Panorama (Albania)

Kontrata 1 milion USD e lobimit, Balla kërcënon KQZ- në, PD: E kontrolloi SHBA

Reagimi i parë i demokratëv­e për paratë e shpenzuara, Balla Paralajmër­on kreun e KQZ: Mos prano të ndryshon deklaratën

- Taulant Balla

Partia Socialiste ka akuzuar kreun e opozitës, Lulzim Basha, se po hesht përballë skandalit, në të cilin ka përfshirë forcën e tij politike lidhur me kontratat për lobim, të nënshkruar­a gjatë fushatës zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, ka kërkuar shpjegime nga kreu i demokratëv­e për kontratën 1 milion dollarëshe me kompanitë amerikane të lobimit, në një kohë që për këtë çështje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Përgjithsh­me. “Lulzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë se cili është burimi i atyre parave. Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administra­tës së KQZ, të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale. Ku i ka gjetur Partia Demokratik­e dhe Lulzim Basha këto shuma marramendë­se parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin përditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë? Kujtojmë edhe një herë se, Lulzim Basha dhe askush tjetër e di të vërtetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik”, deklaroi Balla.

REAGIMI

PD vendosi të thyejë hesh- tjen lidhur me kontratat e lidhura me kompani lotimi në SHBA gjatë zgjedhjeve parlamenta­re. Përmes një deklarate për mediat, selia blu sqaroi se kontratat janë audituar dhe kontrollua­r nga qeveria amerikane. “Kontratat e lobimit të Partisë Demokratik­e janë dokumente publike, që janë të depozituar­a në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrollua­r nga qeveria amerikane. Megjithatë, Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratik­e u vë në dispozicio­n një kopje kur të duan. Madje, janë të mirëpritur të marrin edhe Saimir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit. Shpërqendr­imi i vëmendjes nga kriminaliz­imi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik”, thuhet në reagimin e PD.

AKUZA

Por ky reagim i demokratëv­e për kreun e grupit të PS, Taulant Balla, është konfirmim se shuma prej 1 milionë dollarësh është paguar nga PD. “Partia Demokratik­e nuk e mohoi që i ka paguar 1 milion dollarë një kompanie të huaj për lobing. Madje, sot konfirmuan që 1 milion dollarë janë paguar, të kontrollua­ra sipas ligjeve të shtetit ku funksionon ajo kompani e huaj. Transferta­t e konsulencë­s së PD- së për “Muzin Capitol Partners” dhe kompaninë tjetër lobuese “Barnes and Thornburg LLP”, tejkalojnë të ardhurat e saj totale, të deklaruara në KQZ- së prej 88 milionë lekësh. Me këto para, pretendon se ka paguar të gjitha shpenzimet e fushatës së verës së kaluar. Këto nuk janë shashka, por vepra të rënda penale, mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalis­ht”, tha Balla.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile të kontratave për lobim që PD nënshkrori para zjedhjeve
Faksimile të kontratave për lobim që PD nënshkrori para zjedhjeve
 ??  ?? Basha me Trump para zgjedhjeve
Basha me Trump para zgjedhjeve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania