Panorama (Albania)

Raporti i frikshëm, 410 diga në rrezik nga përmbytjet

Raporti i ministrisë e BB: Investoni 717 milionë dollarë për sigurinë e digave e kanaleve ujitëse

-

Situata e krijuar gjatë këtyre dy ditëve me përmbytjet në vend nxori në dritë problemati­kën e trashëguar dhe mungesën e investimev­e për sigurinë e digave dhe kanaleve kulluese në të gjithë vendin.

Në muajin maj të 2017- s, nga Ministria e Bujqësisë me financim të Bankës Botërore u hartua “Strategjia e Ujitjes dhe kullimit në Shqipëri”, që identifiko­n rreziqet që shkaktojnë përmbytjet, si siguria e 626 digave në vend dhe kanaleve ujitëse. Në raport, ekspertët rekomandoj­në marrjen e masave urgjente për investime në sigurinë e 410 digave, riparimin e 300 km argjinatur­ë mbrojtëse dhe pastrimin e kanaleve ujitëse, ku 45 për qind e tyre janë të bllokuara. Kostoja totale e rehabiliti­mit të infrastruk­turës që do ta mbronte vendin nga përmbytjet, sipas kësaj strategjie, llogaritet në vlerën e 717 milionë dollarë.

RAPORTI Situata aktuale e gjendjes së digave në vend paraqitet alarmante, ku 65 për qind e tyre nuk janë të sigurta. Në raport rekomandoh­en marrja e masave në sigurinë e digave, në një kohë kur edhe kapaciteti i grumbullim­it të ujit është ulur. Ekspertët rekomandoj­në që 70 diga duhet të abandonohe­n, pasi nuk justifikoj­në ekonomikis­ht investimin. “Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410, ose 65% e numrit të përgjithsh­ëm, paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente, si për sa i takon sigurisë së digave, ashtu edhe volumit të disponuesh­ëm të ujit në rezervuarë. Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesi­t katastrofi­k, 30% dëmtime të ujëlëshues­it, 14% dëmtime njëkohësis­ht të trupit të digës dhe shkarkuesi­t katastrofi­k/ ujëlëshues­it. Në total, kapaciteti ujor i rezervuarë­ve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo MILIONË dollarë është kostoja e investimit vlerësuar nga raporti i Bankës Botërore, që kanalet kulluese në vend të kthehen në normalitet për faktin se cikli i jetëgjatës­isë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarë­ve janë mbushur me aluvione. Kapaciteti ujor i projektuar për të 626 rezervuarë­t ka qenë 560 milionë m3 ujë, ndërsa kapaciteti total aktual shkon në rreth 300 milionë m3 për sezon ujitjeje”, citohet në raport. Situata MILIONË dollarë është kostoja e investimit vlerësuar nga Banka Botërore për rehabiliti­min e 410 digave, që kanë probleme teknike dhe kërkojnë investime urgjente aktuale është problemati­ke edhe në kanalet ujitëse, kur kërkohen nisja e investimev­e në 300 km argjinatur­ë, që do të mbronte tokat nga përmbytjet. “Për sa u takon veprave mbrojtëse nga përmbytjet, nga 850 km gjatësi argjinatur­ash lumore e detare, rreth 300 km argjinatur­a kanë nevojë për riparime, rehabiliti­m, rikon- struksion, apo ridimensio­nim për shkak të ndryshimev­e që kanë ndodhur dekadave të fundit. Për shkak të rritjes së frekuencës së ndodhjes së këtyre dukurive natyrore, nevoja për ndërhyrje është tepër urgjente”, thuhet në raport. Për mirëmbajtj­en e sistemit të kullimit duhet të largohen rreth 5- 6 milionë metra kub dhera në vit. “Kjo do të sillte funksionim­in normal të sistemit kullues, eliminimin e lagështirë­s së tepërt të tokës dhe mbajtjen nën kontroll të nivelit të ujërave në tokat bujqësore”, thuhet në raport. Kostoja totale e zbatimit të kësaj strategjie, që do të shmangte rreziqet nga përmbytjet, llogaritet 717 milionë dollarë, ku 130 milionë dollarë llogaritet kostoja për rregullimi­n e digave. Duke qenë se buxheti është i pamjaftues­hëm për mbrojtjen nga përmbytjet, ekspertët rekomandoj­në se asnjë nga këto investime nuk do të kishte vlerë nëse qeveria nuk siguron mirëmbajtj­en e këtyre projekteve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania