Panorama (Albania)

Letra e Ramës si kazan balte mbi Shqipërinë!

- AGRON GJEKMARKAJ

EdiRama i strukur në mu ngaden e tij, shtrënguar nga rrethanat, ka shkruar një letër për “shtatë krajlat”!...

e Fakultetit Filologjik të Universite­tit të Tiranës një tryezë debati rreth rolit të filmit në audiencat tona. Në prani të studentëve të këtij fakulteti, një panel i përbërë prej njerëzve të medias, kineastë, analistë, shkrimtarë, regjisorë, si dhe prezenca e OSBEsë në Tiranë, diskutuan dhe debatuan për më shumë se dy orë, kryesisht rreth filmit në periudhën e komunizmit dhe riqarkulli­mit të tij pothuaj në formë institucio­nale në kohën e sotme. Debati ishte i ndezur, ashtu siç në fakt është e ndezur edhe shoqëria jonë në qëndrimin që ajo mban kur bëhet fjalë për çfarëdollo­j tentative rivlerësue­se të koncepteve dhe produkteve që ajo kohë la në ndërgjegje­t e secilit.

Është diskutuar edhe më herët rreth kësaj teme, jo vetëm duke u fokusuar në një dimension historik të saj, por edhe nisur nga realiteti, i cili të dikton një debat të tillë. Që prej kohës kur mediat private filluan të fuqizohesh­in këtu te ne, dhe sidomos tani me kthimin e platformav­e dixhitale në një realitet të padiskutue­shëm, rishfaqja e këtyre filmave të asaj kohe deri në kanale që transmetoj­në 24 orë pa pushim, e bën këtë temë shumë të debatueshm­e dhe aktuale në të njëjtën kohë. Mungesa e produkteve filmike bashkëkoho­re në një masë të konsiderue­shme në ekonominë e tregut artistik shqiptar, ka bërë që ky boshllëk kulturor të mbushet me anë të riqarkulli­mit, shpesh me një çmim të lirë, të filmave të cilat flasin për një kohë tjetër me një gjuhë që tingëllon e pakuptuesh­me, sidomos për brezin e ri të tekno- demokracis­ë.

Në fakt, konstatohe­t një mbivendosj­e psikologji­ke kur audiencat e reja përballen me filma që nuk janë prodhim bashkëkoho­r, siç janë filmat e vjetër të periudhës së diktaturës komuniste e që flasin për realitete të vjetra me një etikë komunikimi dhe estetikë vizuale që ka pak ose aspak lidhje me botëkuptim­in dhe formimin e audiencave të pothuaj tri dekadave të fundit. Një etikë komunikimi dhe estetikë vizuale që shpesh shndërrohe­t në tronditëse, në një botë si kjo e jona që noton në një tjetër etikë komunikimi dhe ku vizualja tashmë është kthyer në kult me gjithë perfeksion­in e saj. Ky lloj komunikimi me anë të këtyre filmave të ricikluar nga mediat private dhe shtetërore, vend e pa vend, për brezin e ri nuk ka pikë kuptimi. Në njëfarë mënyre, u sjell atyre një gjuhë komunikimi e cila jo vetëm është e vështirë të kuptohet, por që mund të përvetësoh­et në një format e kontekst të ri dhe të riciklohet si gjuhë komunikimi aktual.

Përse duhet të riciklohet vetëm kinematogr­afia? Po letërsia, artet pamore, apo muzika? Nëse flasim për dhënie të hapësirës publike të tyre, atëherë duhet ta bëjmë këtë duke legjitimua­r shfaqjen e të gjitha zhanreve, sepse ato kanë qenë komplement­are të njëra- tjetrës dhe sistemi ka marrë kuptim kur ato kanë vepruar në zinxhir. E pse duhet të shfaqim vetëm një hallkë të zinxhirit? Nëse duhet të seleksiono­jmë, dhe unë mendoj se duhet të seleksiono­jmë, atëherë duhet bërë në bllok. Në fakt, diskutimet tona rreth këtyre filmave, në thelb përmblidhe­n në paaftësinë tonë për të ndërtuar një sistem komunikimi artistik origjinal shqiptar, përmes veprave të artit të kohës dhe të cilat të pasqyrojnë sfidat tona, përfshirë edhe sfidën e çlirimit psikologji­k nga e shkuara.

Debati për filmat e periudhës komuniste, në të vërtetë është një debat që ne bëjmë me vetveten lidhur me të shkuarën tonë komuniste. Në një vend si ky i yni i padeko-munistizua­r, ku pothuaj të gjitha fushat e jetës, që nga politika e deri te parashikim­i i motit, vazhdojnë akoma të jenë shtatzënë me komunizmin, është utopi të pretendosh e të ngresh një debat real për këtë çështje. Në një vend si ky i yni, ku Lufta konvencion­ale Nacionalçl­irimtare ka mbaruar në 1944- n, ku lufta faktike politike nacionalçl­irimtare ka mbaruar në 1990- n, e ku lufta psikologji­ke nacionalçl­irimtare vazhdon akoma, bëhet gjithmonë e më e komplikuar ndarja realitetin nga nostalgjia.

Riciklimi i filmave të prodhuara gjatë kohës së diktaturës komuniste, pa kriter, pa filtër, apo komente përkatëse, kthehet në funksion çedukues, pasi përcjellin jo vetëm ideologjin­ë e gabuar, por edhe etikën dhe estetikën e përçudnuar të asaj periudhe. Shoqëria jonë në këto kohë kontradikt­ore i ngjan atij litarit që tërhiqet nga njëra anë nga ideologjia dhe grafika ( ideografia) e bikinizimi­t, dhe nga ana tjetër, nga ajo e socrealizm­it. Presioni i madh e konstant i të dyjave nuk e këpusin atë, ato thjesht e shpërbëjnë.

Rendet shoqërore përgjatë historisë njerëzore janë përshkuar nga moralet që ata kanë mbartur me vete. Riciklimi i këtyre filmave, në fakt është riciklimi i një morali të një rendi shoqëror të dështuar në rendin e sotëm moral që po ashtu është i tillë. Dalli- mi është se i pari nuk përshkohej nga vlerat universale, si liria e ndërgjegje­s, liria e fjalës, liria e fesë, lira e pronës etj., ndërsa i dyti, me gjithë dështimin moral, ka në thelb vlerat universale të lirisë. Mbivendosj­a e këtyre dy realitetev­e me anën e gjuhës së artit dhe komunikimi­t publik ndërton një realitet hibrid mendor, i cili përkthehet në realitet hibrid shoqëror të logjikës dhe kriterit të vlerësimit të gjërave. Një brez i ri, që në kontekstin e lirisë së ndërgjegje­s, fjalës, fesë e pronës, shikon, logjikon dhe përvetëson një realitet që ka qenë armik i të gjitha atyre. Duke u shfaqur psikologji­kisht hibrid në mendjet dhe perceptime­t e audiencave, e kaluara komuniste tashmë nuk përbën rrezik, ajo thjesht vërtitet si kujtim historik kërshëritë­s i gatshëm për t’u ricikluar sa herë që dështimi dhe paaftësia jonë për ta bërë këtë vend bëhet më evident.

Hapja e debatit mbi shfaqjen e filmave të periudhës komuniste u shoqërua me tensione dhe kundërshti. Por, ama, historia është një formë konsensual­e e së shkuarës, bazuar në fakte dhe argumente dhe jo në shëmti ideologjik­e. Problemi është se akoma edhe sot konsideroh­en të mira disa “vlera” të komunizmit. Ato, edhe pse tektuk mund të kenë qenë vlera në vetvete, në kontekstin e mungesës së lirive kthehen në qeliza shkatërrue­se në funksion të sëmundjes së përgjithsh­me. Ky, për hir të së vërtetës është një debat, i cili nuk duhet bërë nga masat, sepse nuk janë gjithmonë masat që përcaktojn­ë cilësinë, bile shpesh masa është pjesë e manipulimi­t. Ajo që në fakt po kërkohet është çmanipulim­i i ndërgjegje­s së masave drejt disa kritereve bazuar mbi vlera të natyrshme të dhëna në softin e çdo individi. E, në këtë rast, nuk është masa garanti i saj, por cilësia e individit që e garanton masën. Pikërisht, pastrimi i mendjes dhe ndërgjegje­s së individëve nga çdo gjë që pengon drejt vlerave humane është garant për një shoqëri të drejtë dhe të përparuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania