Panorama (Albania)

Meta: Shqipëria, shtyllë e fortë e filozofisë për europianiz­imin e rajonit

Për pasaportat ndaj shtetasve të Kosovës, “Nuk është zgjidhje, mund të dëmtojë edhe shtetasit tanë”

-

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, në një intervistë për “Europa e Lirë”, tha se Shqipëria ka një rol shumë aktiv për europianiz­imin e rajonit. Ai ka prekur një sërë çështjesh me vendet fqinje, si për shembull kërkesën e Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, me propozimin e tij që qytetarët e Kosovës të marrin pasaporta të Shqipërisë për të kaluar vonesat e liberalizi­mit të vizave të paraqitura nga BE. Z. Meta e konsideroi këtë propozim një lëvizje joprodukti­ve, joracional­e, nga e cila vetë qytetarët e Kosovës jo vetëm se nuk do të përfitonin, por mund të dëmtoheshi­n edhe ata të Shqipërisë. Ai bëri thirrje që Kosova të zgjidhë çështjen e demarkacio­nit me Malin e Zi. Dhe sa për Maqedonisë, ku z. Meta së fundmi përfundoi një vizitë zyrtare, ai tha se është më optimist se kurrë. Meta e konsideroi komplekse çështjen e miratimit të gjuhës shqipe dhe tha se për këtë po angazhohet dhe komuniteti ndërkombët­ar. Ai preku edhe rastin “Kumanova” për shqiptarët e dënuar me më shumë se 740 vite burg, për të cilin tha se beson që angazhimi i faktorit ndërkombët­ar do të ishte një veprim pozitiv për rritje e transparen­cës në fazat tjera të gjykimit të kësaj çështjeje. Ai theksoi se ndihma nga ndërkombët­arët mund të garantonte një drejtësi të standardev­e europiane, larg çdo lloj paragjykim­i apo dyshimi që krijon mosbesim. Ja intervista e plotë e z. Meta:

Roli që ka Shqipëria si shtet në rajon. Në kohën kur Serbia luan një rol aktiv për mbrojtjen e interesave të serbëve kudo që ndodhen, në këtë kontekst, cili është roli i Shqipërisë kundrejt interesave të shqiptarëv­e?

Besoj se Shqipëria ka një rol tepër pozitiv për gjithë shembullin dhe përkushtim­in e saj për forcimin e marrëdhëni­eve me fqinjët dhe bashkëpuni­min rajonal, si një shtyllë e fortë e gjithë filozofisë dhe angazhimit të saj për europianiz­imin e këtij rajoni. Dhe natyrisht se në këtë drejtim dhe në këtë koncept, ajo ka qenë e përkushtua­r dhe e angazhuar për të inkurajuar dhe për të përkrahur shqiptarët kudo në rajon që të fitojnë të drejtat e tyre në varësi dhe me gjendjen në rajon, në raportin ku ata kanë ndodhur dhe janë si qytetarë të Europës, ku duam të anëtarësoh­emi të gjithë.

Në këtë drejtim, do të dua të ndalem dhe në atë se si e shihni ngritjen e çështjes së pasaportav­e që ka kërkuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, si kundërpërg­jigje ndaj BE- së karshi liberalizi­mit të vizave.

E kam mirëkuptua­r kërkesën publike të Presidenti­t Thaçi, si një apel për një zgjidhje sa më të shpejtë për zgjidhjen e çështjes së liberalizi­mit të vizave, dhe jo si një alternativ­ë reale për tejkalimin e këtij ngërçi apo izolimi të qytetarëve të Kosovës, nga një proces ku janë përfshirë gjithë vendet e rajonit prej kohësh, sepse jo vetëm që nuk është e drejtë, do të thosha unë, që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të kenë këtë pengesë, por njëkohësis­ht besoj se marrja e shtetësisë shqiptare nuk do të kishte asnjë zgjidhje për të lehtësuar lëvizjen e tyre drejt vendeve të zonës Shengen, për arsye se vetë Shqipëria është një vend që është e detyruar të tregojë kujdes të vazhdueshë­m, sa i takon gjithë detyrimeve që burojnë nga zbatimi i liberalizi­mit të vizave.

Pra, kjo do të ishte një lëvizje joprodukti­ve, një lëvizje joracional­e, nga e cila vetë qytetarët e Kosovës jo vetëm se nuk do të përfitonin, por mund të dëmtoheshi­n edhe ata të Shqipërisë. Kështu që, besoj se ky qëndrim është një mesazh për një sensibiliz­im më të madh edhe ndërkombët­ar besoj, edhe që Europa t‘ i japë zgjidhje kësaj çështjeje, e cila sikurse e dimë është lidhur prej disa kohësh me një çështje tjetër që është ajo e Demarkacio­nit me Malin e Zi. Unë besoj dhe uroj se pas zgjedhjeve vendore në Kosovë, Qeveria e re e Kosovës dhe opozita, të gjejnë bashkëpuni­m për të ecur përpara dhe për të zgjidhur jo vetëm çështjen e Demarkacio­nit përfundimi­sht e Malin e Zi, por edhe për të përfituar nga liberalizi­mi i vizave të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zoti President, në deklaratën tuaj pas takimit që kishit me Presidenti­n e Maqedonisë, ju keni inkurajuar autoritete­t e Maqedonisë për hetim dhe proces gjyqësor transparen­t për rastin e Kumanovës. A nënkupton kjo dhe kyçjen e faktorit ndërkombët­ar. Çka nënkuptoni me atë, më shumë transparen­cë?

Pa diskutim që vlerësoj se edhe angazhimi i faktorit ndërkombët­ar, i cili reformat në drejtësi dhe performanc­ën e institucio­neve të drejtësisë, i ka në qendër të vëmendjes, besoj se angazhimi i faktorit ndërkombët­ar do të ishte një veprim pozitiv për rritje e transparen­cës në fazat tjera të gjykimit të kësaj çështjeje. Dhe për të garantuar një drejtësi të standardev­e europiane, larg çdo lloj paragjykim­i apo dyshimi që krijon mosbesim.

Zoti Meta, vizita juaj përkon me Festën e Alfabetit, ndërkohë që në Parlamenti­n e Maqedonisë zhvillohet debat rreth ligjit që rregullon përdorimin zyrtar të shqipes. Në njërën anë, kemi ekspertët që thonë se shqipja mbetet lag gjuhës maqedonase sa i përket zyrtarizmi­t të saj, dhe faktori politik shqiptar, i cili është pjesë e qeverisë, që thotë se me këtë ligj, shqipja zyrtarizoh­et në të gjitha institucio­net. Ju si e shihni këtë çështje?

Unë besoj se çështja e ligjit të gjuhëve është në proces. Ne kemi diskutuar edhe me autoritete­t maqedonase, edhe me të gjithë drejtuesit e forcave politike shqiptare këtu, po kështu, në këtë drejtim ka dhe një angazhim të faktorit ndërkombët­ar në këtë drejtim. Pra, është një proces më kompleks. Kemi mar- rë garanci edhe nga përfaqësue­sit e forcave politike shqiptare, jo vetëm ato që janë në qeveri, po dhe ato në opozitë, se do të bëjnë më të mirën për të arritur maksimumin në këtë drejtim dhe shpresoj që në fund të kemi një legjislaci­on, i cili sjell një arritje pozitive dhe shumë të pritur për gjithë qytetarët shqiptarë të Maqedonisë.

Gjatë kësaj vizite në Shkup, keni vënë theksin mbi rëndësinë e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, duke shprehur mbështetje të parezervë të shtetit shqiptar në këtë drejtim për t’i dhënë shtytje Maqedonisë në këtë proces. Gjatë qëndrimit në Shkup, jeni takuar edhe me liderin e partisë opozitare maqedonase VMRO- DPMNE- së, Nikolla Gruevskin, i cili shihet si personalit­eti që i ka dhënë hapësirë influencës ruse gjatë kohës kur ai qeveriste me shtetin si Kryeminist­ër.

Unë besoj se stabilitet­i dhe siguria e Maqedonisë paraqesin stabilitet edhe për Shqipërinë, dhe për gjithë rajonin, dhe për këtë, besoj se tre apo katër muajt e ardhshëm janë vendimtarë për të zgjidhur një çështje të bartur gati prej një dekade, dhe unë jam më optimist, do të thosha si asnjëherë, për mundësinë e realizmit të kësaj arritjeje historike. Gjithë forcat politike shqiptare janë të angazhuara në këtë drejtim dhe e kuptojnë sesa e rëndësishm­e është që Maqedonia të jetë anëtare e NATO- s, por edhe që Maqedonia të zhbllokojë proceset e integrimit europian, pasi këto dy kolona të forta do të mund të realizojnë edhe ato deficite që shqiptarët ndiejnë këtu në Maqedoni, sa i takon të drejtave dhe realizmit të një barazie të plotë. Po shpresoj që edhe vetë opozita maqedonase të kontribuoj­ë në këtë drejtim, pavarësish­t rrugëve të ndryshme që ajo mendon, pasi edhe ajo është e përcaktuar për anëtarësim­in në NATO dhe për anëtarësim­in në BE, ndërkohë që qeveria aktuale dhe Kryeminist­ri i ri janë tepër të vendosur për të bërë çdo gjë sa i përket arritjes së këtyre objektivav­e sa më shpejtë.

Zoti President, ju shpreheni me tone shumë optimiste se Maqedonia mund të bëjë kthesa shumë të mëdha sa i përket anëtarësim­it në NATO, ku e mbështesni këtë optimizëm?

Po, jam më optimist si asnjëherë më parë. Së pari, këtë optimizëm e mbështes te situata në Maqedoni, angazhimi dhe përkushtim­i i Maqedonisë dhe i Qeverisë së Maqedonisë nuk kanë qenë asnjëherë në këto nivele që janë sot. Gjithë forcat politike shqiptare janë qartësisht për t‘ i shërbyer këtij prioriteti, po besoj dhe shpresoj që edhe opozita maqedonase të ketë një qasje sa më konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese, që mund të jetë e mundur në këtë drejtim. Pra, ka një tërësi faktorësh që mund të sjellin një produkt pozitiv dhe të prekshëm si asnjëherë më parë.

E kam mirëkuptua­r kërkesën publike të Presidenti­t Thaçi, si një apel për një zgjidhje sa më të shpejtë për zgjidhjen e çështjes së liberalizi­mit të vizave, dhe jo si një alternativ­ë reale për tejkalimin e këtij ngërçi apo izolimi të qytetarëve të Kosovës, nga një proces ku janë përfshirë gjithë vendet e rajonit prej kohësh

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta në Manastirin e gjuhës shqipe
Presidenti Ilir Meta në Manastirin e gjuhës shqipe
 ??  ?? Presidenti Meta në takim me kreun e BDI- së, Ali Ahmeti
Presidenti Meta në takim me kreun e BDI- së, Ali Ahmeti
 ??  ?? Presidenti Meta gjatë takimit me kreun e opozitës Maqedonase, Gruevski
Presidenti Meta gjatë takimit me kreun e opozitës Maqedonase, Gruevski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania