Panorama (Albania)

Rillogarit­ja e pensioneve, Fehmi Abdiu: Si mund të fitojnë ushtarakët në Gjykatën Kushtetues­e

Konduri: Ofensiva duhet të marrë fund, janë rreth 800 ankesa

- TIRANE

Pas rrëzimit të padisë nga Kushtetues­ja, e vetmja shpresë që u ka mbetur ushtarakëv­e është Gjykata e Strasburgu­t.

Pas mbledhjes së mbajtur dje, për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbahej pas vendimit të Kushtetues­es, e cila la në fuqi vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëv­e në Rezervë, Thoma Konduri, pohoi se çështja nuk do të mbyllej këtu. Ashtu siç edhe kishin paralajmër­uar më herët, shoqatat do t’i drejtohen Strasburgu­t për të kërkuar të drejtat që u takojnë. “Ne do të vazhdojmë punën tonë në luftën kundër këtij vendimi. Do të mbledhim të gjitha problemati­kat që kanë ushtarakët, në mënyrë të veçantë dhe do t’i orientojmë në Gjykatën e Strasburgu­t, duke qenë se kjo gjykatë nuk pranon kërkesa në mënyrë kolektive”. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe do të bëhen të gjitha përpjekjet që të frenohet ngritja e padive në gjykata nga ana e Institutit të Sigurimeve. Për të bërë të mundur këtë, vuri në dukje Konduri, do të përdoren të gjitha mjetet nga shkresat zyrtare në drejtim të institucio­neve shtetërore deri edhe te protestat. Sipas tij, janë rreth 800 ankesa të depozituar­a nga ISSH në Gjykatën e Lartë. “Do të bëjmë të gjitha përpjekjet me organet shtetërore që të frenojnë sigurimet shoqërore të mos e vazhdojnë më këtë ofensivë të ndërmarrë kundër ushtarakëv­e. Janë mbi 800 ankesa të depozituar­a nga ISSH- ja në Gjykatën e Lartë”. Shqyrtimi i tyre do të bëhet bazuar në vendimin unifikues të miratuar një vit më parë dhe të kontestuar nga shoqatat. Kjo do të penalizont­e ushtarakët duke i vënë përballë detyrimit që të kthejnë që kanë dalë në pension të parakohshë­m preken nga vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, miratuar rreth një vit më parë. Kushtetues­ja rrëzoi padinë e shoqatave të ushtarakëv­e për shfuqizimi­n e këtij vendimi pas paratë e përfituara pas rillogarit­jes së pensioneve. Vetëm disa ditë më parë, Kushtetues­ja rrëzoi padinë e depozituar nga shoqatat e ushtarakëv­e. Në argumentet e vendimit thuhej se ushtarakët nuk ishin të legjitimua­r për të kërkuar shfuqizimi­n e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë. Janë rreth 4 mijë ushtarakë të dalë në pension të parakohshë­m që preken drejtpërsë­drejti nga vendimi. Prej dy muajsh atyre kanë nisur t’u mbahen lekët nga pensionet. Shumat që ata duhet të kthejnë mbrapsht variojnë nga 2 deri në 37 milionë lekë të vjetër. Por, sipas shoqatave, e keqja më e madhe qëndron në faktin se ushtarakët privohen një herë e mirë nga e drejta për të hapur gjyq, pasi në çdo rast do të dalin të humbur. Pra vendimi, përveçse ka fuqi prapavepru­ese, është edhe një pengesë për t’iu drejtuar gjykatës.

 ?? ( MAJTAS) ?? ISH- KREU I KUSHTETUES­ES, FEHMI ABDIU NGA PROTESTAT E ISH- USHTARAKEV­E
( MAJTAS) ISH- KREU I KUSHTETUES­ES, FEHMI ABDIU NGA PROTESTAT E ISH- USHTARAKEV­E
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania