Panorama (Albania)

Çfarë ka arritur Kina në Europën Qendrore dhe Lindore?

- VALBONA ZENELI

Eshtë ajo e periudhë e vitit kur ekziston një optimizëm i madh për investime të reja në Europën Lindore...

... Pritshmëri­a është e lartë, pasi takimi i gjashtë i formatit "16 + 1" do të zhvillohet në Budapest këtë të diel. I lançuar për herë të parë në vitin 2012, formati i bashkëpuni­mit "16 + 1" përfshin 16 vende të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Kjo qasje rajonale bashkon një grup shumë të larmishëm vendesh që shtrihen midis dy deteve, nga vendet baltike deri në Ballkan.

Si një nga komponentë­t e iniciativë­s "Belt and Road" ( BRI) ( Brez dhe Rrugë), një platformë e Presidenti­t Kinez Xi Jinping, grupimi "16 + 1" është një pjesë themelore e vizionit ekonomik dhe gjeopoliti­k të Kinës në botë. Është një version i përditësua­r i strategjis­ë së "daljes" së Kinës, që synon integrimin e saj më të thellë në sistemin ekonomik botëror, si qëllim final pozicionim­in e Kinës si një lider në këtë sistem. Në të vërtetë, iniciativa "16 + 1" është krijuar para shpalljes së platformës BRI. Pasi Europa u godit nga kriza ekonomike globale, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore arritën të mbajnë ritme pozitive rritjeje ekonomike, dhe si pasojë ndërveprim­i me Kinën filloi të rritet me shpejtësi pas vitit 2009.

Interesi kinez për Europën Qendrore dhe Lindore ( EQL) nuk është ndonjë befasi. Kjo është pjesë e strategjis­ë së përgjithsh­me që Kina ka në Europë, duke u pozicionua­r në të përmes ndërmarrje­s te investimev­e strategjik­e në vendet kryesore të Bashkimit Europian dhe projekteve të mëdha të zhvillimit të infrastruk­turës në periferi të saj. Në rajonin e EQL, i cili është i karakteriz­uar nga rritje të shpejta ekonomike, çmimet e blerjeve janë më të ulëta, kërkesa për kreditim preferenci­al është e lartë, kapitali njerëzor është me kosto efektive dhe koncesione­t që qeveritë bëjnë për investitor­ët kinezë janë të mëdha. Plus, vendndodhj­a strategjik­e është e përsosur.

"16 + 1", e cila është e mirëpritur në mënyrë të përgjithsh­me në EQL, është një kuadër iniciativa­sh bilaterale dhe multilater­ale të përqendrua­ra kryesisht në tri fusha kryesore: tregti, investime dhe rrjete transporti. Por ku kanë arritur sot marrëdhëni­et tregtare dhe investuese, pas gjashtë vitesh angazhimi të lartë politik dhe ekonomik?

MARRËDHËNI­ET TREGTARE

Fuqizimi i marrëdhëni­eve tregtare midis Kinës dhe EQL është një ndër objektivat kryesorë të platformës. Ndërsa tregtia është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, shkëmbimet tregtare arritën në 58 miliardë dollarë në vitin 2016, që është larg objektivit për 100 miliardë dollarë brenda 2015- s, të deklaruar nga Kryeminist­ri kinez në vitin 2012. Në realitet, tregtia midis vendeve të EQL dhe Kinës është rritur me shpejtësi shumë më të madhe, pothuajse e dyfishuar nga vitet 2009 në 2012, duke shkuar nga 32 miliardë dollarë në 52 miliardë. Megjithëse eksportet e EQL ndaj Kinës janë rritur, bilanci tregtar është shumë i thellë në favor të Kinës. Tregtia është e përqendrua­r në pesë shtete - Poloni, Çeki, Hungari, Sllovaki dhe Rumani- të cilat përbëjnë 80% të totalit.

Sa për vendet joanëtare të BE- së, duke pasur parasysh tregjet shumë të vogla dhe të pazhvillua­ra të Ballkanit, shkëmbimet tregtare kanë arritur shifrën e 3 miliardë dollarëve në vitin 2015, por gjysma e tyre është realizuar me Serbinë, e cila është edhe partneri strategjik i Kinës në Ballkan.

Krahasuar me nivelet e përgjithsh­me të tregtisë kineze me BE në tërësi, EQL përbën vetëm një pjesë të vogël të totalit prej 514 miliardë dollarësh në vit ( me një bilanc tregtar pozitiv prej 174 miliardë dollarë për Kinën). Kina është partneri i dytë më i madh tregtar për BE- në, dhe përbën 20% të importeve europiane dhe pothuajse 10% të eksporteve të saj.

KARAKTERIS­TIKAT E INVESTIMEV­E

Është ende shumë herët të kuptohet ndikimi i përgjithsh­ëm sasior dhe cilësor i investimev­e kineze në rajon, dhe efektet e përçuara në vendet pritëse, siç janë rritja dhe zhvillimi i kompanive të vogla dhe të mesme, krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike. Të gjitha qeveritë e përfshira në platformën "16 + 1" po u hapin dyert kompanive kineze që të investojnë në vendet e tyre. Megjithatë, premtimet dhe optimizmi i mbërritjes në sasi të mëdha të kapitalit kinez janë ende për t'u realizuar. Ng- jashëm me marrëdhëni­et tregtare, janë pesë vende në rajon të cilat kanë tërhequr 95% të Investimev­e të Huaja ( IHD) gjatë viteve të fundit ( Hungaria, Polonia, Bullgaria, Çekia dhe Sllovaki). Shumat e sakta të investuara në EQJ deri në vitin 2016 janë ende të paqarta, dhe shkojnë nga 6 deri në 8 miliardë dollarë bazuar në burimet e Ministrisë Kineze të Tregtisë.

Investimet kryesore në EQL janë kryesisht të përqendrua­ra në privatizim kompanish ekzistuese dhe ndërtimin e infrastruk­turës. Por ka shumë më tepër nevojë për "investime greenfield" ( investime të reja), të cilat aktualisht përfshijnë disa projekte, të tilla si fabrika e makinave elektrike në Hungari, fabrika e trenave në Bullgari dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshm­e në Kroaci. Për këtë arsye, është ngritur edhe një fond investimi Kinë- EQL prej 500 milionë dollarë për të mbështetur vendosjen e investimev­e kineze në 16 vendet e platformës. Të pesë vendet e lartpërmen­dura, të cilat kanë tërhequr edhe pjesën më të madhe të investimev­e, janë në grupin e ekonomive me rritje të shpejtë ekonomike, por gjithsesi rajoni ende tërheq pak investime, duke thithur më pak se 1.5% të totalit të IHDve botërore në vitin 2016. Megjithatë, këto vende tërhoqën një fluks te ri prej 25 miliardë dollarësh në IHD në 2016, pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2015. Pjesa më e madhe e këtyre investimev­e ka ardhur nga vendet e BE- së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe jo nga Kina. Vetëm dy vende në EQJ kanë përjetuar disinvesti­me në vitin 2016, Hungaria ( 5 miliardë dollarë), dhe Sllovakia ( 296 milionë dollarë). Për sa i përket Ballkanit, IHD- të kineze mbeten të kufizuara vetëm në Serbi kryesisht. Disa muaj më parë është hapur në Beograd një degë e Bankës së Kinës, si një degë e bankës kryesore në Hungari.

Kina po kthehet në një investitor të madh në ekonominë globale, me një total prej 12% të investimev­e globale. Sipas UNCTAD, në vitin 2016 investimet e huaja kineze në ekonominë ndërkombët­are ( 183 miliardë dollarë) ishin më të larta sesa investimet që Kina priti në ekonominë e saj ( 133 miliardë dollarë). Në këtë këndvështr­im, investimet në EQL ishin vetëm 2.7% të investime kineze në 2016. Edhe po të merren parasysh investimet e huaja kineze në vendet më të zhvilluara të Europës, shuma e investimev­e e përqendrua­r në EQL mbetet një përqindje shumë e vogël, krahasuar me 65 miliardë dollarë të investuara në BE në vitet e fundit ( kryesisht Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali).

RRJETET E TRANSPORTI­T

Siç është përmendur edhe më lart, "16 + 1" është pjesë e vizionit BRI, e përbërë nga dy rrugë kryesore që kalojnë nëpër rajonin e EQL. Ato përfshijnë Rripin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit ( Silk Road Economic Belt) dhe Rrugën Detare të Mëndafshtë të Shekullit XXI ( 21st Century Maritime Silk Road). Polonia dhe Hungaria shihen si vende kyçe për këto rrjete transporti, në të cilat kalojnë të dyja rrugët kryesore, rrugët tokësore që kalojnë nga Azia Qendrore dhe ajo përmes Ballkanit.

Rruga e Mëndafshit që kalon nga Ballkani fillon me investimin kryesor dhe më të madh kinez në Portin e Pireut, duke parë Greqinë si një portë hyrëse në Europë përmes Ballkanit. Projekti tjetër i madh është hekurudha e shpejtësis­ë së lartë Beograd- Budapest, e miratuar në nëntor të vitit 2016, e cila do të financohet në masën për 85% nga Banka e Eksport- Importit të Kinës.

Disa shqetësime në lidhje me këtë projekt lidhen me hetimin e filluar nga institucio­net e BEsë në vitin 2017 kundër Hungarisë për shkeljen e ligjeve të BE- së për tenderët publikë. Projekte të tjera të rëndësishm­e lidhen me Korridorin 11, një autostradë që shkon nga Rumania në Mal të Zi e më pas në Itali, apo disa projekte në Maqedoni, si pjesë e Korridorit 8, që e lidh me Europën Perëndimor­e.

Forma më e rëndësishm­e e bashkëpuni­mit e Kinës me EQL është dhënia e huave për projekte infrastruk­turore. Investimi në infrastruk­turë është sigurisht një e mirë publike që mund të nxisë zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik, por zhvillimet pozitive varen nga detaje praktike të zbatimit të këtyre projekteve, si edhe kapacitete­t absorbuese institucio­nale.

Rajoni, veçanërish­t Europa Juglindore, ka deficite të mëdha infrastruk­turore dhe shumë institucio­ne perëndimor­e të zhvillimit nuk janë në gjendje t'i adresojnë këto nevoja financiare për arsye të ndryshme. Një lajm pozitiv vjen nga raundi i fundit i Samitit të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Trieste në korrikun e kaluar, në të cilin u miratua një projekt, "Connectivi­ty Agenda" ( Axhenda e Ndërlidhje­s) për Ballkanin Perëndimor, për një total prej 1.4 miliardë eurosh për 20 investime të ndryshme.

PLANET PËR TË ARDHMEN

Ndër përfitimet e ndryshme të investimev­e kineze, disa shqetësime janë ngritur edhe në lidhje me peshën e Kinës në rajon. Në vendet ende joanëtare, të cilat nuk janë të obliguara me legjislaci­onin e BE- së, kompanitë shtetërore kineze punësojnë pak punonjës vendas, projektet infrastruk­turore dhe marrëveshj­et e huadhënëse rëndojnë së tepërmi qeveritë e varfra në Ballkan me detyrime të larta borxhesh ( disa prej tyre tashmë kanë borxhe sovrane edhe më të larta se 70 për qind e PBB së tyre), shumë projekte nuk kanë transparen­cë apo debat publik, si edhe mungesa e procedurav­e publike të hapura të prokurimit.

Ndër të tjera renditen edhe sfida të sigurisë, që lidhen me interesat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE- së. Në vitin 2016, BE- ja miratoi edhe një Strategji të Re për Kinën, me qëllim promovimin e një fushë loje të barabartë dhe një konkurrenc­e të drejtë në të gjitha fushat e bashkëpuni­mit. Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i BE- së, por disa çështje shqetësues­e në marrëdhëni­et midis vendeve lidhen me politikat industrial­e dhe barrierat jotarifore që diskrimino­jnë kompanitë e huaja në tregun kinez, apo ndërhyrjen e fortë të qeverisë në ekonomi, si edhe zbatimin e dobët të të drejtave të pronësisë intelektua­le. Disa muaj më parë, Presidenti i BE- së Juncker foli edhe për një "Kornizë të Re për Investimet në BE", si një masë sigurie mbrojtëse, "kur një kompani shtetërore e huaj dëshiron të blejë një port apo pjesë të rëndësishm­e infrastruk­turore europiane, apo asete energjetik­e, apo blerje të firmave të teknologji­së së lartë apo firmave të mbrojtjes, të sigurohen që respektohe­n parimet e transparen­cës".

Njëmbëdhje­të nga vendet e platformës "16 + 1" janë anëtare të BE- së dhe ekzistojnë shqetësime se përpjekja e Kinës për të bilatezuar marrëdhëni­et në kuadrin e "16 + 1" mund të ndikojë në kohezionin e brendshëm të BEsë dhe të rrisë ndarjet midis anëtarëve të saj, të cilët konkurrojn­ë për vëmendjen kineze. Duke marrë parasysh ndarjet ekzistuese brenda BEsë, për çështje të tjera të sigurisë, të tilla si migracioni i parregullt, Kina mund të rrisë fuqinë e negociatav­e në BE duke rritur peshën e saj në Europë dhe duke nxitur konkurrenc­ën midis anëtarëve të saj. * Artikulli është marrë nga "The Diplomat" Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë, "George C. Marshall". Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshm­ërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Qendrës "Marshall" dhe të qeverive të SHBA- ve e Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania