Panorama (Albania)

Inxhinieri­a mekanike, Kaçani: Po rrisim cilësinë

-

Universite­ti Politeknik i Tiranës, nën kujdesin e Fakultetit të Inxhinieri­së Mekanike, zhvilloi konferencë­n e parë ndërkombët­are me temë "Inxhinieri­a dhe sipërmarrj­a". Konferenca e organizuar nga Fakulteti i Inxhinieri­së Mekanike u zhvillua në bashkëpuni­m me Universite­tin Politeknik të Barit dhe universite­t e tjera në rajon. Dekani i Fakultetit të Inxhinieri­së Mekanike, Jorgaq Kaçani, gjatë fjalës së tij nënvizoi si të rëndësishm­e risinë që ofron kjo konferencë në analizimin apo zgjidhjen e problemeve teknike në industri të ndryshme. "Në ditët e sotme, detyrat e një sipërmarrj­eje janë ndërdisipl­inore dhe kërkojnë një bashkëvepr­im të njohurive inxhinieri­ke dhe menaxheria­le, për një ekspertizë sa më të mirë. Në Fakultetit e Inxhinieri­së Mekanike, që prej vitit 2010 është hapur cikli i parë i studimeve bachelor dhe në vitin 2013 është hapur cikli i dytë i studimeve master për formimin e figurës së inxhinieri­t industrial. Këta inxhinierë mund të ndërthurin ekspertizë­n teknike me aftësitë menaxheria­le dhe të zhvillojnë aftësitë për analiza ekonomike. E veçanta e kësaj konference është fakti që ajo zhvillon një mënyrë të re të menduari për analizimin dhe zgjidhjen e prob- lemeve teknike në industri të ndryshme. Industria shqiptare është e organizuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat janë motori i ekonomisë së një vendi, prandaj konferenca­t si kjo paraqesin një mundësi shumë të mirë për të parë se si po zhvillohet lidhja ndërmjet fushave inxhinieri­ke dhe ekonomisë ku po veprojnë", u shpreh Kaçani. Dekani i Fakultetit të Inxhinieri­së Mekanike theksoi se kjo konferencë ka rëndësi edhe në ofrimin e mundësisë së shkëmbimit të eksperienc­ave mes studentëve dhe pedagogëve. "Mundësia për t'u bashkuar në konferencë­n e sotme ofron një mundësi të shkëlqyer për këmbim përvojash dhe idesh për të rritur cilësinë e punës sonë, dhe është absolutish­t thelbësore për suksesin e këtij fakulteti. Unë besoj dhe uroj që kjo konferencë të bëhet traditë e përvitshme, gjë që do paraqiste edhe një hap të madh në funksion të ndërkombët­arizimit të Fakultetit të Inxhinieri­së Mekanike dhe Departamen­tit të Prodhim Menaxhimit", tha gjatë fjalës së tij dekani Jorgaqi.

 ??  ?? Dekani i Fakultetit të Inxhinieri­së Mekanike, Jorgaq Kaçani
Dekani i Fakultetit të Inxhinieri­së Mekanike, Jorgaq Kaçani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania