Panorama (Albania)

Gjyqtari Miri kërkon lirinë në Apel: Paratë i mora borxh

“Paratë që kisha në shtëpi do t’i përdorja për kurimin”

- Rozalina Konomi Gentian Doda

Gjyqtari i arrestuar i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, kërkon lirinë.

Mbrojtësit e tij kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka lënë në “arrest me burg” gjyqtarin Shkëlqim Miri. Kërkesa është dorëzuar dy ditë më pare tek Apeli i Krimeve të Rënda, ku gjyqtari shpreson që të lihet i lirë. Shkëlqim Miri akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se ka marrë 30 mijë euro në këmbim të votës së tij pro lënies në fuqi të një vendimi. Bëhet fjalë për rastin e Gentian Dodës, i cili është në kërkim nga Policia për akuzën e korrupsion­it, gjithashtu. Gentian Doda është dënuar vite më parë me 20 vjet burg për vrasje me paramendim. Vendimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Matit në mungesë, por pas kapjes dhe ekstradimi­t të tij nga SHBA- të në Shqipëri, Dodës iu bë rigjykim sipas marrëveshj­es mes Ministrisë së Drejtësisë dhe autoritete­ve amerikane. Në rigjykim, Shkalla e Parë e Matit bëri rikualifik­im të veprës penale, duke e dënuar në përfundim me 8 vjet burg Dodën për plagosje me dashje me pasojë vdekjen. Prokuroria e apeloi vendimin dhe Apeli i Tiranës votoi 2- 1 pro lënies në fuqi. Pikërisht për votën e tij pro, gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet se ka marrë 30 mijë euro nga Gentian Doda. Këto para janë dorëzuar te gjyqtari, sipas Prokuroris­ë, pas shumë takimesh mes Kujtim Mirit, të afërmit të gjyqtarit dhe të afërmit të Gentian Dodës, Alban Bucit. Ky i fundit është ende në kërkim, ndërsa kushëriri i gjyqtarit është në burg. Takimet janë zhvilluar në një lokal në Fushë- Krujë, në pronësi të një të afërmi tjetër të gjyqtarit Miri dhe më pas janë dorëzuar paratë. Gjithashtu, lidhur me akuzën, ka një seri përgjimesh nga ana e Prokuroris­ë që vërtetojnë pretendime­t e saj. Bëhet fjalë për bisedat e Gentian Dodës, i cili ka komunikuar me të afërm të tjerë për të mbledhur shumën e parave që kërkonte gjyqtari. Pas kontrollev­e në banesën e Shkëlqim Mirit, hetuesit gjetën 33 milionë lekë të reja, të cilat nuk ishin deklaruar nga gjyqtari. Kjo mjaf- toi që ai të arrestohej dhe të dilte para Gjykatës. Pas përfundimi­t të seancës së masës së sigurisë, për gjyqtarin Shkëlqim Miri, avokati i tij, Ardian Visha, u shpreh se ka një mungesë relacioni logjik në veprimet e institucio­nit të Prokuroris­ë. Sipas tij, ka një dinamikë hetimi prej janarit deri në fund të majit e fillim të qershorit, kur është dhënë vendimmarr­ja e Gjykatës së Apelit, pastaj ka një boshllëk pa asnjë veprim të karakterit hetimor. “Befas, në nëntor, Prokuroria i kërkon Gjykatës dhe Gjykata lejon kontrollin e banesës për të gjetur sende që lidhen me një vepër të atribuuar në maj. Kjo nuk ka arsye dhe logjikë, pa çka rezultatit. Rezultati pastaj, kontroll banesë, natyrisht duke shfrytëzua­r edhe boom- in mediatik për shumën dhe vlerësimit të lakimit që i bëhet gjyqësorit qoftë nga politika, qoftë nga ju media, e ka bërë efektin e kundërt. Efekt, që pastaj, për ironi të fatit, u përdor nga prokurori si kusht për të kërkuar masën e sigurisë ‘ arrest me burg’. Si kusht për të kërkuar masën ekstreme, u përdor natyrisht opinioni tërësisht negativ për gjyqësorin”, u shpreh avokati.

 ??  ?? Gjyqtari i arrestuar, Shkëlqim Miri
Gjyqtari i arrestuar, Shkëlqim Miri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania