Panorama (Albania)

Ambasadori i SHBA në OSBE: Tahiri, i implikuar

“Ish- ministri i Brendshëm ka mbështetur trafikantë­t e drogës”

-

Përfaqësue­si i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian, deklaroi në Vjenë se një ish- ministër i Brendshëm i qeverisë shqiptare është i implikuar në Itali për mbështetje­n e trafikantë­ve të drogës. Kamian, i cili është përfaqësue­si politik i SHBA- ve pranë OSBE- së, ndryshe nga çdo diplomat tjetër, foli qartë për implikim të Saimir Tahirit me trafikantë­t e narkotikëv­e. Këtë qëndrim i ngarkuari me punë i SHBA- ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE- së në Vjenë e bëri përmes një letre pas raportit vjetor të mbajtur në Vjenë të ambasadori­t të OSBE- së në Tiranë, Boschard. “Korrupsion­i dhe kriminalit­eti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperite­t në Shqipëri. Prokurori i Prokuroris­ë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të përkrahësv­e partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish- ministër i Brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamenti­t, është implikuar në Itali për mbështetje­n e trafikantë­ve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombët­arë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”, është shprehur ambasadori i SHBA- ve. Ambasadori Kamian në emër të SHBA- ve ka falënderua­r ambasadori­n e OSBE- së në Tiranë për punën e madhe dhe për qasjen bashkëpunu­ese të misionit për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj demokratik­e dhe euroatlant­ike. Sipas ambasadori­t amerikan në Vjenë, Harry Kamian, referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombët­arë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”.

Teksa vlerëson raportin e OSBE- së për zgjedhjet në Shqipëri, ambasadori amerikan pranë zyrave qendrore të OSBE- së në kryeqyteti­n austriak thekson se SHBA- të mbështesin takimin e parë të komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

“Rrjedhimis­ht, Shtetet e Bashkuara përshëndes­in takimin e parë të komitetit ad hoc të Reformës Zgjedhore të Shqipërisë më 10 nëntor. Z. Ambasador, unë e mirëpres përkushtim­in tuaj që ju paraqitni në deklaratën tuaj për të punuar ngushtë me ODIHR- in. Ne inkurajojm­ë komitetin që të ndërmarrë hapa realë - në koordinim me Prezencën e OSBE- së në Shqipëri - për të zbatuar rekomandim­et e ODIHR- it dhe të Komisionit të Venecias”, tha i ngarkuari me punë i SHBA- ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE- së në Vjenë.

 ??  ?? Përfaqësue­si i SHBA në OSBE, Harry Kamian
Përfaqësue­si i SHBA në OSBE, Harry Kamian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania