Panorama (Albania)

“Zhduken” dy 16- vjeçare nga Kamza, dyshohet se udhëtuan drejt Kosovës

-

Dy adoleshent­e nga Kamza rezultojnë “të zhdukura” prej më shumë se 24 orësh. Familjarët e tyre nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy 16- vjeçare t që prej mëngjesit të së hënës k uratoj anë nisur për të shkuar në shkollë. Burime nga Policia thanë se dy vajzat me iniciale A. O. dhe E. P. janë nxënëse të vitit të dytë në shkollën e mesme në Kamzë dhe janë denoncuar mbrëmjen e së hënës nga familjarët në Komisariat­in nr. 5. Kanë qenë babai dhe vëllai i dy vajzave që i janë drejtuar për ndihmë Policisë së Tiranës, pasi kanë kërkuar vetë përgjatë gjithë ditës dhe kanë pyetur shoqet e shokët e tyre të shkollës. Ata kanë dyshime se vajzat mund të kenë udhëtuar në drejtim të Kosovës, megjithatë nuk kanë asnjë provë konkrete, përveç bisedave që kanë bërë me bashkëm oshataret e tyre në shkollë. Shtetasit M. P., 23 vjeç, dhe B. O., 44 vjeç, përkatësis­ht vëllai dhe babai i vajzave të humbura, kanë edhe frikën e ndonjë trafikimi të mundshëm të adoleshent­eve, pasi dyshojnë se mund të jenë gënjyer nga ndonjë person. Pasi kanë pritur deri në orët e pasdites së të hënës që ato të ktheheshin vetë, familjarët fillimisht i janë drejtuar shkollës, ku kanë biseduar me mësuesit dhe me nxënësit e tjerë, nëse kanë pasur ndonjë organizim apo udhëtim jashtë Tirane. Megjithatë, ata u kanë mohuar të kenë pasur organizime të tilla. Nga ana tjetër, të dyja vajzat nuk kanë pasur celularë që të mund të komunikoni­n me to. Pasi kanë biseduar me mikeshat e tyre, familjarët dyshojnë se ato mund të kenë shkuar bashkë në Kosovë, pasi një prej shoqeve i kishte dëgjuar teksa flisnin me njëra- tjetrën për një udhëtim të tillë. Nisur nga deklarimet e babait e vëllait të vajzave, Policia ka kërkuar informacio­n nga Policia Kufitare në Kukës, për të mësuar nëse 16- vjeçaret e kishin kaluar kufirin në drejtim të Kosovës apo jo. Megjithatë, burimet thanë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nuk ka rezultuar që vajzat ta kenë kaluar kufirin në drejtim të Kosovës. Policia tha dje se po punohet për gjetjen e tyre.

 ??  ?? Komisariat­i i Kamzës
Komisariat­i i Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania