Panorama (Albania)

“Lukrecia Borxhia”, duartrokit­et në tokën e Hygosë

-

Teatri Kombëtar mori pjesë për herë të parë në festivalin “Mettre en scène” në Renne të Francës me dramën “Lukrecia Borxhia”. Një festival që i kushtohet teatrit dhe dancit, tashmë në edicionin e 21- të, me gjenezë në Rennes, dhe sot zhvillohet në të gjithë provincën e Bretagne- s. “Mettre en scene” ekspozon për publikun krijimtari­në artistike bashkëkoho­re dhe mirëpret çdo vit më shumë se 30 000 spektatorë në TNB( Teatri Kombëtar i Bretagne- s), gjithashtu në Berst, Lannion dhe SaintBrieu­c.

Trupa e Teatrit Kombëtar e përbërë nga aktorët Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musallari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi, dhanë shfaqje në datat 10, 11 dhe 12 nëntor 2017. Mësohet që interesi i publikut francez ishte shumë i lartë për këtë shfaqje dhe duartrokit­je dhe ovacione të shumta shoqëruan trupën shqiptare pas përfundimi­t të çdo shfaqjeje. Gazeta prestigjio­ze “Libèration” i kushton kësaj shfaqjeje një analizë të plotë dhe të detajuar duke dërguar gazetarët e tyre në Tiranë për të intervistu­ar pjesëtarët kryesorë që bënë të mundur realizimin e këtij projekti teatror. Ata shkrua- jnë: “Gjashtë shkronja u sollën në skenë nga aktorët: B, O, R, G, I, A. Janë të mëdha dhe të bardha. Në qendër qëndron Kolona pa fund e Bakusit dhe këto përbëjnë thelbin e dekorit. Eric Vigner ka realizuar një skenografi fine dhe të stilizuar të veprës së Viktor Hygo- it.(…) Çdo gjë luhet në tragjiken e brendshme të personazhe­ve, në veçanti të Lukrecias, nënë incestuale, e cila do të donte të fshinte me dashurinë e saj krimet e klaneve tiranike dhe dekadente”.

Një vend të mirë në këtë artikull e zë figura e aktores kryesore të shfaqjes, Luiza Xhuvani, për të cilën shprehen: “Në interpreti­min e Luiza Xhuvanit, 53 vjeçe, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria”. Drama e saj personale është e lidhur me dramën e personazhi­t të Lukrecia Borxhias, duke e bërë figurën e saj akoma më të prekshme për publikun. Në këtë artikull nuk është lënë pa u përmendur rikthimi i publikut shqiptar drejt teatrit, duke theksuar: “Publiku i Teatrit Kombëtar është shumëfishu­ar këto tre deri në pesë vite të fundit dhe numri i shfaqjeve është trefishuar.(…) Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, femër e letrave dhe përkthyese, është mbështetës­e e artit”.

 ??  ?? Nga drama “Lukrecia Borxhia”
Nga drama “Lukrecia Borxhia”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania