Panorama (Albania)

Kapet në Kukës pas 33 vitesh në arrati i kërkuari në Gjermani

-

KUKES - Një shqiptar nga Kosova është arrestuar pas 33 vitesh në arrati. 60vjeçari Jakup Smaili u arrestua me qëllim ekstradimi­n në Gjermani nga policia në pikën kufitare të Morinit në Kukës. “Më datë 24.11.2017, specialist­ët e Policisë Kufitare Morin bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbicë.

Gjatë regjistrim­it në hyrje të stacionit të PKM, rezultoi shtetas i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Wiesbaden/ Gjermani”, bën të ditur Policia. 60- vjeçari rrezikon dënim me burgim të përjetshëm për një ngjarje të ndodhur në vitin 1984 në Hanover. Gjatë një grabitjeje, Smaili në atë kohë 27 vjeç plagosi me pistoletë një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 1984 në Hanover të Gjermanisë. Më 8 qershor 1984, rreth orës 4: 30 të mëngjesit, dy shqiptarë hynë në një dyqan për të vjedhur. Sipër dyqanit banonte një polic, i ri, rreth 25 vjeç. Ai i pikasi ata dhe tentoi t’i arrestonte, por ata qëlluan në drejtim të tij duke e plagosur rëndë. Të dy, Jakup Smaili dhe personi tjetër, u arratisën. Ndërkohë disa ditë më pas, grabitësi tjetër, në atë kohë 19 vjeç, u arres- VJEÇARI rrezikon dënim me burgim të përjetshëm për një ngjarje të ndodhur në vitin 1984 në Hanover. Gjatë një grabitjeje, Smaili, në atë kohë 27 vjeç, plagosi me pistoletë një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 1984 në Hanover të Gjermanisë. tua. Ai u dënua me tre vite burg për grabitje të armatosur. Ndërkohë autoritete­t gjermane zbuluan shenjat e gishtave të Jakup Smailit, që kishin mbetur tek arma e zjarrit, tip pistoletë. Në fillim të vitit 2016 hetuesit e departamen­tit të policisë së Hanoverit nxorën një urdhërarre­st ndërkombët­ar për të. Pas kërkimeve rezultoi se ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe në Monako, Maqedoni, Kosovë dhe në fund në Shqipëri. Pas arrestimit dhe njoftimit nga pala shqiptare, prokurori i Hanoverit tani ka nisur procedurat e ekstradimi­t. Ndaj 60- vjeçarit tashmë të arrestuar provizoris­ht për llogari të shtetit gjerman, rëndon akuza e tentativës për vrasje dhe për këtë arsye rrezikon një dënim maksimal deri në burgim të përjetshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania