Panorama (Albania)

Meta vlerëson Shtraus me "Dekoratën e Flamurit"

"I vetmi politikan perëndimor që vizitoi Shqipërinë e izoluar"

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, gjatë vizitës në Këln të Gjermanisë, ka nderuar me dekoratën e lartë të "Flamurit Kombëtar" kryeminist­rin e Bavarisë, Franz Josef Straus, i cili ka qenë politikani i parë që ka vizituar Shqipërinë në kohën e diktaturës. Franz Josef Strauss ka mbajtur postin e kryeminist­rit nga viti 1978 deri në vitin 1988 dhe në vitin ' 84 ai ka vizituar Shqipërinë, duke bërë thirrje që në atë kohë për të afruar Shqipërinë me Europën. Gjatë ceremonisë, Meta ia ka dorëzuar dekoratën vajzës së ishkryemin­istrit Strauss, eurodepute­tes gjermane Monika Holhmeier. Dekorata ishkryemin­istrit Franz Josef Strauss ( pas vdekjes) është dhënë me motivacion­in: "Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje­je ndaj mbështetje­s dhe ndihmës së vyer dhënë popullit shqiptar për të dalë nga izolimi; për kontributi­n historik në ripërtërit­jen dhe forcimin e miqësisë mes popullit shqiptar dhe popullit gjerman".

MESAZHI

Presidenti Meta, në fjalën e mbajtur me këtë rast në Këln, në kryeqendrë­n e landit të North Rhinen- Westphalen, u shpreh se: "Tri vite më parë, kur isha në detyrën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, m'u dha mundësia e shkëlqyer që të organizoja një ceremoni modeste në kujtim të 30- vjetorit të vizitës së parë në Shqipërinë komuniste të kryeminist­rit bavarez Franc Jozef Shtraus. Sot jam edhe më shumë i gëzuar që, në cilësinë e Presidenti­t të Republikës, t'i jap në emër të qytetarëve shqiptarë një vlerësim të posaçëm, këtij personalit­eti të madh e të shquar politik jo vetëm për gjermanët, por edhe për shqiptarët. Franc Jozef Shtraus zë një vend të veçantë në memorien tonë kolektive, si i vetmi politikan perëndimor që vizitoi Shqipërinë e izoluar komuniste para rënies së Perdes së Hekurt", ka thënë Presidenti. Për Metën, Strauss ka pasur vizion dhe largpamësi për projektin e madh europian, për të cilin ish- kryeminist­ri ka shkruar dhe në një libër." Sot ne e dimë se guximi dhe vizioni i Shtrausit për të vizituar Tiranën, shoqërohej me një oportunite­t të jashtëzako­n- shëm, që do të kishte transformu­ar krejt historinë dhe marrëdhëni­en tonë me Europën dhe botën. Sot ne e dimë se autori i librit ' Projekti i madh europian' kishte largpamësi­në për ta parë kufirin e Europës të shtrirë edhe në Lindje të saj. Pavarësish­t këtij stacioni të humbur prej nesh, vizita e Shtraus në Tiranë pa dyshim që përbën gurthemeli­n e 30- vje- torit të marrëdhëni­eve diplomatik­e të rivendosur­a ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë", nënvizoi Presidenti.

MIRËNJOHJA

Presidenti Meta tha se Gjermania është konsolidua­r tashmë si partner kyç e strategjik për Shqipërinë, por edhe për sigurinë, paqen dhe begatinë për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe se Gjermania është sot shtëpia e shumë shqiptarëv­e, të cilët janë integruar më së miri, dhe e përfaqësoj­në denjësisht imazhin e vendit të tyre. "Ne jemi mirënjohës për mbështetje­n që Gjermania ka dhënë e na jep, për integrimin europian, për të gjithë atë ndihmë të jashtëzako­nshme në ekonomi, infrastruk­turë, energji, dhe në të gjithë sektorët e tjerë jetikë për një zhvillim të qëndrueshë­m social dhe ekonomik dhe për një arsimim profesiona­l, veçanërish­t për rininë tonë", theksoi ai. Nga ana e saj, eurodepute­tja Holhmeier e falënderoi Presidenti­n Meta përzemërsi­sht, edhe në emër të babait të saj të ndjerë, në gjurmët e të cili po vazhdon edhe ajo vetë si eurodepute­te, duke forcuar miqësinë gjermano- shqiptare, si dhe duke përkrahur në mënyrë të palëkundur integrimin europian të Shqipërisë.

 ??  ?? Presidenti Meta dje në Gjermani bashkë me vajzën e Franz Josef Strauss
Presidenti Meta dje në Gjermani bashkë me vajzën e Franz Josef Strauss
 ??  ?? Franz Josef Strauss
Franz Josef Strauss

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania