Panorama (Albania)

Debutimi me Kombëtaren, Qakës i shkon vlera 1 mln euro

-

Një tjetër vlerësim për Igli Taren në arenën europiane të futbollit. Ish- kapiteni dhe bomberi i Kombëtares shqiptare të futbollit është vlerësuar në Itali si "Drejtori Sportiv i Vitit".

Në një votim të sportdashë­sve italianë, drejtori i Lacios ka arritur të lërë pas të gjithë drejtuesit e skuadrave në futbollin përtej Adriatikut. Në një intervistë nga Endi Tufa për "Top Channel", ishbomberi kuqezi ka folur jo vetëm për këtë vlerësim të tijin personal, por edhe ka analizuar problemati­kën e futbollit shqiptar. Tare ka komentuar problemati­kën më të madhe të futbollit në vendin tonë si dhe ka shprehur mendimin e tij në lidhje me ndryshimet e nevojshme në drejtimin e federatës. Igli Tare ka komentuar situatën e futbollist­ëve shqiptarë si dhe ecurinë e Kombëtares kuqezi së fundmi duke bërë me dije se ekziston mundësia e vazhdimësi­së së rezultatev­e pozitive dhe kualifikim­it sërish në Europian.

Së fundmi jeni vlerësuar si "Drejtori Sportiv i Vitit" në Itali…

Është thjesht vlerësimi i punës. Është një meritë edhe e grupit, stafit që kam dhe që punojnë me mua bashkë. Sepse pa ndihmën e tyre, është shumë e vështirë që t'i realizosh këto objektiva ose këto çmime, me të cilat na vlerësojnë.

Nëse ju pyesim si menaxher skuadre, çfarë ju mungon sportistëv­e shqiptarë që të luajnë në ekipe të mëdha. As Europiani nuk pati ndonjë efekt të madh…

Për sa u përket lojtarëve nga Shqipëria, nëse bëhet fjalë për Italinë, është shumë e vështirë sepse edhe rregullat e kampionati­t italian nuk e lejojnë. Janë një ose maksimumi dy ekstrakomu­nitarë që mund të lejohen. Po ashtu, edhe niveli i futbollist­ëve shqiptarë nuk është i duhuri për t'u marrë në konsiderat­ë nga kjo Ligë. Besoj që në Ligat e tjera është diçka më e lehtë. E vetmja gjë që mund të bëhet, është që të gjithë komponentë­t e futbollit, aty në Shqipëri, të punojnë, në mënyrë që të rritet niveli i futbollit shqiptar. Të mos jetë vetëm Skënderbeu si qershia mbi tortë, por të jenë edhe skuadrat e tjera që kanë potencial për të përfaqësua­r futbollin shqiptar në arenën ndërkombët­are. Dhe mbi të gjitha, të eliminohet absolutish­t ajo që është plaga më e vjetër e futbollit shqiptar. Duhet të dalin komplet nga problemati­kat me ndeshjet e kombinuara ose me bastet.

A keni një objektiv të ri për veten pas arritjeve si futbollist, dhe aktualisht si drejtues i një ekipi të madh?

Objektivat janë gjithmonë pa limit. Ajo që duket e paarritshm­e, falë punës, bëhet gjithmonë e arritshme. Do të kisha shumë dëshirë që ta ngrija nivelin e kësaj skuadre për të arritur objektivat tona që të shkojmë në Champions dhe mbi të gjitha, për të luftuar këtë vit në Europa Ligë. Për të qenë protagonis­të këtë vit dhe ndoshta edhe për ta fituar.

E shihni veten si opsion për të ardhmen, për të qenë drejtues i federatës?

Për të ardhmen, ndoshta po. Për momentin jo, sepse e ndiej veten akoma shumë të lidhur me fushën, me skuadrën, me futbollin e përditshëm. Kjo është diçka

Kamer Qaka ishte gjetja e trajnerit Panuçi në miqësoren ndaj Turqisë. Mesfushori kosovar, i cili aktivizohe­t në kampionati­n rumun te skuadra Politehnik Iasi, ka zgjuar interesin e shumë klubeve në Europë dhe me shumë mundësi mund të largohet nga Rumania. Këtë gjë e konfirmon edhe presidenti i klubit aktual, i cili në një prononcim për "bzi. ro", ka treguar edhe emrat e klubeve që interesohe­n për 22- vjeçarin. "Nuk kemi marrë asnjë ofertë nga kampionati francez, vetëm Kraiova ka shfaqur interes për Qakën. Nga ajo që kam dëgjuar, Steaua e Bukureshti­t dhe Kluj janë të interesuar, por nuk ka asgjë konkrete, vetëm në nivelin e deklaratav­e. Drejtuesit më kanë konfirmuar se lojtari është në bisedime me dy ekipe të njohura, njëra prej tyre është Braga. Nëse marrim një ofertë të mirë, Qaka do të largohet", ka thënë Adrian Ambrosie. Sipas asaj që raporton "bzi. ro", Iasi nuk do ta lërë të lirë pa 1 milion euro mesfushori­n e Kombëtares shqiptare. që më mban gjallë. Një ditë do të doja me shumë dëshirë që ta jepja kontributi­n edhe për futbollin shqiptar.

Deri sa të vijë ky moment, a keni ndonjë këshillë për drejtuesit aktualë të futbollit si profesioni­st i kësaj fushe?

Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar, është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje. Ndoshta me figura të reja, që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka pozitive.

Tomasi është tashmë vlerë e shtuar e skuadrës, do të jetë e vështirë për ta mbajtur, meqë përmendet edhe një ekip si Juventus?

Tomasi është shumë i lumtur këtu te Lacio, për sa kohë që ka firmosur një kontratë afatgjate dhe çdo gjë ka atë rrjedhën e vet në karrierë. Ajo që është më e rëndësishm­ja për të, është që të fokusohet te Lacio me vazhdimësi­në e tij sepse luan në një klub të madh.

Opinioni juaj për ndeshjen e fundit të Kombëtares, tashmë duket se me erën "Panuçi" ka nisur të lëvizë diçka…

Janë ndeshje që e ndihmojnë shumë trajnerin për ta konsolidua­r ekipin dhe për të njohur elementë të rinj që mund t'i afrojë për eliminator­et e Europianit. Besoj se Shqipëria e ka kualitetin për të qenë favorite për të shkuar prapë në Europianin tjetër sepse vetë mundësia e kualifikim­it është më e madhe, duke qenë se ndodhet edhe në një vazo që e favorizon në shortin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania