Panorama (Albania)

U nis nga Shqipëria, kapet pas 48 orësh gomonia me kanabis

Ndaj trafikantë­ve u qëllua me snajper. Mjeti lundrues u pikas në veri të Korfuzit

-

Roja Bregdetare greke ka finalizuar me sukses operacioni­n më të madh në historinë e saj, pas një ndjekjeje të gjatë të një gomoneje të ngarkuar me lëndë narkotike.

Pas informacio­neve të siguruara prej disa javësh, Drejtoria Kundër Drogës, ra në gjurmët e një mjeti lundrues të ngarkuar me sasi të madhe hashashi. Gomonia e shpejtësis­ë së lartë me tri motorë nga 350 kuaj fuqi, kishte në bord tri persona. Siç raportojnë mediat greke, operacioni nisi të premten në mbrëmje dhe përfundoi pas 48 orësh. Gomonia me tre skafistë u pikas nga Roja Bregdetare e Greqisë në pjesën veriore të Korfuzit dhe është ndjekur deri në brigjet e ishullit Tria në Athinë. Operacioni është zhvilluar nga ajri dhe deti. Gomonia e drejtuar nga tre skafistë, një shqiptar, një grek dhe një turk, u ndal vetëm pasi u qëllua me snajper nga helikopter­i i Policisë. Por, edhe skafistët janë kundërpërg­jigjur me zjarr nga ana e tyre duke qëlluar mbi helikopter. Në fund, forcat e Policisë kanë vënë në pranga tre skafistët, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Gjithashtu, autoritete­t ligjzbatue­se nuk japin detaje as për sasinë e lëndës narkotike që u gjet në gomone. Por, mediat greke shkruajnë se ka dyshime se gomonia është ngarkuar me lëndë narkotike në brigjet e Shqipërisë dhe po trafikohej drejt Greqisë. Pas sekuestrim­it të kanabisit që gjendej në bord, gomonia është transportu­ar drejt Pireut. Mediat e vendit fqinj raportojnë se autoritet greke kish- in siguruar informacio­n për trafikimin e një sasie të madhe droge dhe po vëzhgonin koordinata­t, që po ndiqnin trafikantë­t në Detin Jon. Gjatë operacioni­t, Greqia mobilizoi mjetet më të shpejta detare, si dhe gomonia u ndoq edhe nga ajri me avion dhe helikopter. Sipas mediave greke, ky është operacioni i dytë më i gjatë, që u mbyll me sukses me arrestimin e trafikantë­ve në prill të këtij viti në Detin Jon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania