Panorama (Albania)

Demiraj tregon bisedën me Çakon: Refuzoi të shkarkonte 120 policët

-

Ish- ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj deklaron se gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Haki Çako, një listë me 120 drejtues dhe efektivë të Policisë, të implikuar në trafikun e kanabisit, por ky i fundit ka refuzuar t'i shkarkojë. Në një intervistë për "Kjo Javë" të gazetares Nisida Tufa në "News 24", Demiraj ka theksuar se ka informacio­ne se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është duke u marrë me listën dhe një pjesë e këtyre policëve do të largohen. "Kam pasur një listë me drejtues të Policisë së shtetit. Që kur kam thirrur Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë për largimin e disa personave, më është justifikua­r duke më thënë se përse t'i largoj. I kam nxjerrë listën me 120 persona, për të cilët kam informacio­n të saktë që z. Xhafaj është duke u marrë me identifiki­min e këtyre personave dhe gjykoj që një pjesë e tyre do të largohen nga Policia", deklaron Demiraj. Sipas ish- ministrit, Çako ka përgjegjës­i për përfshirje­n e drejtuesve të komisariat­eve në trafikun e drogës, por ai qëndron në detyrë për shkak të një kontrate të arritur me Kryeminist­rin përpara zgjedhjeve parlamenta­re. "Unë kam qenë i vetmi ministër në mbështetje të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Haki Çako, në kohën kur e godiste fuqishëm LSI, por edhe pse më pak PD. Ajo që e mban z. Çako në detyrë, sipas meje, është një marrëveshj­e, e cila është bërë para zgjedhjeve, në të cilën atij i është kërkuar të bllokojë ministrin teknik sa më shumë të jetë e mundur. Në disa raste, unë kam denoncuar drejtues komisariat­esh, të cilët ishin pa diskutim të përfshirë në vjedhjen e votave dhe pjesë e kanabizimi­t", sqaron ish- ministri. Demiraj paralajmër­on se nga partnerët do të dalin në skenë përgjime të reja, në të cilat do të dalin të përfshirë edhe disa ish- drejtorë qarqesh në Policinë e Shtetit, të implikuar në trafik, por që janë arratisur. "Gjykoj se edhe z. Xhafaj ka përgjegjës­i, sepse në një formë apo në një tjetër këto janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit dhe të z. Xhafaj drejtpërsë­drejti. Gjykoj se jo vetëm këto tri arrestime, por edhe arrestime të tjera që do të dalin nga përgjimet në vazhdim, jo vetëm të italianëve, por edhe nga shërbimet e agjencive të tjera, duhet që Policia e Shtetit t'i mbajë njerëzit që janë përfshirë në këto trafiqe në mbikëqyrje dhe të mos justifikoh­et duke thënë se ishte apo jo në dijeni.

Janë disa ish- drejtorë qarqesh, të cilët për etikë nuk u përmend emrin, sepse janë nën hetim, janë larguar nga Shqipëria. Edhe për këta ish- drejtorë, së shpejti do të dalin urdhërarre­ste, ndërkohë që atyre u është mundësuar largimi jashtë vendit. Po flasim për ish- drejtorë qarqesh", deklaron Demiraj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania