Panorama (Albania)

Pushteti kërkon publikun, media kërkon pushtetin

- LUTFI DERVISHI

George Bernard Show thoshte se gazetarët nuk bëjnë dot dallimin mes shembjes së një qytetërimi ...

... dhe një aksidenti me biçikletë. Në dekadën e fundit ka ndodhur një ndryshim tektonik në "trekëndësh­in" pushtet- media- publik. "Trekëndësh­i" nuk është më i tillë. Pushteti ka nisur të komunikojë drejtpërdr­ejt me publikun, pa pasur nevojën e medias si ndërmjetës.

Është një situatë e re. E pamenduesh­me 10 vite më parë. E pashmangsh­me për kohën që po jetojmë. Por në vend që të shohim atë që kemi para syve, vijojmë të merremi me histori.

Ne ende flasim për kaseta dhe kronika të gatshme që përgatiten në zyrat e shtypit dhe i paraqiten publikut si "produkte gazetarie".

Ne ende flasim për gazetarë që punojnë me "materiale të porositësi­t".

Ne ende flasim për gazetarë, që sillen jo si zëdhënës, por si bodigardë institucio­nesh dhe liderësh.

Ne ende flasim për gazetarë, që nuk lënë rast pa u rreshtuar në anën e krimit dhe keqbërësve.

Ne ende flasim për gazetarë, që artikulojn­ë vetëm "ushqimin" që u kanë dhënë drejtuesit e institucio­neve që mbulojnë.

Ne ende flasim për gazetarë stenograf, që raportojnë, "Ky tha, ai tha, ne na thonë".

Ne ende flasim për gazetarë gjobaxhinj që në emër të interesit publik, bëhen interesant­ë për publikun.

Ne ende flasim për gazetarë investigat­ivë, edhe kur bëhet fjalë për dosje të dorëzuara dhe instrument­e në luftën politike apo në konkurrenc­ën e biznesit.

Ne ende flasim se media është biznes, pa kuptuar se biznesi që e zotëron, nuk i intereson të funksionoj­ë si e tillë.

Ne ende flasim... pa sqaruar kujt po i flasim dhe kush po na dëgjon.

Me 68 televizion­e, 60 radio 200 kabllorë, 750 portale me domeinin . al, 20 gazeta të përditshme dhe vetëm 2.8 milionë banorë, çdokush ka pritur që vdekshmëri­a foshnjore në këtë lëmë të ishte shumë e lartë. Kjo nuk ka ndodhur se botuesve/ pronarëve nuk u ka interesuar të funksionoj­ë si biznes, por si biznes shumë fitimprurë­s, duke bërë lidhje të shkurtër me Kryeminist­rin e radhës. ( Kjo) Media- biznesi- pushteti, ishte trekëndësh­i i Bermudës ku zhytej dhe mbytej interesi publik.

Kjo ishte dje. Dje, kur pushteti kishte nevojë të trulloste publikun përmes medias.

Sot është më ndryshe. Nesër gjithçka mund të jetë ndryshe.

Facebook, twitter, instagram, snapchat, youtube, janë kanale komunikimi që u mundësojnë njerëzve në pushtet të komunikojn­ë vetë, me audiencën.

Çdo ditë e më tepër, pushteti nuk ka nevojë për median. Ka nevojë për publikun, sepse prej tij i kërkon votat dhe ka nisur të komunikojë intensivis­ht me të.

Kryeminist­ri komunikon me mbështetës­it e tij në rrjetet sociale, jo vetëm përmes transmetim­eve live, por edhe duke iu përgjigjur kritikëve dhe ironikëve. Pushteti është një hap para medias: ndërvepron me publikun. Si përgjigjet media? Media bën lajme nga "komunikime­t" e Kryeminist­rit?!

Kryeminist­ri komunikon me mbështetës­it e tij në rrjetet sociale, jo vetëm përmes transmetim­eve live, por edhe duke iu përgjigjur kritikëve dhe ironikëve. Pushteti është një hap para medias: ndërvepron me publikun. Si përgjigjet media? Media bën lajme nga "komunikime­t" e Kryeminist­rit?!

Media bën lajme nga "komunikime­t" e kryeminist­rit?!

Koha kur lajmi dhe lajmësi ishin të ndarë, i përket së shkuarës. Sot lajmi dhe lajmësi janë një.

Për të ruajtur pushtetin ( e katërt), media duhet të rikthehet te misioni fillestar: mbajtja nën kontroll e 3 pushteteve të tjera, në shërbim të publikut. Duke u marrë me njerëz dhe çështje dhe jo duke raportuar nga mëngjesi në mëngjes liderë dhe institucio­ne.

Ideja se media si pushtet mund t'i imponohet qeverisë duke i treguar si të qeverisë, gjyqësorit duke i sugjeruar vendimet që të marrë dhe Parlamenti­t se çfarë ligjesh do të miratojë, është shumë tunduese, por jashtë kohe.

Pushteti ekzekutiv nuk e ndjen më të nevojshme të përkëdhelë Median që ajo të sillet mirë. Rruga e zgjedhur është delegjitim­imi. Janë kazanë. Dhe çfarë bën "kazani"? Fillon luftën me akuzuesin dhe harron ... publikun.

Beteja sot është për vëmendje. Monedha kryesore është besueshmër­ia.

Për t'i pasur të dyja, media duhet të harrojë pushtetin dhe të kthehet si burim i besueshëm informacio­ni dhe kontrolli te publiku.

Në kushtet e reja, beteja është në disa fronte.

Është beteja për "më pak" dhe jo më shumë. Është beteja për lexim dhe jo klikim. Është beteja për mendim dhe jo ( vetëm) argëtim.

Është beteja për ( më shumë) "montazh" dhe jo më shumë shantazh!

Është beteja për të fituar publikun.

Për të ruajtur pushtetin ( e katërt), media duhet të rikthehet te misioni fillestar: mbajtja nën kontroll e 3 pushteteve të tjera, në shërbim të publikut. Duke u marrë me njerëz dhe çështje dhe jo duke raportuar nga mëngjesi në mëngjes liderë dhe institucio­ne. Ideja se media si pushtet mund t'i imponohet qeverisë duke i treguar si të qeverisë, gjyqësorit duke i sugjeruar vendimet që të marrë dhe Parlamenti­t se çfarë ligjesh do të miratojë, është shumë tunduese, por jashtë kohe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania