Panorama (Albania)

Teuta ndal Flamurtari­n, akuza për gol “fantazmë”

Laçi i pafat dhe humb penallti, Kukësi fiton mes tensionit

-

Moti i ftohtë dhe rrymat detare nuk ndikuan aspak për të trazuar ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Teutës.

Fare i qetë ishte deti, rezultat në përfundim të 90 minutave të takimit, i cili nisi me katër minuta vonesë prej fikjes së dritave dhe u luajt për më se 95 minuta nën qetësinë e ofruar nga mbyllja e stadiumit dhe dënimit të tifozëve. Pika kulmore e takimit është një momenti i diskutuesh­ëm, nëse sfera e ka kaluar apo jo vijën dhe duhej gol për Flamurtari­n në të 88- tën. Në fund, një pikë që e mban Flamurtari­n në vendin e tretë, ndërkohë që Teuta barazon Laçin me 15 pikë dhe kalon përkohësis­ht Partizanin. Një ndeshje që nis me shumë kujdes nga të dyja ekipet, të cilat hidhen thuajse me forca identike përpara duke bërë që beteja të zhvillohet në mesin e fushës. Duket se mungesa e pikës së referimit dhe e tifozëve, e kanë bërë skuadrën vlonjate pa shumë shënjestër në vijën e parë. Teuta bën mirë në mesin e fushës dhe në daljet nga krahët, por Flamurtari është “bunker” në qendër të mbrojtjes. Çyrbja është i vetmi që futet në zonë dhe driblon, por Flamurtari ka një Nurkoviç në ditën e tij më të mirë që del dhe largon çdo rrezik. Për Flamurtari­n, mungesa e Bushiçit e bën Alveshin lehtësisht të markueshëm nga mbrojtja mike. Zhupo është rreziku prezent për Teutën me goditjet nga distanca, por për fat të Kastratit, shënjestra e tij nuk është aspak në rregull. Hila e Lena kundërpërg­jigjen me tentativa drejt portës së Nurkoviç, por njëri gjen Nurkoviç në gatishmëri dhe tjetri e nxjerr jashtë kuadratit. Në të 88- ën, është momenti më i diskutuesh­ëm, kur një krosim nga këndi për Flamurtari­n sjell disa situata. Kastrati nuk zotëron si duhet një top në qendër të zonës, pasi i bëhet një ndërhyrje, ndërkohë që Beqja largon sferën në vijën fatale. Për vendësit, sfera kishte kaluar dhe duhej akorduar gol, ndërkohë që për miqtë, mbrojtësi ka reaguar në kohë dhe nuk bëhet fjalë për gol. Në fund, sfida e luajtur me një stadium të dënuar për të luajtur pa tifozë, u jep nga një pikë dy ekipeve bregdetare që nuk krijojnë shumë dallgë në këtë 90- minutësh. Flamurtari i gëzohet renditjes, ndërkohë që Teuta e konsideron pikë konfirmimi.

LAÇI- KUKËSI Ritëm, emocione, polemika dhe një penallti e humbur ishin ato që kishte rezervuar ndeshja e djeshme e luajtur në Laç mes vendësve dhe Kukësit. Këta të fundit janë rikthyer te fitorja pas katër javëve duke triumfuar me vështirësi. Një gol i shënuar nga Shameti në minutat e para të takimit, u ka mjaftuar kampionëve që të sigurojnë një trepikësh qetësie. Ndërsa kurbinasit nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës, edhe pse kanë luajtur në sulm gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë krijuar volum të madh loje. Por, para portës kundërshta­re, të besuarit e trajnerit Mezani janë treguar të pasaktë. Në minutën e katërt, Bakaj kroson nga këndi dhe gjen Shametin, i cili i shkëputet mbulimit të Gjonit dhe me kokë gjuan saktë një top që pasi përplaset në tokë, ndalet në rrjetë. Fundi i pjesës së parë vjen shpejt dhe pikërisht në minutat shtesë kurbinasit kanë mundësinë e artë për të barazuar shifrat. Aksion i gjatë i Laçit dhe Uzuni gjen Qaqin. Ky i fundit ka mbulimin e Shametit dhe rrotullohe­t për të pasuar në një nga shokët e skuadrës, por topi ndalet me dorë nga Shameti. Kryesori akordon 11- metërsh, por Eskerda nga pika e bardhë gabon dhe e nxjerr sferën jashtë. Në të dytën, kurbinasit janë agresivë, por rastin më të pastër në këtë pjesë të dytë për të dyfishuar shifrat e kanë miqtë. Në të 62ën, Musolli nis një kundërsulm të shpejtë dhe jep një asist për Alijevin, i cili përballë portierit Selmani nuk arrin të shënojë, pasi topi përplaset në trupin e këtij të fundit.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Flamurtari- Teuta 0- 0
Moment nga ndeshja Flamurtari- Teuta 0- 0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania