Panorama (Albania)

Vodhi gruan e Çipës, fierakja i kthehet “vesit” sa del nga burgu

-

Gruaja që u dënua me një vit e gjysmë burg, sepse i vodhi çantën bashkëshor­tes së ish- drejtorit të Krimit të Organizuar, Ardian Çipa, ka përfunduar sërish në qeli, dy ditë pasi kishte dalë. Rozalina Konomi, 43- vjeçare, me nënshtetës­i holandeze, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në një qendër tregtare i ka vjedhur portofolin dhe celularin një të riu. Më 17 nëntor, fierakja kishte përfunduar dënimin 1 vit e 6 muaj burg, dhënë nga Gjykata e Apelit dhe më 19 nëntor është arrestuar sërish për të njëjtën vepër penale. Konomi u dënua me vendim të formës së prerë më 27 qershor të vitit të kaluar, nga një treshe e gjyqtarëve të Apelit, ku anëtar ishte edhe Shkëlqim Miri, gjyqtari që tashmë është i arrestuar për korrup- sion. Rozalina Konomi ishte deklaruar fajtore për 6 vjedhje, mes të cilave ishte edhe rasti i bashkëshor­tes së Ardian Çipës. Përveç vjedhjes, për të cilën ajo u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariat­it nr. 3, Policia pas arrestimit të saj tha se i janë provuar edhe 5 ngjarje të tjera, vjedhje çantash e portofolas­h të disa grave. Ngjarjet për të cilat ajo akuzohet kanë ndodhur në dyqane veshjesh të shtrenjta, në zona të ndryshme të Tiranës. Ky ishte edhe qëllimi i Rozalinës, që të vidhte çan- ta, ku dyshonte se mund të kishte shumë para dhe telefona të shtrenjtë, apo edhe sende me vlerë, ashtu siç edhe kishin denoncuar gratë e dëmtuara. Ajo dyshohej se kishte vjedhur çantën e një shtetaseje te rruga “Mine Peza”, një tjetre në rrugën “Reshit Petrela”, një portofol të një gruaja në një dyqan te “Myslym Shyri”, si dhe dy çanta të tjera, një në rrugën “Ded Gjo Luli” e një tjetër te Tregu Çam. Disa nga këto vjedhje janë dokumentua­r edhe nga kamerat e sigurisë që kanë pasur dyqanet. Ajo futej si kliente në butkë, ku shiten veshje të shtrenjta dhe qëndronte aty sikur po shikonte për të blerë rroba.

 ??  ?? Rozalina Konomi duke dalë nga gjykata
Rozalina Konomi duke dalë nga gjykata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania