Panorama (Albania)

PD e akuzon se udhëtoi disa herë me makinën e Habilajve, Gjebrea: Nuk kam asgjë të paligjshme

REAGIMI I ISH- ZV. MINISTRES PER MAKINEN E TAHIRIT. XHAFAJ: PROKURORIA TE TREGOJE KUSH I VEZHGOI POLICET

- Jaeld Çela Gjergji Kohila Sokol Bode

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar dje se dekonspiri­mi i aksionit të Prokuroris­ë për të arrestuar 3 ish- drejtuesit e Policisë së Vlorës nuk ka ndodhur nga Policia e Shtetit.

Xhafaj u ka kërkuar gazetarëve që të pyesin Prokurorin­ë se kujt ia ka lënë detyrën për të mbajtur nën vëzhgim ish- drejtuesit e Policisë. "Në momentin që është vënë në dijeni Policia, atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrje­s nga Policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni Policia ose, më saktë, nuk i është lënë kjo detyrë Policisë. Deri në datën 22 që ka marrë aktet, SHÇBA- ja nuk ka pasur dijeni për këtë gjë, ju thashë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorin­ë se më kë e ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë", tha dje Xhafaj. Ai më tej ka deklaruar se ky nuk ishte një dështim i operacioni­t "Forca e Ligjit", pasi sipas tij ky operacion merret vetëm me grupe të strukturua­ra kriminale. Por, pas insistimit të gazetarëve se tre ishdrejtue­sit e Policisë akuzohen nga Prokuroria se janë pjesë e bandës së "Habilajve", Xhafaj deklaroi se do të presë kur t'i vijë zyrtarisht ky pretendim nga Prokuroria. Dy ditë më parë, Policia e Shtetit shkoi për të arrestuar në banesën e tij ish- drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish- shefin e Postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode, dhe ishshefin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohilën, por nuk gjeti asnjërin prej tyre. PYETJET DHE PËRGJIGJET ME FATMIR XHAFAJN Si ka mundësi që arratisen mes ditës tre ish- zyrtarë

të lartë të Policisë së Shtetit?

Xhafaj: Së pari, ne nuk e dimë në mes të ditës , apo natës. Këtë mund ta dini ju. Nëse keni ndonjë fakt plus, është mirë që t'ia jepni Prokuroris­ë. Së dyti, që është e rëndësishm­e, nuk ka qenë nën vëzhgimin tonë. Në momentin që është vënë në dijeni Policia, atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrje­s nga Policia. Përpara këtij fakti, nuk ka pasur dijeni Policia ose, më saktë, nuk i është lënë kjo detyrë Policisë.

I është lënë SHÇBA- së. Atëherë i bie që është dekonspiru­ar nga SHÇBA- ja. Prokuroria ia ka lënë detyrë SHÇBA- së të mbajë në vëzhgim këta persona.

Xhafaj: Nuk është e vërtetë. Duhet të merreni informacio­n më të plotë, për shkak sepse deri në datën 22 që ka marrë aktet, SHÇBA- ja nuk ka pasur dijeni për këtë gjë, ju thashë. Çfarë ka ndodhur më përpara, duhet të pyesni Prokurorin­ë se më kë e ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë.

A ishte ky një operacion i dështuar? Një goditje që merr operacioni "Forca e Ligjit", që është trumbetuar me forcë nga ana juaj.

Xhafaj: Po ç'lidhje ka kjo me operacioni­n "Forca e ligjit"?!

Po duke qenë se me anë të operacioni­t të "Forcës së Ligjit" do të arrestohen të gjithë personat e botës së krimit. E për sa kohë ka urdhërarre­ste e urdhërndal­ime për tre ish- zyrtarë...

Xhafaj: E para njëherë, të arrestohen të gjithë ata që kërkohen është detyrë e përhershme e Policisë së Shtetit, pavarësish­t nga emërtimet e operacione­ve. E dyta, operacioni "Forca e Ligjit" është për grupet e strukturua­ra kriminale. Unë nuk di, për rastin në të cilin ju po flisni, është pjesë, është për një grup të strukturua­r kriminal.

Akuza është për trafik droge në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal, z. Xhafaj. Kjo është akuza.

Xhafaj: Kur të vijë kjo gjë nga Prokuroria në mënyrë të tillë, patjetër. Por nuk ka lidhje kjo se çfarë grupi është. E rëndësishm­e është se kushdo që i shmanget drejtësisë, duhet të jetë pjesë e objektit të punë së Policisë për të shkuar para drejtësisë. Kjo është e sigurt.

Për ish- zyrtarët e Policisë, janë për trafik droge dhe si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal...

Xhafaj: Në Shqipëri ka shumë grupe të strukturua­ra kriminale. Po flasim për grupe të strukturua­ra kriminale në kuptimin që jep Kodi Penal. Dhe në këtë kontekst dhe ato për të cilat janë pjesë e atij operacioni. Natyrisht që ky proces sapo ka filluar. Kini durim ju dhe gjithë të tjerët se çfarë do të thotë.

Si janë marrëdhëni­et e Ministrisë së Brendshme me Prokurorin­ë, z. Xhafaj?

Xhafaj: Marrëdhëni­e thjesht institucio­nale.

 ??  ?? MINISTRI I BRENDSHEM XHAFAJ ( MAJTAS) DEPUTETJA GJEBREA ME ISH- MINISTRIN SAIMIR TAHIRI
MINISTRI I BRENDSHEM XHAFAJ ( MAJTAS) DEPUTETJA GJEBREA ME ISH- MINISTRIN SAIMIR TAHIRI
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania