Panorama (Albania)

Luan Babameto, personalit­et në fushën e Transporti­t

- FARUK KABA

"Vitet kalojnë, njeriu plaket dhe jeta e tij shkon drejt shuarjes, por tek ai mbeten të gjalla e të pashlyeshm­e deri në fund kujtimet për të shkuarën, për gjithçka që kanë bërë e krijuar brezat bashkëjetu­es të tij me dashuri, përkushtim, mund, djersë e përpjekje të jashtëzako­nshme."

Kështu shkruan Luan Babameto në librin e tij të fundit: "Dashuria e vështruar pleqërisht".

Në përvjetori­n e tretë të ndarjes nga jeta të këtij intelektua­li të spikatur, figure të shquar të shkencës dhe ekonomisë, këtij personalit­eti të shquar të fushës së Transporti­t shqiptar, e ndiej të shkruaj disa radhë në kujtim të punës e veprës së tij.

Luan Babameto u lind në një familje intelektua­le gjirokastr­ite më 4 dhjetor 1930 dhe u nda nga jeta më 26 nëntor 2014.

Pasi përfundon në vitin 1954 studimet e larta në Varshavë, Poloni, në Fakultetin e Inxhinieri­së Mekanike, me rezultate të shkëlqyera, ai kthehet në Shqipëri dhe emërohet në Ministrinë e Ndërtimit dhe Komunikaci­onit. Por shumë shpejt, kërkon të largohet nga puna e zyrës për të punuar në Hekurudhën Shqiptare, aty ku ishte profili dhe pasioni i jetës së tij si inxhinier i ri. Së bashku me një grup inxhinierë­sh të përkushtua­r, të diplomuar jashtë, filluan punën për zhvillimin teknik, ekonomik dhe organizati­v të transporti­t hekurudhor, që sapo kishte hedhur hapat e para në Shqipëri. Në vitet 1954- 1974 punon në Hekurudhë, fillimisht si inxhinier dhe më vonë si Drejtor i Përgjithsh­ëm i Hekurudhav­e Shqiptare.

Në këto vite, nëpërmjet vënies në jetë të shumë projekteve e studimeve, me gjithë vështirësi­të e pengesat e kohës, falë punës se palodhshme dhe insistimit të tij, arrin të zmadhohet, zhvillohet e modernizoh­et Baza Mekanike e Hekurudhës, duke u bërë prapavija e fuqishme mbështetës­e e Hekurudhav­e Shqiptare, duke krijuar dhe përpunuar edhe idenë e rritjes së mëtejshme të transporti­t me hekurudhë. Me dije, mendim të përparuar ekonomik e teknik, organizim e drejtim shkencor, lodhje e mundim, pasion e ndërgjegje, ai dha një kontribut të veçantë për zhvillimin, konsolidim­in dhe modernizim­in e hekurudhës, si një sektor i rëndësishë­m i ekonomisë.

Në vitet kur ai punoi si inxhinier dhe drejtoi, Hekurudha dhe transporti hekurudhor morën një zhvillim me ritme dhe përmasa të mëdha dhe Hekurudha arriti të bëhej e konsideroh­ej pasuri kombëtare. Në krijimin e kësaj pasurie, një kontribut dhe meritë e çmuar i takon Luan Babametos, duke e vendosur atë në piedestali­n e nderit të Hekurudhav­e Shqiptare.

"Zhvillimi ekonomik i vendit do të kërkojë dhe aktivizimi­n më të madh të rrjetit hekurudhor në marrëdhëni­e me vendet e tjera, për eksportin e importin e mallrave dhe për lëvizjen e njerëzve. Transporti hekurudhor në vendin tonë ka mundësi të konsolidoh­et ne parametrat bashkëkoho­rë, të justifikoj­ë veten edhe në të ardhmen, madje dhe të zhvillohet më tej", kështu shkruan ai me largpamësi e vizion ne librin e tij "Nëpër udhët e hekurta". Po kështu, me integritet dhe per- sonalitet të veçantë, me formim të lartë kulturor e profesiona­l, me mençuri dhe dinjitet, duke përballuar me maturi kërkesat e kufizimet e kohës, inxhinier Luan Babameto, nga viti 1974, drejtoi për 15 vjet një nga sektorët më të rëndësishë­m dhe më të vështirë të ekonomisë, Transporti­n shqiptar. Drejton me profesiona­lizëm duke e mbështetur punën në mendimin e përparuar tekniko- shkencor, njohjen në bazë të të gjithë veprimtari­së për zgjidhjen në kohë të problemeve të transporti­t, të cilat ishin të ndërthurur­a me të gjitha fushat e ekonomisë e jetës në vend dhe duke kapërcyer mbi metodat e prapambetu­ra të drejtimit, empirizmin dhe prakticizm­in e tepruar. Drejton jo vetëm hekurudhat, por të gjithë llojet e transporte­ve në Shqipëri, përfshi edhe infrastruk­turat e këtij transporti, veçanërish­t pas vitit 1981, kur në sistemin e transporti­t u përfshinë ndërtimi dhe projektimi i rrugëve automobili­stike. Edhe në këtë fushë, ai tregoi një talent dhe vizion të jashtëzako­nshëm jo vetëm drejtues, por edhe inxhinieri­k. Ishin përsëri vite pune me përpjekje e sakrifica, që sollën përmirësim­in e metodave të planifikim­it të transporti­t, zgjer- imin dhe përmirësim­in e rrjetit rrugor ( madje, mund të themi me plot gojën, edhe fillesat e para të modernizim­it të rrugëve automobili­stike), mirëmbajtj­en e tyre, zgjerimin e rrjetit të transporti­t hekurudhor, vendosjen e sistemit të sigurimit, sinjalizim­it dhe më vonë të atij të informatik­ës në lëvizjen e trenave.

Janë të pafundme kontribute­t e këtij personalit­eti, i cili, me gjithë vështirësi­të e kohës, nuk hezitoi asnjëherë që të përkrahte të renë, shkencën dhe teknikën e përparuar në të mirë të ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Në këtë kontekst, ai ishte iniciatori i themelimit të Institutit të Transporti­t ( 1985), iniciatori dhe mbështetës­i i korridorev­e të reja rrugore dhe mbështetës­i kryesor dhe pa kompromis i këtij organizmi shkencor.

Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës, në përvjetori­n e parë të ndarjes nga jeta dhe 85- vjetorin e lindjes se tij, më 4 dhjetor 2015, e nderoi me medaljen "Mirënjohje publike- për kontribut të veçantë në zhvillimin e transporti­t dhe infrastruk­turës në Republikën e Shqipërisë" dhe Shoqata Shqiptare e Inxhinierë­ve Konsulentë, në Kongresin e 2- të Ndërkombët­ar të Rrugëve, më 24 shtator 2015, me çmimin "Karl Gega- Krenaria e Inxhinieri­së Shqiptare".

Të gjithë ne që kemi punuar me të, nuk mund të mos kemi emocione kur e kujtojmë si njeri të palodhur, që nuk dinte të pushonte kurrë dhe si një njeri të kulturuar, që vlerësonte te njerëzit dijen dhe personalit­etin e qesëndiste me humor injorancën dhe vanitetin.

Inxhinier Luani, që nga viti 1990, me angazhimet dhe punën publicisti­ke, i dha të drejtën vetes për ta jetuar jetën të plotë, në mënyrë aktive e të gjallë. Kësaj periudhe i përkasin krijimtari­a dhe botimi i 13 librave me karakter tekniko- shkencor, që edhe sot konsideroh­en shumë të vlefshëm profesiona­lisht nga rrethet e specialist­ëve inxhinierë dhe universita­re të profilit apo me përmbajtje ekonomiko- sociale. Është diçka e veçantë dhe shumë domethënës­e: Luan Babameto ka qenë një drejtues i talentuar, veprimtari­a e të cilit ka reflektuar vlera poliedrike pa influencat partiake të kohës.

Ai ishte intelektua­li me interesa të gjera, që dhe në publicisti­kën e tij shkroi për jetën, për punën, për marrëdhëni­et shoqërore, për problemet e kohës, për mbrojtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, si edhe për dashurinë njerëzore.

Nderim për figurën e tij si intelektua­l dinjitoz dhe aktiv në shoqëri deri në fund të jetës së tij, respekt për ndërgjegje­n, urtësinë dhe modestinë, përkushtim­in, kurajën dhe këmbëngulj­en, vlerësim për profesiona­lizmin, përpjekjet dhe arritjet e tij, vizionin dhe kontributi­n në jetësimin e risive shkencore. Punonjësit e transporti­t, që e njohën e punuan më të, e kujtojnë me nderimin e konsiderat­ën më të lartë, duke e quajtur "akademiku" ynë.

"E kam pasur për ndër që emri ' inxhinier' më ka shoqëruar në të gjitha detyrat që kam pasur", shkruan ai.

Dhe për të gjithë ne që e njohëm e punuam me të, ai mbetet inxhinieri dhe drejtuesi i talentuar, por dhe publicisti që la pas të shkruar jo vetëm një eksperienc­ë të gjerë profesiona­le, por dhe refleksion­e për punën dhe kontributi­n në vite të shokëve e bashkëpunë­torëve të tij, me të cilët punoi pa u lodhur dhe kaloi jo vetëm momente të vështira, por dhe të bukura e të paharruara.

Personalis­ht, por besoj se shpreh edhe mendimin e të gjithë kolegëve të mi, kemi qenë të privilegju­ar, që në periudha të vështira apo të paqeta, në pune apo shoqëri, në gëzime apo vështirësi, kemi pasur pranë një njeri që reflektont­e mirësi, mbështetje dhe siguri.

Disa vite më parë ai shkruante: "Duke hyrë tashmë në të tetëdhjeta­t, më jepet mundësia dhe më lind e drejta të kthej kokën prapa në të kaluarën, të vështroj e gjykoj pleqërisht e me mendje të kthjellët mbi jetën e brezit tim, jetë plot veprimtari, përpjekje, mundime e vështirësi, arritje e dështime, kënaqësi e dëshpërime dhe mbi të gjitha, jetë e mbushur me ndjenja të dashurisë njerëzore, për njeriun, familjen, vendin, dijen, punën e mjeshtërin­ë".

Nderim kujtimit të tij! * Shoqata Shqiptare e Inxhinierë­ve Konsulentë

 ??  ?? Luan Babameto
Luan Babameto
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania