Panorama (Albania)

PD nxjerr dokumentet: Paratë në makinën e Sotës, jo për “Kurum”

Alibeaj: Tahiri nuk ishte në Gjermani për babanë e sëmurë, dyshojmë se fshehu provat

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Deklarimet e Orest Sotës, personit të arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish- ministrit Saimir Tahiri, janë të pavërteta dhe po pengojnë drejtësinë.

Kjo ka qenë deklarata që nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar në media, duke nxjerrë edhe vendimin gjyqësor që ndalonte “Kurum”- in, kompaninë në të cilën Sota pretendon se do të depozitont­e paratë, që të pranojë shuma mbi 2 milionë lekë. Dokumenti i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vendos se administra­tori i “Kurum”- it, Jusuf Sezai, e kishte të ndaluar çdo transaksio­n cash apo nëpërmjet bankës për shkak të procedurav­e të falimentit të kompanisë. “Publikimin e kufizimeve të administra­torit ekzistues, Jusuf Sezai Kurum, për transaksio­net mbi 20 000 000 ( njëzet milionë) lekë, e cila do të vazhdojë përgjatë gjithë periudhës së planit të riorganizi­mit të shoqërisë”, thuhet në vendimin e marrë nga shoqëria tregtare “Kurum”. Ndaj dhe sipas demokratëv­e, versioni i deklaruar nga Orest Sota se me shumën prej 863 mijë eurosh që iu gjetën në makinë do të blinte hekur, është i rremë. “Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur te ‘ Kurum’, është një mashtrim për të mos treguar se paratë, ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit”, deklaroi Alibeaj. Për të treguar se kompania “Kurum” nuk pranonte transaksio­ne mbi 20 milionë lekë, PD ka publikuar edhe një tjetër dokument të QKB- së që e bën të pavlefshëm çdo pranim shume mbi këtë vlerë. Sipas dokumentit të depozituar më 3 gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksio­n mbi 20 milionë lekë i administra­torit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm, pra Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me “Kurum”, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milion dollarë.

UDHËTIMI

Partia Demokratik­e ka akuzuar Tahirin edhe në lidhje me udhëtimin e bërë jashtë vendit pak ditë më parë. Sipas PD- së, faktet e publikuara në media provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetëso­re, nuk qëndron. “Në media janë bërë publike faksimiles­h të sistemit TIMS ku rezulton se babai i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani”. Demokratët kanë ngritur dyshime se udhëtimi i Tahirit ka për qëllim fshehjen e provave që e akuzojnë për trafik ndërkombët­ar narkotikës­h.

PROKURORI

Sipas opozitës, Kryeminist­ri Rama po pengon drejtësinë për rastin e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashki­akun e Durrësit, Vangjush Dako. PD akuzon kreun e qeverisë se po përpiqet të fitojë sa më shumë kohë, deri sa ta kapë plotësisht Prokurorin­ë. “Heshtja e Kryeminist­rit të vendit, për përfshirje në krimin e rëndë të trafikut ndërkombët­ar të narkotikëv­e dhe blerjes së votës në shkëmbim të tenderave të dy bashkëpunë­torëve të tij, Tahiri dhe Dako, ka një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë deri sa ta kapë plotësisht Prokurorin­ë. Edi Rama po u jep atyre mbrojtje politike nga drejtësia, sepse, gjithçka dhe të gjithë, lidhen me Edi Ramën. Marrja nën kontroll e Prokuroris­ë dhe sistemit të drejtësisë i bën Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon të paprekshëm dhe atëherë nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë”, ka deklaruar, Alibeaj.

 ??  ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania