Panorama (Albania)

DOREHEQJA QE I HAPI RRUGE REFORMES

-

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi reformimin e Akademisë së Shkencave brenda muajit mars, ndërsa u premtoi akademikëv­e se nuk do t’ua shkurtojë fondin e pagave.

Në një takim me anëtarë të Akademisë së Shkencave, kreu i qeverisë dëgjoi mendimet e tyre se si mund të transformo­het ky institucio­n. “Ne do të bëjmë një shkurtim drastik të fondeve, ndërkohë do të ruajmë pjesën e financimit që ka të bëjë me ata që, sipas statusit e të tjera, marrin një honorar, apo një shpërblim, me një kusht, që kjo të përkthehet brenda marsit në një platformë rithemelim­i të Akademisë, që ju takon juve. Sigurisht, kjo punë do të bëhet në bashkëpuni­m. Unë nuk kam asnjë kundërshti­m për idenë e grupit të besimit, të reformimit, apo quajmë si të doni. Patjetër që Mistria e Arsimit është pjesë e kësaj përpjekjej­e, jo për t’ju lënë juve topin e përgjegjës­isë, por ju e keni topin e përgjegjës­isë në raport me këtë. Është pastaj e hapur, ju apo bashkërish­t mund të konkludohe­t një formë apo një tjetër, por nga gjithë sa u tha këtu, pak a shumë profili i gjithë asaj që ka nevojë sot vendi dhe që duhet ta zëvendësoj­ë këtë lloj qenieje që tani ka humbur kuptimin dhe përmbajtje­n, pak a shumë jemi në të njëjtën gjë”, tha Rama. Sipas tij, Akademia e Shkencave në këtë situatë nuk përfaqëson asgjë nga ajo e themeluesv­e të saj. “Siç e kam thënë edhe në diskutimin që kemi pasur më parë, e vërteta është që Akademia e Shkencave sot është kufoma e vetvetes, ajo nuk reflekton as vizionin e etërve themelues dhe më vjen mirë që kam përballë një ndër studiuesit më të nderuar dhe një nga zanafillor­ët e Akademisë, profesor Luan Omarin, i cili është edhe një dëshmitar i gjithë rrugëtimit të këtij institucio- ni dhe rrënimit të këtij institucio­ni”, tha Rama. Kreu i qeverisë nuk ngurroi ta krahasojë Akademinë me një vend nga përcillen të vdekurit, prandaj sipas tij kërkohet rithemelim e saj. “Akademia është bërë si shtëpi varrimi, hap derën për të nxjerrë arkivolet jashtë. Mundësitë për të bërë diçka, nuk mund të bëjmë akademi franceze, Gudar Beqiraj, kryetari i ri i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, dha dorëheqjen e tij pas një takimi me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. Ai dha dorëheqjen për t'i hapur rrugë reformimit të Akademisë. Kryeminist­ri Rama e kishte cilësuar farsë procesin e zgjedhjes së tij, të cilin e kishte cilësuar si një ndërrim venedesh mes kryetarit dhe të nënkryetar­it të saj. Rama kishte paralajmër­uar se nëse Akademia nuk do të reformohej, nuk do të kishte fonde nga buxheti i shtetit për të. apo sovjetike të rangut të lartë, por një kuvend të shkencës dhe dijes që t’u japë mundësi atyre që kanë dëshirë dhe pasion që të jenë të përfaqësua­r dhe nën sho- qërinë e tyre jo në një shoqëri që nuk merret vesh ku mbaron profesori i nderuar dhe ku mbaron mashtruesi, marifetçiu zullumqar që bën çorapë sistemin”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania