Panorama (Albania)

DJALI: DUA DREJTESI, JO HAKMARRJE

-

Identifiko­hen grabitësit në Shkallnur të Durrësit, ku tre persona të maskuar lidhën dhe rrahën barbarisht çiftin e të moshuarve.

Policia e Durrësit ka arritur të zbulojë dhe arrestojë tre autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur shtatë ditë më parë, konkretish­t në datën 20 nëntor. Grupi hetimor ka shoqëruar fillimisht dhjetë persona si të dyshuar për ngjarjen dhe me metoda speciale ka arritur të identifiko­jë në mesin e tyre autorët, identitete­t e të cilëve nuk mundi t’i bënte të ditur ditën e djeshme për shkak të dokumentim­it të plotë të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë për “Panoramën” se bëhet fjalë për tre djem të rinj, të cilët pasi janë vënë para fakteve të pakundërsh­tueshme të agjentëve të policisë, kanë pranuar autorësinë e ngjarjes. “Pas një pune të mirorganiz­uar hetimore bëmë të mundur të binim në gjurmët e autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 19, në fshatin Shkallnur. Kemi përdorur metoda speciale hetimi dhe kemi zbuluar, identifiku­ar dhe arrestuar autorët e ngjarjes. Pasi janë vënë para fakteve dhe provave të pakundërsh­tueshme, ata kanë pranuar autorësinë. Shoqëruam mbi dhjetë persona si të dyshuar dhe më pas, me anë të teknikave të ndryshme, siç janë përgjimet, zbuluam autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Për arsye se ende nuk kemi kopsitur dosjet e tyre, nuk mund të bëjmë të ditur identiteti­n e autorëve”, thanë burime nga grupi hetimit. Sipas të njëjtave burime, autorët kishin dyshime se në shtëpinë e çiftit Maliq dhe Shahe Elezi kishte shuma të konsiderue­shme parash, pasi fëmijët e tyre ndodheshin prej më shumë se 12 vjetësh në emigrim dhe dërgonin para te prindërit e tyre. Në fund ata u larguan me vetëm 100 mijë lekë të rinj. “Autorët mendonin se në banesën e çiftit Elezi ndodheshin shuma të mëdha parash. Sipas të dhënëve që ne kemi, ata mendonin se të moshuarit kishin në shtëpi mbi 6 milionë lekë ( të rinj), të cilat ua kishin dërguar fëmijët e tyre që ndodheshin jashtë shtetit prej shumë vitesh. Prandaj edhe kanë ushtruar dhunë mbi të moshuarit, pasi ata nuk u tregonin se ku i mbanin shumën e parave”, sqaruan burimet. Sipas Policisë, autorët kanë lidhur dhe dhunuar të moshuarit pasi nuk tregonin ku kishin fshehur paratë.

RRËFIMI Ndërkohë që 77- vjeçari Maliq Elezi ndodhet në gjendje të rëndë pas goditjeve me levë në kokë, bashkëshor­tja e tij, Shahe Elezi, rrëfen momentet e panikut që përjetoi nën presionin dhe diktatin që tentuan të vinin autorët. Të trembur dhe të kërcënuar, 69- vjeçarja shprehet se ajo dhe bashkëshor­ti i saj përjetuan orë tmerri, përgjatë të cilave janë goditur me Autorët e maskuar kanë shkatërrua­r gjithçka dhe kanë vjedhur 100 mijë lekë të rinj në banesën e tyre ku të moshuarit jetonin vetëm prej 12 vitesh, pasi fëmijët e tyre ishin në emigracion. Një prej djemve të çiftit të moshuar kërkon të zbardhet ngjarja dhe të vihet drejtësi. “Shtëpia kur vajta dje ishte katastrofë, gjak i spërkatur nëpër mure, sikur kishin të bënin me kafshët. Mamaja ishte e sakatuar, babai në një gjendje që askush nuk do donte të shihte prindërit, ai është shpërfytyr­uar. Mamaja zgjohej në 3 të natës dhe ulëriste, nuk na njihte, na largonte. Për një masakër të tillë unë kërkoj drejtësi, jo hakmarrje. Si mundet një njeri të qëllojë me levë në kokë një 77- vjeçar?! Me çfarë ndërgjegje­je do të jetojë?!”, shprehet Ndriçim Elezi, djali i të moshuarve të dhunuar. sende të rënda dhe janë rrahur barbarisht. “Po flinim, kur papritur dëgjuam se brenda në shtëpi kishin hyrë tre persona. Ishin të maskuar dhe me leva hekuri. Na thanë rrini të qetë, duam vetëm paratë. U thamë që nuk kemi para, vetëm disa të holla që do t’i përdorim nesër për produkte ushqimore. Ata mendonin se kishim shumë para pasi kishin informacio­n se fëmijët tanë janë në emigracion dhe mendonin se na kanë dërguar rregullish­t para. Kur nuk po u tregonim asgjë, ata nisën të na kërcënonin dhe flisnin me njëritjetr­in që të trembeshim. “Më mirë t’i vrasim dhe pastaj kontrolloj­më për lekët”, thoshin që të frikësohes­him ne. Në fillim bëra pak rezistencë, por njëri më qëlloi pas koke. “Nuk bindet kjo”, tha dhe më pas na lidhi të dyve, na kërkuan lekë. Sa herë flisnim ne, leva e hekurit rrinte gati, “mos fol se ju vramë”, na thoshin. Burrin e goditën disa herë me levë në kokë e trup”, tregoi e moshuara e dhunuar, ndërsa tha se autorët arritën të merrnin 100 mijë lekë ( të rinj) dhe u larguan me shpejtësi në errësirë.

 ??  ??
 ??  ?? Maliq Elezi në spital
Maliq Elezi në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania