Panorama (Albania)

Gazeta britanike në Krumë: Çdo familje ka të paktën një person emigrant në Angli

Paguajnë mbi 12 mijë paund trafikantë­t për t’i dërguar fëmijët në Angli me kamion. 834 adoleshent­ë kanë braktisur shkollën

-

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull fenomenit të emigrimit të shqiptarëv­e në Britaninë e Madhe. Gazetari i saj, Tom Kelly, ka vizituar Krumën dhe tregon se çdo familje ka të paktën një pjesëtar të saj emigrant në Britani.

Ai e cilëson Krumën si një lagje të Londrës, edhe pse ndodhet 2500 km larg. Shumica e të rinjve që janë larguar nga fshati që ndodhet në kufi me Kosovën, janë larguar ilegalisht, duke paguar shuma të konsiderue­shme te trafikantë­t. “Kruma ndodhet rreth 2500 km larg Londrës, por banorët e saj ndihen sikur jetojnë në një prej zonave të vogla të saj”, shkruan gazetari. “E rrethuar nga male në krye të mbushur nga dëbora, Kruma është zona periferike më e pazakontë e Londrës.”

SHKRIMI I PLOTË Rrethuar nga male me dëborë, Kruma nuk ka se si të jetë një periferi e Londrës. Por, pavarësish­t se ndodhet 2500 km larg kryeqyteti­t të Britanisë, banorët e fshatit shqiptar e ndiejnë sikur jetojnë në një prej lagjeve të saj.

Zyrtarët thonë se thuajse çdo familje ka të paktën një pjesëtar të saj në Britani dhe të paktën një tjetër që shpreson të emigrojë atje.

Disa nga fëmijët e fshatit kanë shkuar në Britani ilegalisht duke paguar trafikantë­t për t’i dërguar atje, zakonisht me ndihmë e vetë prindërve të tyre.

Vendet e pakta të punës në komuniteti­n shqiptar të Veriut, bëjnë që të rinjtë t’i kalojnë ditët në lokalin e fshatit “Bar- Kafe London”, për të diskutuar se si të shkojnë në vendin që lokali mban emrin.

Mes atyre që kanë dërguar fëmijët në Britani është një anëtar i Këshillit Bashkiak, si dhe një punonjës policie, të cilët kanë paguar mbi 12 mijë paund, që i kanë marrë borxh, për të paguar trafikantë­t. Prindërit shprehen se dërgimi i fëmijëve jashtë vendit është e vetmja shpresë për të siguruar një të ardhme.

Ish- polici Isa Rexha nuk e ka parë djalin e tij prej dy vitesh, që kur në moshën 15- vjeçare hipi pas një kamioni për të hyrë në Britani pasi kishte shkuar deri në Francë bashkë me xhaxhain e tij.

“Na mungon shumë deri në shpirt, por ne nuk duam që të kthehet. Nuk mund t’i japim mbështetje. Nuk ka asgjë për të këtu. Asgjë”, tregon Rexha.

Djali i tij jeton në jugperëndi­m të Londrës dhe merr mbështetje nga shteti për të shkuar në shkollë, ndërsa po stërvitet për t’u bërë hidraulik.

Vitin e ardhshëm do të vendoset nëse ai do të marrë leje të përhershme qëndrimi.

Nëse kërkesa e tij do të refuzohet, siç ndodh në shumicën e rasteve, 15- vjeçari do të mbetet në Britani ilegalisht.

Familja e tij e di se ai rrezikon të përfshihet në bandat shqiptare në Britaninë e Madhe, që shfrytëzoj­në fëmijët që jetojnë ilegalisht atje si punëtorë skllevër në lavazhet e makinave ose si transportu­es apo shpërndarë­s droge.

Ndërsa mban një flamur britanik në lokalin e tij, të ndërtuar me paratë që vëllezërit e tij i kanë dërguar nga Britania, Liman Morina e quan veten banor të Londrës.

“Shqipëria është vetëm një lagje e Londrës. Edhe personi që paguhet më shumë këtu, fiton më pak sesa ai që merr pagën më të ulët në Londër”, thotë ai.

Zyrtarët e arsimit në provincën e Kukësit thonë se 834 adoleshent­ë kanë braktisur shkollën nga periudha 2013- 2016, ku shumica kanë tentuar të emigrojnë në Britaninë e Madhe.

Sabah Lleshi, 16 vjeç, thotë se 15 nga miqtë e tij jetojnë në Britani dhe ai ka në plan që të provojë muajin e ardhshëm që të shkojë atje. “Ka më shumë shpresë në Angli. Prindërit e mi nuk duan që të iki, por unë e kam vendosur”, thotë adoleshent­i.

Sahit Cahani, 46 vjeç, i cili punon në një market, thotë se u ka paguar trafikantë­ve 12 mijë paund që t’i dërgojnë djalin në Manchester, ku ai fiton 30 paund në ditë, duke larë makinat.

“Iku kur ishte 18 vjeç. Shkoi në Calais për të provuar që të hipte në kamion. Ka jetuar në kushte të tmerrshme. Në fund, vendosa të paguaja trafikantë. Ta shihja teksa largohej ma ka shkurtu jetën”, tregon ai.

Të tjerë shkojnë edhe në ekstreme, përveç se paguajnë para. Një anëtar i Këshillit Bashkiak tregon se si u ka paguar 14 mijë paund trafikantë­ve për t’i dërguar dy djemtë të moshës 15 dhe 16 vjeç në Britani tri vite më parë.

Ata janë marrë nga kujdesi social, ndërsa përdorin identitet të rremë në mënyrë që të mos u refuzohet kërkesa për azil.

“Familjet arrijnë deri aty sa e bëjnë plan me gruan që t’i thotë policisë se burri rreh fëmijët. Nga kjo ata mund të përfitojnë azil atje”, shprehet ai. Por, Flamur Dauti, drejtor i shkollës “Skënderbeu” në Krumë, thotë se shumica janë joshur nga Britania e Madhe nga premtimet false. “Kthehen për pushime me makina luksoze, por zakonisht ajo është një makinë që e kanë marrë me qira për një javë. Nuk e zotërojnë atë. Të gjithë mburren, por realiteti është i vështirë për shumicën e atyre që ikin atje, ka shumë rreziqe”, përfundon Dauti.

Zyrtarët e arsimit në provincën e Kukësit thonë se 834 adoleshent­ë kanë braktisur shkollën nga periudha 20132016, ku shumica kanë tentuar të emigrojnë në Britaninë e Madhe. Sabah Lleshi, 16 vjeç, thotë se 15 nga miqtë e tij jetojnë në Britani dhe ai ka në plan që të provojë muajin e ardhshëm që të shkojë atje

 ??  ?? Adoleshent­ë shqiptarë të përfshirë në shpërndarj­en e drogës
Adoleshent­ë shqiptarë të përfshirë në shpërndarj­en e drogës
 ??  ?? Sahit Cahani me djalin e tij që ka emigruar në Angli
Sahit Cahani me djalin e tij që ka emigruar në Angli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania