Panorama (Albania)

Paloka: Në Durrës, krimi e politika janë një

“Rama dhe Dako po heshtin sa të kapin Prokurorin­ë”

-

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Rama se po tenton të marrë nën kontroll Prokurorin­ë për t’u dhënë mbështetje të gjithë përfaqësue­sve të tij të lidhur me krimin. Në një deklaratë për mediat, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, duke iu referuar akuzave ndaj kryebashki­akut të Durrësit Vangjush Dako deklaroi se në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. “Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj – në Durrës, Elbasan, Tiranë. Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete, pasuro dhe krimin”. Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëv­e. Qëllimi i tyre është të heshtin deri sa të kapin plotë- sisht Prokurorin­ë. Marrja nën kontroll e Prokuroris­ë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndihet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën”, deklaroi Paloka. Sipas nënkryetar­it të PD- së, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është regjistrua­r në biseda me kriminelë të rrezikshëm gjatë zgjedhjeve parlamenta­re. “Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistrua­r gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar ten- dera kriminelëv­e më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave. Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar”, ka theksuar Paloka. Opozita do të vijojë të përqendroh­et edhe gjatë ditëve në vijim në denoncimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, të cilët sipas saj janë të lidhur me krimin. Gjatë mbledhjes së fundit të Grupit Parlamenta­r demokrat, Basha u ka kërkuar deputetëve të tij të mos e largojnë vëmendjen nga fokusi kryesor i opozitës, duke theksuar se do të vijojë të denoncohet ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania