Panorama (Albania)

Shpërthim tek uzina e naftës në Ballsh, flakët plagosin punëtorin

-

FIER – Një shpërthim në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh ka shkaktuar panik te qytetarët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07: 20, ku si pasojë mbeti i plagosur Vladimir Ymeri, 53 vjeç, punëtor i uzinës. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë shpërthimi i një tubacioni gazi nga presioni, ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital. Ymeri, i cili punon prej gati 27 vitesh ne kombinatin e përpunimit të naftës në Ballsh, sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po mbahet në vëzhgim ecuria e gjendjes së tij shëndetëso­re. Burime nga uzina tregojnë se në çastin e shpërthimi­t, i plagosuri ka qenë në turnin e punës dhe nuk ka mundur të dalë dot nga salla e madhe e mbushur me tubacione gazi. Kanë qenë kolegë të tij që, sapo kanë parë tymin, i kanë ardhur në ndihmë duke e tërhequr jashtë ambienteve të përfshira nga flakët. Shpërthimi i flakëve dhe lënda djegëse i kanë shkaktuar 53- vjeçarit djegie në trup, por sipas mjekut Gjegji Kaçi nuk përbëjnë rrezik për jetën e tij. “Djegia ka qenë si pasojë e shpërthimi­t dhe përplasjes në fytyrë. Gjendja e tij shëndetëso­re do të vlerëso- het në vijim”, tha mjeku Kaçi, ndërsa sqaroi se është jashtë rreziku për jetën. Për shuarjen e zjarrit pranë uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh shkuan tri zjarrfikës­e, të cilat vunë nën kontroll situatën pas dy orësh. Ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, banorë të qytetit të Ballshit shprehen se ka pasur disa raste shpërthime­sh të shoqëruara me zjarr masiv. Ata shprehen të shqetësuar për jetën, pasi shpërthimi i një cisterne gazi dhe hidrokarbu­resh mund të shkaktojë viktima të panumër- ta mes banorëve të qytetit të grupuar pranë uzinës. “Ngjarje të tilla janë të shpeshta në uzinë, duke ndotur qytetin dhe rrezikuar jetën e banorëve të Ballshit. Kur u zgjuam, pamë një shtëllungë të madhe tymi që shpërndahe­j mbi qytet. Nuk na linin të afroheshim se mos rrezikonim, por edhe kaq larg sa jemi ne, prapë të rrezikuar jemi. Ky zanat është këtu, kot që flasim e kot që flisni ju mediat. Nuk ndryshon asgjë këtu te ne”, shprehet një prej banorëve pranë uzinës, Limo Mustaj.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania