Panorama (Albania)

Siguria rrugore, pezullohen 40 leje drejtimi për 12 orë

Policia ngre alarmin: Bëhen gara shpejtësie në rrugë

-

Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar plot 40 leje drejtimi për 12 orë kontrolli me radar Drager.

Aksioni i Policisë nisi në fundjavë kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimi­t rrugor. Kështu, sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, 35 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim shpejtësie, ndërsa 15 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje nga më të ndryshmet si, mosrespekt­im i semaforit, mosvendosj­e të rripit të sigurimit, përdorim të celularit etj. Po kështu, 7 automjete janë bllokuar për mosshlyerj­e të gjobave, ndërsa 2 drejtues mjetesh janë arrestuar, pasi drejtonin në gjendje të dehur. Sipas Policisë, ka pasur edhe një rast të rrezikimit të jetës të punonjësit me uniformë nga një drejtues i papërgjegj­shëm. Më konkre- DREJTUES janë penalizuar me masa të ndryshme, nga gjoba deri te heqja e lejes së qarkullimi­t të mjeteve, në 12 orët e fundit nga Policia Rrugore e Tiranës. tisht, janë vendosur 22 masa administra­tive për mosvendosj­e të rripit të sigurimit, ndërsa 17 të tjera janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu, janë kontrollua­r edhe motoçiklis­tët, ku 8 prej tyre janë gjobitur për mosvendosj­e të kaskës mbrojtëse. Gjatë kontrollev­e janë evidentuar tri raste të shkeljes së semaforit, ndërsa 6 drejtues mjetesh nuk kishin kaluar testin e kolaudimit të mjetit. NJOFTIMI I POLICISË “Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit, ka vijuar kontrollet me Drager dhe radar. Kontrollet janë kryer në rrugët e brendshme të Tiranës për të parandalua­r, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojn­ë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidentes­h për veten dhe përdoruesi­t e tjerë të rrugës. Kontrollet Drager janë bërë edhe për të parandalua­r, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në drejtim të shpejtësis­ë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që, në orët e vona të natës, drejtues mjetesh qarkullojn­ë me shpejtësi dy deri në tri herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie. Në këtë kuadër, në orët e para të mëngjesit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të Policisë Rrugore. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tri herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara. Për sa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit. Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes”, shkruan njoftimi.

 ??  ?? Policia gjatë aksionit
Policia gjatë aksionit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania