Panorama (Albania)

Gomonia me 1.6 tonë drogë, flet biznesmeni: Shqiptarët më bënë presion

Kreu i grupit: Do të merrja një nga gomonet për riparim. Skafisti: Kisha shumë para borxh, u detyrova të bëja rrugën

-

Gjykata e Pireut ka lënë në burg të 11 personat e përfshirë në trafikun e sasisë prej 1.6 tonësh kanabis me gomone nga Shqipëria në Greqi.

Autoritete­t greke vunë në pranga si përgjegjës për trafikimin e sasisë rekord të drogës gjashtë shqiptarë, dy grekë, dy italianë dhe shtetas me origjinë bullgare, të cilët janë dërguar në burgun e Koridhalos. Të fundit që dolën para gjykatës ishin 63- vjeçari grek Spiros Kardhami, 43- vjeçari grek Dimitrios Liakopoulo­s, 32vjeçari shqiptar Arban Baxheri dhe shqiptari tjetër Ermal Likaj, si dhe bullgari Yordan Stoyanov. I moshuari, i cili rezulton dhe pronari i gomones me të cilën u krye transporti i lëndës narkotike, para gjykatës ka mohuar të jetë i përfshirë në rrjetin e trafikut. “Kam kompani që blen skafe, por nuk kam lidhje fare me trafikun e drogës”, u shpreh Spiro Kardhami. Qëndrim mohues ka mbajtur dhe italiani tjetër Vito Potenza, që konsideroh­et një prej drejtuesve të grupit. “Ndodhesha në Greqi, sepse do të merrja një nga gomonet e Spiros që ta çoja në Itali për riparim”, është shprehur 31- vjeçari. Kurse skafisti 57- vjeçar Sergio Racanato ka pranuar gjithçka duke thënë se është shtyrë të bëjë rolin e transportu­esit për shkak se ishte i zhytur në borxhe. “Kisha shumë para borxh, m’u bë presion nga grupi dhe u detyrova që të bëja rrugën”, ka deklaruar ai. 57- vjeçari rezulton me precedentë penalë, sepse ka qenë i arrestuar në Greqi për trafik klandestin­ësh, por kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më. Gomonia me një sasi prej 1.6 tonësh kanabis u kap më 25 nëntor nga Roja Bregdetare greke pas një ndjekjeje që zgjati mbi 48 orë. Hetuesit dhe prokurorët kanë marrë në pyetje 11 të arrestu- arit për tri ditë, ndërsa të premten përfundoi dhënia e masës së sigurisë. Sipas akuzës, biznesmeni grek, Spiros Kardamis, përmes kompanive të tij detare, i kishte siguruar organizatë­s mjete supermoder­ne dhe të përshtatur­a posaçërish­t për transporti­n e drogës. Një prej skafeve është ai që u kap pas përndjekje­s nga Korfuzi në ishullin Kea, ndërsa tjetri u sekuestrua në parkingun e skafeve që kishte greku tjetër i pandehur. Gjatë marrjes në pyetje, Kardamis është distancuar nga trafiku i drogës. Por prokurorët i kanë kujtuar atij dhe precedenti­n e mëparshëm, ku mjetet detare të administru­ara prej tij ishin përfshirë në trafik droge. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA- MPA, si kreu i organizatë­s kriminale dyshohet shtetasi italian me origjinë shqiptare, Vito Potenza. 31- vjeçari ka thënë në hetuesi se gjendej në Greqi që të merrte një skaf e ta çonte në Itali, në një kantier, për t’u riparuar dhe se nuk kishte asnjë dijeni për lëndët narkotike dhe transporti­n e tyre. Në bazë të informacio­neve që kanë hetuesit në Greqi, gomonia e ngarkuar me kanabis besohet të jetë nisur nga Himara. Gazeta “To Vima” shkruan se grupi paguante deri në 60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim, si dhe skafistët ishin trajtuar për taktika si t’i shpëtonin ndjekjes në det. Ndërsa televizion­i ANT1, raporton se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djali i një polici. Nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r
 ??  ?? Gomonet e sekuestrua­ra
Gomonet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania