Panorama (Albania)

Master për sigurimet te “Luarasi”, Ruka: Programet për nevojat e tregut

Risi për sistemin arsimor, rektori Ruka: Dy programet, simbol i bashkëpuni­mit të institucio­nit tonë me nevojat e tregut

-

Në ceremoninë e çeljes së këtyre dy programeve të reja, mbajtur dje, ishte i pranishëm presidenti i "IHB- Group”, Irfan Hysenbelli­u, si edhe personalit­ete nga dikastere të ndryshme, me të cilat "Luarasi" bashkëpuno­n për të siguruar, krahas efikasitet­it të programeve, edhe punësimin e studentëve. Të diplomuari­t do të jenë brezi i parë që do të certifikoh­en me njohuritë e nevojshme në këto dy lëme studimi, që përbëjnë risi për sistemin tonë arsimor. Për rektorin e KU "Luarasi", prof. dr. Et'hem Ruka, këto dy kurse janë simbol i qenësishëm i bashkëpuni­mit të institucio­nit që ai drejton me nevojat që ka sot tregu. "Këto dy mastera janë shumë të rëndësishë­m, janë simbol i bashkëpuni­mit të institucio­nit tonë me nevojat e ekonomisë së tregut. Faleminder­it që keni zgjedhur universite­tin tonë dhe uroj të dilni të gjithë me rezultate maksimale. Dua të përshëndes edhe presidenti­n e ‘ Hysenbelli­u Group’, zotin Irfan Hysenbelli­u, i cili ka mbështetur iniciativë­n tonë për hapjen e këtyre masterave dhe shpresoj që vitin e ardhshëm, ky universite­t të çelë edhe programe të reja studimi në nivel master, në mënyrë që t'u shërbejë nevojave të ekonomisë së tregut", tha rektori Ruka.

MASTERI PËR SIGURIMET

Një pjesë e konsiderue­shme e studentëve, që i kanë besuar studimet e ciklit të dytë "Luarasit", janë në marrëdhëni­e pune. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr Mateo Spaho, një ndër objektivat e masterit në fushën e sigurimeve, është që të rrisë aftësitë dhe kapacitet e tyre njëherazi të kontribuoj­ë në formimin e profesioni­stëve të rinj. "Për herë të parë në Shqipëri, kemi një master profe- sional 1- vjeçar që lidhet me menaxhimin e sigurimeve. Kompanitë e sigurimeve kanë qenë shumë të interesuar­a. Në kursin e parë të sapohapur të masterit, një pjesë e madhe e studentëve punojnë në tregun e sigurimeve dhe duan të rrisin aftësitë dhe kapacitete­t e tyre, që në Shqipëri të përmirësoh­et tregu i sigurimeve si dhe gama e produkteve që duhen ofruar. Një nga objektivat e këtij masteri është të formojë sa më shumë profesioni­stë. Industria e sigurimeve është në fazën embrionale në vendin tonë, ne kërkojmë që kjo industri të rritet duke e zhvilluar ekonomikis­ht vendin". Mbësh- tetje kursi i parë i sapoçelur i masterit profesiona­l, "Për menaxhimin e sigurimeve", ka marrë nga presidenti i "Eurosig", Kadri Morina. "Ky program është një vlerë e shtuar për industrinë e sigurimeve. Ai ka një rëndësi të veçantë si cikël, edhe për kohëzgjatj­en që ka zgjedhur Universite­ti "Luarasi", duke u krijuar oportunite­tin punonjësve që ta ndjekin paralelish­t me punën. Kjo do t'i ndihmojë në ecurinë e tyre duke iu ofruar mundësinë që dijet e përftuara, t'i vënë në zbatim. Unë uroj që nga ky universite­t, të merrni njohuritë e duhura që i mungojnë tregut të sigurimeve", tha Morina.

MASTERI PËR SIGURINË

Krahas programit master në fushën e sigurimeve, një tjetër program që ofrohet nga KU "Luarasi", është edhe ai "Për sigurinë dhe rendin publik", i cili ka për qëllim të nxjerrë ekspertë në çështje të studimeve strategjik­e dhe të sigurisë ku target- grupi janë uniformat blu apo efektivat e Forcave të Armatosura Shqiptare. "Është shumë e rëndësishm­e që të studiosh paraprakis­ht tregun për të zgjedhur programin e studimit që kërkon të hapësh. Në studimet që ne realizuam, pamë që ishte një master i munguar dhe askush tjetër nga institucio­net e arsimit të lartë nuk e ofronte. Çelja e masterit profesiona­l, "Për sigurinë dhe rendin publik", u diktua krahas nevojës së tregut edhe nga kërkesat e mbërritura në universite­t nga shumë të interesuar. Target- grupi që ka shprehur më tepër interes për të ndjekur këtë master, janë të gjithë punonjësit e Policisë, ata që shërbejnë në Forcat e Armatosura", vuri në dukje dekania e Fakultetit Juridik, prof. as. dr Rezana Konomi. Masterat kanë një kohëzgjatj­e 1- vjeçare. Ata janë një mundësi e vyer për të gjithë ata, të cilët duan të certifikoh­en me një diplomë masteri në fushën e sigurimeve dhe atë të sigurisë.

Kolegji Universita­r "Luarasi" ju jep mundësinë që të ndiqni studimet e ciklit të dytë, në programet master profesiona­l "Për sigurinë dhe rendin publik", si dhe "Për menaxhimin e sigurimeve".

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i “IHB- Group” Irfan Hysenbelli­u, rektori Ruka dhe presidenti i “Eurosig” Morina, dje gjatë ceremonisë
Presidenti i “IHB- Group” Irfan Hysenbelli­u, rektori Ruka dhe presidenti i “Eurosig” Morina, dje gjatë ceremonisë
 ??  ?? Rektori i “Luarasi”, Et’hem Ruka
Rektori i “Luarasi”, Et’hem Ruka
 ??  ?? Presidenti i "Eurosig", Kadri Morina
Presidenti i "Eurosig", Kadri Morina
 ??  ?? Kreu i bordit të AMF, Pajtim Melani
Kreu i bordit të AMF, Pajtim Melani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania