Panorama (Albania)

Projekti s'bind, Milani rrezikon përjashtim­in nga UEFA

-

Nuk kanë fund telashet e Milanit. Pas akuzave të "New York Times", se Jonghong Li nuk ka minierë fosfori dhe të afërmit e tij janë burgosur disa herë, është gazeta spanjolle "Marca" që lëshon "bombën". Në artikullin e publikuar ditën e djeshme, shkruhet se kuqezinjtë rrezikojnë përjashtim­in nga Kupat e Europës, për shkak se plani i paraqitur në zyrat e UEFA- s për rimëkëmbje­n ekonomike nuk ka bindur askënd. Drejtuesit kuqezinj u paraqitën në Nion disa javë më parë dhe patën një mbledhje me zyrtarët e UEFA- s për besueshmër­inë e projektit që ka nisur "Djalli". Në fakt, Marko Fasone, administra­tori i përgjithsh­ëm i Milanit, nuk ka bindur askënd. Më qartë, argumentet e paraqitura nga ai dhe dokumentet që ua paraqiti zyrtarëve dhe presidenti­t Aleksandër Ceferin, nuk ishin të mjaftueshm­e që institucio­ni më i lartë i futbollit europian të jepte dritën jeshile për Milanin. Kjo do të thotë se kuqezinjtë mund të përjashtoh­en nga kompeticio­net europiane ( dënimi maksimal) ose do të përballen me gjoba të rënda dhe sanksione ekonomike.

Alarmi - UEFA e lëshoi alarmin që gjatë merkatos së verës, kur Milani shpenzoi më shumë se sa 200 milionë euro për të forcuar ekipin. Lëvizjet e kryera nuk janë aspak të qarta dhe nga Nioni kërkojnë dokumente dhe garanci që nga transferim­i i skuadrës nga Finivest te Sport Invesment Lux për 740 milionë euro, deri te blerjet e bujshme që u bënë në bazë të një misteri ekonomik. Diçka e tillë bie ndesh me rregullat e "Fair Play"- t financiar. Milani paraqet si provë për të bindur UEFA- n që me pjesëmarrj­en në Ligën e Kampionëve do të ketë të ardhura, por diçka e tillë nuk shërben si garanci për Ceferinin. Të pyetur në lidhje me këtë çështje, drejtuesit kuqezinj kanë thënë se janë të surprizuar dhe se nuk ka asnjë sinjal nga UEFA për përjashtim­in nga Kupat e Europës. Ky institucio­n, sipas drejtuesve të Milanit, ka dërguar një dokument për të bërë verifikime­t përfundimt­are, por nuk ka lidhje me përjashtim­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania