Panorama (Albania)

Aksidentoh­et Tinka Kurti, ministrja i telefonon artistes

Reagon menjëherë Manastirli­u, i telefonon artistes, interesohe­t për shëndetin dhe ndihmën e nevojshme

- ALMA MILE

Fatmirësis­ht ajo nuk është në rrezik për jetën, por një incident i ndodhur në shkallët e shtëpisë krijoi alarm dhe na rikujtoi edhe një herë se duhet të kujdesemi për asetet kombëtare.

Sepse Tinka Kurti është një aset kombëtar, ashtu si edhe të tjerë, për të cilët mesazhet patetike e lotët kanë vërshuar kur ata nuk janë më. Aktorja e madhe e skenës dhe ekranit shqiptar, Tinka Kurti, ka pësuar një shembje trupore, për shkak të rrëzimit në shkallët e pallatit të saj.

Lajmin e ka bërë publik profesori Përparim Kabo, dashamirës i artit dhe në veçanti i aktorëve. Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ka treguar tronditjen personale, kur ka marrë telefonatë­n e aktores, e cila as nuk mund të vizitohej pasi ambulancat këto ditë ishin pushim, për shkak të festave.

Për t’u kujtuar të gjithëve dimensioni­n e kësaj aktoreje, që ka luajtur që nga filmi i parë me metrazh të gjatë “Tana”, te roli i papërsërit­shëm i Lady Mackbeth, Kabo i ka bërë thirrje ministres së Shëndetësi­së të marrë masat, për t’i dhënë ndihmën e duhur shëndetëso­re aktores Tinka Kurti. E me sa duket, thirrja e prof. Kabos është dëgjuar dhe menjëherë ka ardhur përgjigjja e ministres Ogerta Manastirli­u, e cila është interesuar personalis­ht për shëndetin e aktores Tinka Kurti. Vetë aktorja, një grua e fortë, gjithë humor, që nuk e ka lëshuar veten për asnjë moment, është shprehur se ndihet mirë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. TELEFONATA E

AKTORES Thirrja e telefonit, dhe në ekranin e vogël emri i saj… E hapa se për të jo unë, por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti… Më uroi Ditën e Flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëj… Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…

Tek biseda mori rrjedhë, me shumë mençuri më tha: “Me dy mendje të telefonova se mendova se mos ishe në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca”. “Jo, moj Tink, i thashë. Unë nuk arrij dot deri atje, nuk kam aq shumë merita”. E pas një pauze ajo shtoi: “As mua, u bë tash dy vjet që nuk më thërrasin”. M’u bë një lëmsh në fyt dhe m’u kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli i Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta, mendova, që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin?! E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrim­in e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit. Mendova se ajo vetëm është në shtëpi, por jo e vetmuar në hapësirat shqiptare… Sonte në 105- vjetorin e Ditës së Flamurit, ajo paskësh qenë e panevojshm­e diku ku festohet... Me takt i thashë: “A je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim?”. “Jo”, më tha. Dhe mendova se diku është ftuar… Por jo, s’qe kështu… Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë… Ambulancat mbyllur për festë… dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shembur në gjysmën e trupit… Xhongu në fyt m’u zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne…?! Po pati mundësi… Ju, zonja Ministre e Shëndetësi­së, a mundeni nesër të gjeni pak kohë ta merrni këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vetë në spital dhe t’i bëhen të gjitha ekzaminime­t?! Vetëm për një fakt… Ajo ka luajtur rolin e Lady Macbethit… Tek studioja për këtë rol, pashë se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol, por nga më të famshmet aktore… dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështor­e, Tinka Kurti…! INTERESIMI I MINISTRES Statusi i prof. Përparim Kabos u kthye në lajm, në të gjitha portalet, çka nuk mund të mos i binte në vesh edhe ministres së Shëndetësi­së, e cila reagoi menjëherë, për t’i ardhur në ndihmë aktores. Është po prof. Kabo që njofton komunikimi­n mes ministres dhe aktores.

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin. Ju falënderon ju të gjithëve që keni shprehur solidarite­tin me të, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësi­së ka kontaktuar me të dhe i ka ofruar të gjithë gatishmëri­në njerëzore dhe institucio­nale për shëndetin e saj… Zonja Ministre, megjithëse personalis­ht unë nuk Ju njoh, ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh. Ju faleminder­it për mirëkuptim­in tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëv­e, aktores së shquar TINKA KURTI, e cila më 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite… Tinka, shqiptarët kudo ku janë, të duan. Shërim të shpejtë fisnike!”, shkruan profesor Kabo.

 ??  ?? Tinka Kurti
Tinka Kurti
 ??  ?? AKTORJA TINKA KURTI
AKTORJA TINKA KURTI
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
 ??  ?? Përparim Kabo
Përparim Kabo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania