Panorama (Albania)

“Thatësira po rrezikon energjinë, prodhimi u ul”

Gjiknuri: Gati 300 milionë euro kontrata për investime private

- DORINA AZO

Ministri i Transporte­ve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha dje në Komisionin e Ekonomisë se, fondi për investimet publike në buxhetin 2018 është 42 për qind më i lartë se një vit më parë.

Në prezantimi­n e buxhetit për vitit e ardhshëm, ministri Gjknuri tha se prioritet do të jetë përfundimi i projekteve të nisura. Ministri Gjiknuri tha se për vitin tjetër janë gati kontratat e reja, për 300 milionë euro investime private, si hidrocentr­ali i Kalivaçit dhe Shalës. “Ka një shqetësim të përgjithsh­ëm se çfarë do të ndodhë me ciklin e investimev­e në momentin kur TAPi dhe Devolli të përfundojn­ë. Sot që flasim, ne kemi kontrata të lidhura të reja, për gati 300 milionë euro investime, ku përfshihet hidrocentr­ali i Kalivaçit dhe Poçemit, që kanë një stok prej 200 milionë dollarë investime. Janë edhe 100 milionë dollarë të tjera investime me hidrocentr­alin e Shalës dhe hidrocentr­ale të tjera që janë kontraktua­r kohët e fundit, të cilat do të shërbejnë si një balancë e mirë për të mos ulur ritmin”, u shpreh ministri. Gjiknuri shpjegoi se zgjatja e thatësirës ka ulur prodhimin e energjisë dhe e bën vendin më të ekspozuar ndaj importeve. “I vetmi rrezik që kemi dhe ne jemi duke i kushtuar vëmendje, është ulja e prodhimit të energjisë elektrike brenda vendit me vazhdimin e thatësirës që nuk e parashikoj­më. Është i vetmi kërcënim që unë dua të ndaj, se nuk ka gjë për të fshehur, pasi vetëm vitin e kaluar, kemi pasur 1,4 teravat prodhim më pak për shkak të thatësirës, e cila, bën që Shqipëria të jetë më e ekspozuar ndaj importit”, tha Gjiknuri.

RRUGËT Me buxhetin e ri, qeveria do të akordojë 42 për qind fonde më shumë se 2017 për investimet në akset rrugore. Ministri Gjiknuri tha se rruga Tiranë- Elbasan do të përfundojë vitin tjetër. “Synimi i qeverisë është të mbyllë gjithë ato punë të hapura, por njëkohësis­ht, të hapë rrugë të reja, pjesë të networkut kombëtar. Investimet do të përqendroh­en në kompletimi­n e pjesës tjetër të Unazës, duke bërë të mundur lidhjen e rrugës së re Tiranë– Elbasan që do të përfundojë vitin tjetër, me pjesën e autostradë­s Tiranë – Durrës, për të eliminuar trafikun. Do të hapim projektin e ri të by passit të Tepelenës, pjesë e rrjetit kombëtar, që përmirëson dhe kompleton të gjithë aksin nga Levani në Kakavijë dhe pjesën tjetër që shkon në Sarandë. Do të vazhdojmë lotin e dytë të rrugës Korçë- Ersekë. Do të përfundojm­ë të gjitha projektet e nisura, duke përfshirë Rrugën e Kombit, e cila ende nuk ka përfunduar. Shpresojmë që deri në janar të kemi kontratat e lidhura të by- passeve të Fierit dhe Vlorës, që janë kthyer në një gangrenë për qytetarët, sidomos gjatë sezonit turistik. Me partnerite­t publik privat do të fillojmë edhe segmentin Kardhiq- Delvinë. Ky buxhet do të garantojë në vijim përfundimi­n e Rrugës së Arbrit, për të cilën po negociojmë kontratën dhe brenda këtij viti, pasi të lidhet kontrata, do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës”, u shpreh Gjiknuri.

 ??  ?? Ministri i Transporte­ve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri
Ministri i Transporte­ve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania