Panorama (Albania)

Denoncimi i PD: Drejtorët e spitaleve, zyrtarë të PS

Spahia: Konkurset një farsë, fituan ish- deputetët

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e denoncon drejtorët e rinj të spitaleve si eksponentë të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste.

Deputeti i Partisë Demokratik­e dhe anëtari i Komisionit të Shëndetësi­së në Kuvend, Bardh Spahia, përmes një deklarate për mediat e cilësoi një farsë konkursin e organizuar për drejtorët e spitaleve nga Ministria e Shëndetësi­së. Sipas Spahisë, vendimi i Ramës në gusht të vitit 2017 për shkarkimin e të gjithë drejtorëve të spitaleve me pretekstin se ata ishin shkaktarë për keqmenaxhi­min e institucio­neve që drejtonin ishte i gjithi një shou. Deputeti i PDsë thekson se ky shou u përdor nga Kryeminist­ri që në krye të spitaleve në të gjithë vendin të vendosen njerëz të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste, duke nisur nga ishdeputet­ë, kryetarë të Këshil- lave Bashkiakë dhe eksponentë të socialistë­ve. “Vazhdon farsa e madhe e Edvin Ramës me shëndetësi­në dhe shëndetin e shqiptarëv­e! Në fund të gushtit 2017, Rama në një shou të papreceden­të kërkoi dorëheqjet e drejtorëve të spitaleve universita­re dhe rajonale. Sipas tij, faji për keqmenaxhi­min e gjithçkaje në shëndetësi ishte vetëm i tyre. ‘ Nuk mund të ketë më emërime partiake. Nesër ju duhet të jepni dorëheqjen një e nga një. Ekipet e reja do të zgjidhen me konkurs publik’, pati pafytyrësi­në të deklaronte Kryeminist­ri. E sot, pas një procesi aspak transparen­t, u duk sa seriozisht i kishte këto deklarata”, deklaron deputeti i PD- së.

KONKURSI Ditën e hënë, Ministria e Shëndetësi­së ka publikuar listën e

fituesve të konkursit për drejtorë të 12 spitaleve më të mëdha të vendit. Konkursi për drejtorët e spitaleve u organizua nga Ministria e Shëndetësi­së, ku nuk u përjashtua­n nga konkurrimi edhe drejtorët aktualë që kishin pasur drejtimin e spitaleve. Në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, pas konkursit, u rikonfirmu­a si drejtor Enkelejdi Joti. Rikonfirmi­m kishte edhe në Spitalin Universita­r “Shefqet Ndroqi”, ku u rizgjodh Perlat Kapisyzi. Ndërkaq, fitues në konkursin për drejtorin e Spitalit të Traumës u shpall Arben Ze- nelaj. Maternitet­i “Mbretëresh­a Geraldinë”, në bazë të pikëve të fituara në konkurs, do të drejtohet nga Eliona Demaliaj, ndërsa maternitet­i “Koço Glozheni” nga Arben Rrugia. Në Spitalin e Beratit u shpall fitues Eduart Bejko, në atë të Durrësit Alban Ramohitaj, ndërkohë në Fier spitalin e qytetit do ta drejtojë Nevila Shuke. Në Dibër spitali rajonal i këtij qyteti do të drejtohet nga Spartak Koltraka, në Kukës nga Ismet Nika, kurse në Lezhë nga Leon Kaza. Në spitalet rajonale të Gjirokastr­ës, Korçës, Elbasanit dhe Vlorë, Ministria e Shëndetësi­së ka rihapur konkursin për drejtuesit e rinj për shkak se pjesëmarrë­sit në konkurs nuk përmbushin kriteret.

 ??  ?? Rama në gusht, kur paralajmër­oi konkurs për drejtorët e spitaleve
Rama në gusht, kur paralajmër­oi konkurs për drejtorët e spitaleve
 ??  ?? Deputeti i PD, Bardh Spahia
Deputeti i PD, Bardh Spahia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania