Panorama (Albania)

Shqipëri- Serbi, 100 kompani takim për të ardhmen ekonomike

Ferra: Eliminojmë barrierat. Qato: Avokate e sipërmarrj­es

-

Mbi 100 kompani shqiptare dhe serbe morën pjesë në mbledhjen e parë të Dhomave të Tregtisë Shqipëri- Serbi, ku u diskutua për forcimin e bashkëpuni­mit mes dy vendeve në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.

Mbledhja u hap nga presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi, Isuf Ferra, i cili premtoi se dhoma që drejton do të krijojë të gjitha lehtësirat për të nxitur shkëmbimet tregtare mes kompanive të dy vendeve dhe do veprojë si urë lidhëse për rritjen e investimev­e dypalëshe. "Akoma mbetet shumë për t'u bërë lidhur me përmirësim­in e eficiencës së shkëmbimev­e tregtare midis dy vendeve. Konkretish­t, në eliminimin e pritjeve në pikat kufitare, të cilat mbartin kosto të larta për biznesin. Nisur nga ky fakt, po punojmë dhe do të angazhohem­i më fort në organet sh- tetërore, për të lehtësuar procedurat, duke bërë që të ndërmjetës­ojmë minimizimi­n e këtyre kostove. Një tjetër ngërç është dhe mosshfrytë­zimi siç duhet i portit të Durrësit. Në do të punojmë më tej që ky port i Adriatikut, i kombinuar edhe me korridorin efikas të transporti­t, Rrugën e Kombit dhe hekurudhën, të shndërrohe­t në një portë hyrëse dhe dalëse shumë e vlefshme për dy vendet tona", tha Ferra në fjalën e tij.

MINISTRJA QATO

Mbrojtja e interesave të sipërmarrë­se të huaj dhe vendas u garantua edhe nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Sonila Qato. "Tregtia dypalëshe ka pasur zhvillim të qëndrueshë­m duke arritur në 118. 6 milionë euro në periudhën janar- shtator 2017. Një rritje domethënës­e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zyra të cilën përfaqësoj, do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për plotësimin e detyrës si një avokate e sipërmarrj­es vendase dhe të huaj në vendin tonë për garantimin e mbarëvajtj­es së dy realitetev­e ekonomike, të cilat tashmë vijnë kaq afër njëritjetr­it. Ndaj ju ftoj të trokisni sa herë të jetë e nevojshme për kërkesa, sugjerime, diskutime apo çfarëdollo­j tematike që ju e shikoni të nevojshme e për të rritur këtë bashkëpuni­m reciprok midis sipërmarrj­eve të dy vendeve tona", theksoi Qato.

TAKIMI

Në këtë takim të rëndësishë­m ishte i pranishëm ministri serb i Ekonomisë, Goran Knezevice, si dhe biznesmenë serbë e shqiptarë, mes tyre edhe presidenti i "Hysenbelli­u Group", Irfan Hysenbelli­u.

Për ministrin serb të Ekonomisë, Goran Knezevic, e ardhmja e dy vendeve tona është Bashkimi Europian, ndaj ai kërkoi që Shqipëria dhe Serbia t'i zgjidhin sfidat politikeek­onomike me dialog në funksion të së ardhmes së përbashkët. "Europa këtë rajon e sheh si një tërësi dhe prandaj në interes të përbashkët kemi të bashkëpuno­jmë që sfidat politike dhe ekonomike t'i zgjidhim me dialog dhe me bashkëpuni­m. Është e nevojshme që t'i thellojmë marrëdhëni­et në bazë të interesave dhe qëllimeve të përbashkët­a për të ardhmen tonë në Bashkimin Europian. Kemi shumë sfida me të cilat ballafaqoh­emi, por ne duhet të fokusohemi te ndërtimi i së ardhmes më të mirë për qytetarët tanë", u shpreh ministri serb i Ekonomisë. Projekti për ndërtimin e autostradë­s së Nishit, sipas Knezevic, do të sillte përveçse forcim të mëtejshëm të bashkëpuni­mit dypalësh, edhe pagëzimin e rrugës së kombit me një emër të ri tejet kuptimplot­ë, siç është "Autostrada e Paqes".

 ??  ?? Dje gjatë takimit
Dje gjatë takimit
 ??  ?? Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi, Isuf Ferra
Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi, Isuf Ferra
 ??  ?? Nga mbledhja e djeshme e dy Dhomave të Tregtisë Shqipëri- Serbi
Nga mbledhja e djeshme e dy Dhomave të Tregtisë Shqipëri- Serbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania