Panorama (Albania)

Fuga: Ta kthejmë Akademinë në një forum shkencëtar­ësh

-

Akademiku Artan Fuga, një nga zërat kryesorë që kanë kërkuar reformimin e Akademisë së Shkencave në takimin e zhvilluar me Kryeminist­rin Rama, ka sugjeruar që Akademia të ndryshojë sipas parimit “Reformim nëpërmjet rithemelim­it”. Fuga deklaroi se ka punuar për këtë reformim duke marrë parasysh edhe fyerjet që kanë ardhur në drejtim të tij nga disa kolegë. “Për reformën e Akademisë së Shkencave deri tani është konceptuar siç thanë edhe kolegët dhe aprovuar unanimisht propozimi për një pozicionim të ri të saj. Jo më si institut kërkimi shkencor, por si forum shkencëtar­ësh akademikë që kontribuoj­në për strategjin­ë e kërkimit shkencor në partnerite­t me qeverinë. Edhe unë, bashkë me kolegë të tjerë, kam punuar për këtë ide, jam shprehur dakord për të, e cila pas vitesh rezistencë është pranuar tani. Edhe nga ata që deri dje e kanë kritikuar dhe e kanë quajtur të pamundur. Edhe personalis­ht më kanë fyer kur kanë mundur, në gazeta, intervista, televizion­e. Disa inatçinj vazhdojnë edhe sot të fyejnë. Por nuk ka rëndësi deformimi, rëndësi ka reformimi”, ka deklaruar Fuga. Akademiku i ka propozuar kreut të qeverisë parimin që duhet ndjekur sipas tij për reformimin e Akademisë së Shkencave, duke mos ndërprerë fondet e parashikua­ra në buxhet. “1- Akademisë së Shkencave t’i alokohen fondet që planifikoh­en edhe në dokumentin e Ministrisë së Financave, ama kundrejt angazhimit të saj solemn për reformim brenda vitit 2018. Në mënyrë që duke marrë fondet e funksionim­it sipas parashikim­eve ligjore në fuqi, ajo të ketë mundësinë e reformimit. 2Akademia e Shkencave dhe qeveria shqiptare unë do të propozoj të nënshkruaj­në një marrëveshj­e vullneti të përbashkët, të mirëkuptim­it, të bazuar në një projekt strategjik reforme të aprovuar nga të dyja palët qysh në fillim të procesit. 3- Propozoj të ngrihet një komision qeveritar besimi reformimi në bashkëpuni­m me akademinë, që në fund të procesit të vlerësojë performanc­ën e reformimit sipas strategjis­ë të rënë që në fillim dakord. 4Pas procesit të reformimit, mbi bazën e një statuti të ri të rinovohet Asambleja e Akademisë së Shkencave sipas prurjeve të reja, në vendet vakante që do të krijohen sipas pritshmëri­ve të reja, të punës së akademikëv­e, sepse unë nuk kuptoj që një akademik të jetë akademik, nëse ai nuk është aktiv në një grup kërkimi apo në një grup universita­r që kontribuon brenda dhe jashtë vendit dhe pastaj, pas prurjeve të reja dhe rinovimit të asamblesë, të bëhen zgjedhjet. Me këtë akt, Akademia e Shkencave të konsideroh­et e reformuar”, propozoi akademiku Fuga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania