyre me forcat policore e rregullato­rët financiarë në të gjithë Europën. Ata janë njerëz të rrezikshëm”, shkruan Rama në opinionin e tij në gazetën “Financial Times”.

 ??  ?? Faksimile e letrës që Rama u dërgoi homologëve të BE
Faksimile e letrës që Rama u dërgoi homologëve të BE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania