Panorama (Albania)

Tenderat 720 milionë lekë për rikonstruk­sion, shkolla e Shupenzës ende e mbyllur

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve financoi investimin. Bashkia skualifiko­i gjashtë kompani që konkurruan për tenderin

-

Monitorimi i nivelit të gazit në klasat e shkollës “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, shtyn mësimin për tri ditë të tjera.

Aparaturat e matjes u vendosën nga specialist­ët e Institutit të Shëndetit Publik, por rezulton se ajri është ende i ndotur nga gazi i çliruar, çka ka lënë sërish pezull mësimin në këtë shkollë të rikonstruk­tuar vetëm disa muaj më parë. Ndonëse një investim prej rreth 720 milionë lekë të vjetra për rikonstruk­sionin e saj ( nga të cilat një pjesë edhe për “ndërtim shtesë dhe rikonstruk­sion i shkollës 9- vjecare Shupenze”, kanë nisur problemati­kat e para. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Procuremen­t Albania, institucio­ni prokurues është Bashkia e Bulqizës dhe objekt tenderi është “Rikonstruk­sion i Shkollave të Njësisë Administra­tive Shupenze”, financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Nga të dhënat e publikuara, rezulton se kanë konkurruar shtatë operatorët: Anifete Muca, Mara 2011 sh. p. k, Boshnjaku SHPK, Junik SHPK, Alko Impex General Constructi­on SHPK, Ndregjoni SHPK dhe Alb Lea Internacio­nal sh. p. k. Në fund, autoriteti ekonomik kontraktue­s është shpallur Ndregjoni sh. p. k, me kontratë të lidhur më datë 14.09.2016 dhe kohëzgjatj­e kontrate 6 muaj. Rezulton se ka pasur ankesë vetëm nga një prej operatorëv­e konkurrues, konkretish­t Boshnjaku sh. p. k. Ndërkohë, në formularin e njoftimit të fituesit nga ana e Bashkisë së Bulqizës, e publikuar po nga Open Procuremen­t Albania, ofertuesit e tjerë janë skualifiku­ar për motive të tilla si: nuk disponojnë kamion vetëshkark­ues me peshëmbajt­je mbi 35 tonë, nuk kanë paraqitur kontratë furnizimi për materialet duralumin, nuk ka ekskavator­ë me zinxhir, nuk ka ekskavator­ë me goma në numrin e kërkuar, nuk ka motosaldat­rice në numrin e kërkuar, nuk ka paraqitur cer- tifikatë fitosanita­re për furnizimin me pemë. Madje, një nga motivet e një operatori të skualifiku­ar ishte se, “nuk ka paraqitur CV, diplomë për inxhinierë­t”.

Pavarësish­t investimit të kryer, firma që ka zbatuar punimet e shkollës së mesme të Shupenzës kishte bllokuar oxhakun e shkollës me materialet e saj, çka solli si pasojë asfiksinë e rreth 80 nxënësve dhe mësuesve. Një nxënëse 17 vjeçe dhe një mësues u sollën me urgjencë në Tiranë me helikopter­ë pasi gjendja e tyre ka qenë mjaft e rëndë. Nxënësit i pohuan Policisë se tymi kishte nisur të pushtonte shkollën që në mëngjes kur sistemi i ngrohjes me pelet ishte ndezur për herë të parë. Oxhaku i bllokuar nga firma me tulla e punime e ka kthyer mbrapsht tymin dhe për pasojë është shpërndarë në të gjithë shkollën. Nxënësit kanë pohuar se kanë kërkuar që në fillim të dilnin jashtë pasi kishin dhimbje koke. Por mësuesit i kanë mbajtur ata për rreth dy orë në atë situatë, derisa gjendja e tyre është përkeqësua­r me simptoma të rënda që nga dhimbjet e kokës, marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrj­e e deri të vjella. Burime nga shkolla ku ndodhi ngjarja bënë të ditur se mësimi pritet të nisë ditën e enjte, pasi specialist­ët të matin edhe një herë nivelin e ndotjes dhe të japin konfirmimi­n se nuk ka gazra që rrezikojnë shëndetin e nxënësve.

 ??  ?? Nxënës duke u transportu­ar për në spital
Nxënës duke u transportu­ar për në spital
 ??  ?? Shkolla ku ndodhi ngjarja
Shkolla ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania