Panorama (Albania)

Ujësjellës­i i Fierit me 3.8 mln euro debi, në borxh dhe shteti

Institucio­net publike, 200 mijë euro fatura të papaguara

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Ujësjellës­i i Bashkisë së Fierit numëron një shumë prej 3.8 milionë eurosh debi nga abonentë familjarë dhe biznese.

Nga 35 mijë e 500 abonentë që numëron i gjithë Fieri, bashkë me rrethinat, 6 mijë prej tyre janë debitorë. Sa u takon bizneseve, debitori më i madh rezulton të jetë kompania “Armo”, e cila kap një shifër prej 2.2 milionë eurosh. Por në borxh është dhe vetë shteti, pasi institucio­net publike i detyrohen ujësjellës­it Fier një shumë që shkon në rreth 200 mijë euro. Sipas Drejtorisë së Degës së Shitjes në Ujësjellës­in e këtij qyteti, vijojnë kontrollet dhe ndërprerje­t e ujit ë pijshëm nga abonentët në Fier. Sipas tyre, vetëm këtë muaj janë kryer mbi 90 prerje të ujit tek abonentë familjarë dhe privatë. Aksioni në fjalë kërkon të reduktojë paligjshmë­rinë dhe po ashtu edhe të ulë numrin e debitorëve. Prerjet në fjalë shoqërohen me gjoba në rast të rilidhjes së ujit nga abonentët. Deri tani numërohen në total 6 mijë debitorë të ujit. “Po vazhdojmë me kontrolle të rrepta për të mos lejuar asnjë të abuzojë me ujin e pijshëm, por edhe për të ulur debinë e krijuar në vite. Debitorët më të mëdhenj janë “Armo” me 2.2 milionë euro dhe 200 mijë euro institucio­net, ndërsa dhe 3.8 mln euro janë debi të abonentëve familjarë dhe bizneset. Debitorët përbëjnë rreth 20% të numrit total të abonentëve ( 35 mijë e 500 abonentë ka i gjithë Fieri dhe rrethinat) për të cilët do të ndiqen e gjithë procedura ligjore për të detyruar të paguajnë debinë”, - vijojnë burimet nga ujësjellës­i. Për debitorët e mëdhenj, aktualisht, ka nisur plotësimi i dosjeve të cilat pritet t’i dërgohen Prokuroris­ë së Fierit. Janë rreth 50 dosje, të MIJE e 500 abonentë numëron i gjithë Fieri bashkë me rrethinat. Nga këta, 6 mijë abonentë rezultojnë debitorë pasi kanë fatura të pashlyera ende, që përbëjnë 20% të gjithë abonentëve cilat konsideroh­en si debitë më të mëdha, institucio­ne private dhe publike, të cilave edhe pse u është kërkuar shumë herë të shlyejnë detyrimet, nuk e kanë bërë një gjë të tilla. Pas vizitës së fundit në Fier të Kryeminist­rit Edi Rama, Drejtoria e Ujësjellës­it DOSJE për debitorët kryesorë gati për t’ia dërguar Prokuroris­ë së Fierit. Pavarësish­t se u është kërkuar të shlyejnë detyrimet, nuk kanë reaguar. Vetëm 150 aktmarrëve­shje për shlyerjen e borxhit duket se është vënë në lëvizje, ndërsa këtë muaj u lidhën 150 aktmarrëve­shje për shlyerje borxhi dhe 136 kontrata të reja, entet e të cilave operonin në treg pa asnjë dokument për përdorimin e ujit të pijshëm, duke qenë prej vitesh ilegjitim në këtë sektor.

 ??  ?? Ujësjellës­i i Fierit
Ujësjellës­i i Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania