Panorama (Albania)

Ish- zyrtarët e Policisë së Vlorës në përgjimet e Habilajve

- Moisi Habilaj

Ish- shefat e Policisë së Vlorës, të cilët janë prej ditësh në kërkim për bashkëpuni­m në fushën e trafikut të drogës së grupit të Habilajve, janë zbuluar fillimisht nga dosja e përgjimeve që Prokuroria e Katanias ka dërguar në Shqipëri. "Panorama" mëson se ish- shefat e "zhdukur" janë përmendur në përgjimet ambientale të Moisi Habilajt dhe pjesës tjetër të grupit. Gjithashtu, disa prej tyre dyshohen se kanë bashkëpunu­ar edhe me policin në kërkim, Renato Avduli, i përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës në Treblove të Vlorës, për të cilën është arrestuar shtetasi Taulant Haxhiraj. Ky i fundit, i cili dyshohet se transporto­nte drogë me avion në Itali, do të pyetet sërish nga Krimet e Rënda për rolin që kishte Renato Avduli në trafikun e drogës dhe ishshefat e shpallur në kërkim ditët e fundit. Krimet e Rënda dyshojnë se këta ish- zyrtarë kanë pasur dijeni për kultivimin dhe trafikun e drogës dhe me veprimet dhe mosveprime­t e tyre e kanë favorizuar atë. Në total janë 12 ish- zyrtarë dhe zyrtarë policie nën hetim, ku për 4 prej tyre janë lëshuar urdhërarre­stet, të cilat nuk janë ekzekutuar ende, pasi nuk gjenden të dyshuarit. Disa javë më parë, Krimet e Rënda kanë bashkuar dosjen e Habilajve me atë të Treblovës, pasi kanë dyshime se grupet kriminale janë zgjatime të njëra- tjetrës. Ish- drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, si edhe dy koleget e tij, Gjergj Kohila e Sokol Bode, tashmë janë në kërkim, pasi efektivët e SHÇBA dështuan në arrestimin e tyre, në bazë të urdhrit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania