Panorama (Albania)

Akuza se udhëtoi në makinën e Habilajve, reagon Gjebrea: Jam e hapur për t'u hetuar

Ish- zv. ministrja: Aktiviteti im dhe jeta personale e familjare kanë qenë e mbeten të bazuara te përgjegjsh­mëria ligjore e morale

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e i ka kërkuar ish- zv. ministres së Brendshme, Elona Gjebrea të japë shpjegime lidhur me udhëtimet e bëra jashtë vendit me makinën e vëllezërve Habilaj. Deputetja e PD, Dhurata Çupi, ka deklaruar se krahu i djathtë i Tahirit në Ministrinë e Brendshme, Gjebrea, ka udhëtuar më shumë se një herë me makinën e drogës.

"Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj. Ajo refuzoi me arrogancë t'u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve", deklaroi Çupi. Deputetja e PD kërkoi nga Gjebrea të sqarojë përse zgjodhi të udhëtojë jashtë vendit me makinën e Habilajve. "Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht: Pse udhëtoi privatisht për në Greqi? Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj? Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private? Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve? Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjës­itë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjës­ia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t'i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpuno­jë me drejtësinë", tha deputetja e PD.

REAGIMI

Ish- zv. ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për udhëtimet jashtë vendit me makinën e vëllezërve Habilaj. Gjebrea sqaron se gjatë ushtrimit të detyrës së saj, nuk ka asgjë të paligjshme dhe të pamoralshm­e. "Asgjë të paligjshme apo të pamoralshm­e nuk ka në punën time 4- vjeçare si zv. ministre e Punëve të Brendshme, edhe sot, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë Bashkiake nr. 1 në Tiranë, në respekt të ndjeshmëri­së së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashës, e ndiej për detyrë morale t'ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucio­nal, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare, kanë qenë dhe mbeten të bazuara te përgjegjsh­mëria ligjore dhe morale", sqaron Gjebrea. Sipas ishzv. ministres, sulmet e opozitës kanë për qëllim të njollosin figurën e saj, ndërkohë që ajo vetë është e gatshme për t'u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatue­se. "Sulmet e opozitës janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta. Sigurisht, në momentin e duhur këta baltosës e shpifës që guxojnë të hedhin baltë e shpifje mbi figurën time, do të përballen sipas ligjit. Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t'u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatue­se. Deri më sot, asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i Prokuroris­ë, siç është pretenduar nga disa media. Duke falënderua­r të gjithë miqtë dhe dashamirës­it që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetje­n e tyre, edhe një herë dua t'i garantoj për pastërtinë e figurës sime", shprehet Gjebrea.

Në respekt të ndjeshmëri­së së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashës, e ndiej për detyrë morale t'ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucio­nal, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare, kanë qenë dhe mbeten të bazuara te përgjegjsh­mëria ligjore dhe morale", sqaron Gjebrea

 ??  ?? Elona Gjebra dhe Saimir Tahiri
Elona Gjebra dhe Saimir Tahiri
 ??  ?? Makina e ish- ministrit Tahiri
Makina e ish- ministrit Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania