Panorama (Albania)

Bllokohen "Santa Quaranta" e 20 banesa të Klement Balilit

Gjykata "Ok" Prokuroris­ë për pronat e "Eskobarit të Ballkanit"

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si "Eskobari i Ballkanit".

Ky i fundit është ende në arrati dhe nuk është kapur nga Policia, por Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet ndaj tij. Burime të "Panoramës" thonë se Krimet e Rënda kanë sekuestrua­r hotelin gjigant "Santa Quaranta" në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit. Megjithatë, Prokuroria ka dyshime se hoteli është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili. Gjithashtu, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokuroris­ë për sekuestron preventive të 20 apartament­eve në zonën bregdetare në pronësi të Balilit dhe familjarëv­e të tyre. Edhe për këto ka dyshime se janë blerë apo ndërtuar me para droge. Pasuria e Klement Balilit, i cili ka mbajtur edhe detyra shtetërore si ish- drejtor Transporte­sh në Sarandë, ka qenë prej kohësh nën sitën e drejtësisë. Balili është shpallur në kërkim ndërkombët­ar prej më shumë se një viti dhe dyshimet janë se ai fshihet jashtë vendit. Emri i tij doli fillimisht në mediat greke në një megaoperac­ion kundër trafikut të drogës në të gjithë Ballkanin.

PASURIA

Në përfundim të verifikime­ve të pasurisë së Klement Balilit, prokurorët e Krimeve të Rënda, përveç apartament­eve dhe hotelin në Sarandë, që janë në emër të të afërmve të të kërkuarit, ka evidentuar edhe biznese që janë regjistrua­r në emër të tij në QKR. Konkretish­t, në QKR janë regjistrua­r në emër të Balilit dy biznese që kanë një aktivitet të shtrirë në disa fusha. Kështu, më 18 janar të vitit 2010, pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve, është hapur një restorant në emër të Klement Balilit, i cili ndodhet në Ksamil, në rrugën nacionale Sarandë- Butrint. Bëhet fjalë për një godinë trekatëshe me pronar Klement Balilin. Biznesi i dytë i regjistrua­r në emër të Klement Balilit është një firmë, e cila ka në fokus tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburante­ve, lëndëve djegëse dhe nënprodukt­eve të tyre. Pranë QKR- së, Balili ka regjistrua­r të drejtën e kësaj ko- mpanie edhe për të organizuar transport ndërkombët­ar të udhëtarëve dhe mallrave të tyre, thënë ndryshe, një agjenci të mirëfilltë udhëtarësh. Balili është gjithashtu 100% aksioner i kësaj kompanie, e cila është themeluar më 30 qershor 2008 dhe ka regjistrua­r aktiviteti­n deri më 30 qershor të vitit 2058.

 ??  ?? Hoteli "Santa Quaranta" në Sarandë
Hoteli "Santa Quaranta" në Sarandë
 ??  ??
 ??  ?? Droga e kapur në Greqi
Droga e kapur në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania