Panorama (Albania)

KQZ: Transparen­cë me shpenzimet e fushatës së partive

-

KQZ ka reaguar dje, pas pretendime­ve të deputetëve të PS, se po tentohet të manipulohe­n shifrat e raportit financiar të PD- së, për shpenzimet në lidhje me kontratat e lobingut. Sipas zëdhënëses së KQZ, Drilona Hoxhaj, ky institucio­n ka bërë transparen­cë për raportet financiare dhe ato janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ.

"KQZ ka ofruar transparen­cë maksimale dhe ka publikuar raportet e të gjithë partive politike që e kanë dorëzuar, madje i ka bërë apel çdo subjekti që ka pretendime lidhur me informacio­nin, që vetë partitë politike kanë deklaruar në raporte, t'i paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin pretendime­t e paraqitura", ka thënë zëdhënësja e KQZ.

Partia Demokratik­e e Lulzim Bashës duket se ka bërë fushatën më të varfër nga partitë e tjera, që garuan më 25 qershor. Sipas raportit financiar të dorëzuar në KQZ, Partia Demokratik­e ka shpenzuar në zgjedhje 58,197,289 lekë të rinj, ose 508 mijë dollarë amerikanë. Partia Demokratik­e ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka pasur asnjë lloj donacioni, as mbledhje kuotash anëtarësie dhe as dhurata në natyrë. Demokratët kanë realizuar fushatën me fondet buxhetore, dhe nga 88 milionë lekë të rinj që ka pasur në total, Lulzim Basha ka vendosur të shpenzojë vetëm 58 milionë lekë në zgjedhjet e 25 qershorit, thuajse gjysmë e atyre që ka shpenzuar Partia Socialiste. Partia Demokratik­e ka angazhuar në zgjedhjet e 25 qershorit 4 kompani të huaja konsulence, të cilat rezulton t’i ketë paguar në vlerën e 15,939,109 lekëve, ose rreth 140 mijë dollarë. Sipas raportit, PD ka shpenzuar për mitingjet rreth 21.5 milionë lekë të rinj ose rreth 190 mijë dollarë.

 ??  ?? Lulzim Basha gjatë fushatës
Lulzim Basha gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania