Panorama (Albania)

Inspektori­t të Policisë në Babicë i shkrumbojn­ë “Benzin”

Dyshohet e qëllimshme për shkak të detyrës në zonën e drogës

- VLORE

Mjeti tip “MercedesBe­nz” në pronësi të Zini Zenelajt është përfshirë në flakë rreth orës 03: 10 të së martës, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë qenë e qëllimshme për shkak të detyrës që kryen inspektori në Babicë, zonë e përfolur së fundmi për tonelatat e drogës të sekuestrua­ra në pronësi të Habilajve. Sipas të dhënave të Policisë, mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së inspektori­t, në lagjen “Pavarësia”, shumë afër zonës së Skelës. Flakët kanë rrezikuar edhe mjete të tjera të parkuara afër, por madje edhe një banesë që ndodhej aty ngjitur. Inspektori e familjarë të tij të alarmuar për ngjarjen kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikës­en, të cilët mbërritën në vendngjarj­e duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Nga grupi hetimor është konfirmuar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, për shkak se në pjesën e përparme të automjetit është gjetur një sasi lënde djegëse, çka ka shkaktuar edhe shkrumbimi­n e makinës. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe se paraprakis­ht dyshimet e para lidhen me detyrën që kryen Zenelaj si inspektor policie. I pranishëm dje në vendin ku ndodhi ngjarja, inspektori Zenelaj mohoi të ketë konflikte me persona të tjerë. “Nuk e di kush mund ta ketë bërë, nuk kam se çfarë të deklaroj, pres hetimet e policisë. Nuk kam ndonjë konflikt me ndonjë person. Mendoj se ndoshta ngjarja mund të jetë shkaktuar nga ndokush që ka tentuar grabitjen e automjetit dhe në kohën kur nuk e kanë arritur, i ka vënë flakën. Është Policia ajo që do të japë detaje të tjera rreth gjithçkaje çfarë ka ndodhur”, u shpreh inspektori Zenelaj. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja mungojnë kamerat, çka e ka vështirësu­ar hetimin e Policisë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se Zenelaj punonte prej një viti si inspektor Policie në zonën e Babicës dhe Alikokës. Për këtë shkak, nuk përjashtoh­et pista e një hakmarrjej­e të mundshme ndaj tij nga persona të lidhur me drogën. Blutë nuk dhanë detaje të tjera nëse janë të dyshuar Habilajt në këtë ngjarje, pasi një sasi prej rreth 4 tonësh drogë në pronësi të tyre u kap në vilën e mikut të tyre ( infermieri­t Armando Koçer- ri) në fshatin Babicë. Asokohe, Zini Zenelaj ka qenë inspektor në Alikokë, shumë afër Babicës. Më parë ai ka kryer detyrën e inspektori­t të rendit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Vlorë. Sipas të dhënave nga hetimi, konfirmohe­t se ka qenë lënda djegëse ( benzinë) e hedhur në pjesën e përparme të automjetit që ka shkaktuar zjarrin. Tashmë “Benzi” ka dalë totalisht nga përdorimi, pasi i është dëmtuar motori. Automjeti është djegur në afërsi të zonës ku më datë 10 shtator të këtij viti u përfshi nga flakët sërish nga një zjarrvënie e qëllimshme makina i një tjetër inspektori të Policisë, Dhimtraq Nuraj. Banorët e Vlorës janë në panik pas ngjarjeve të njëpasnjës­hme të djegieve të automjetev­e. Këto ngjarje dyshohen të jenë të qëllimshme, ndonëse në disa raste Policia i ka konfirmuar si ngjarje aksidental­e për shkak të shkëndijav­e elektrike.

I djegin gjatë natës makinën inspektori­t të Policisë së Babicës.

 ??  ?? Makina e djegur e inspektori­t të Policisë
Makina e djegur e inspektori­t të Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania