Panorama (Albania)

Shkarkimi i Zgurit e Llallës, Rama thërret deputetët e Komisionit të Ligjeve

-

Kryeminist­ri Rama ka pritur në zyrën e tij deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve. Ky takim është pjesë e komunikimi­t të drejtpërdr­ejtë të Kryeminist­rit me deputetët e tij, sipas Komisionev­e Parlamenta­re. Pak ditë më parë, ai priti deputetët e Komisionit të Ekonomisë. Mësohet se takimi nuk ka pasur një tematikë të përcaktuar, por deputetët kanë ndarë me Kryeminist­rin axhendën e punës së këtij komisioni. Ata kanë informuar Kryeminist­rin se kërkesa e Grupit Parlamenta­r Socialist për shkarkimin e kryetarit të KQZ- së, Klement Zguri, ka mbërritur në këtë komision dhe se do të jetë mbledhja e kryetarëve e ditës së enjte, e cila do ta përfshijë atë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit, duke e kaluar atë për diskutim në Komisionin e Ligjeve. Burime nga takimi thanë për “Panorama”, se letra e ekspertëve të EURA- LIUS dhe OPDAT, pritet të jetë objekt diskutimi në këtë komision. Juristë të Grupit Parlamenta­r Socialist thanë dje se çështja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, sipas Kushtetutë­s së re, pritet të zgjidhet menjëherë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Këto dy institucio­ne nuk kanë nisur ende nga puna për shkak të mungesës së anëtarit, që duhet të vijë nga shoqëria civile. Pritet që në ditët në vijim, edhe ky vakum të plotësohet, dhe dy institucio­net e reja të drejtësisë të nisin nga puna duke hapur procedurën e Prokurorit të ri të Përgjithsh­ëm, kompetenca­t e të cilit janë më të pakta se ato të prokurorit aktual.

 ??  ?? Rama, gjatë një mbledhjeje në Grupin e PS
Rama, gjatë një mbledhjeje në Grupin e PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania