Panorama (Albania)

Përmbytjet, qeveria dëmshpërbl­im për familjet, Rama: Të përgatitet fatura

PRESIDENTI META ZBRET NE TERREN, TAKIME NE QARQET FIER DHE BERAT

-

Forcat e Ushtrisë evakuuan dje me mjet lundrues një banor të fshatit Fermë, i cili kishte dhënë alarmin që një natë më parë për shkak të problemeve shëndetëso­re.

Banesa e tij ishte krejtësish­t e përmbytur në katin e parë, ndërsa forcat e Ushtrisë e patën të pamundur fillimisht ndërhyrjen me anë të helikopter­it.

Për këtë shkak, Enver Aliaj është arritur të nxirret nga banesa e tij trikatëshe në afërsi të shtratit të lumit ( afër Urës së Mifolit) pas rreth 1 orë operacion nga Ushtria. Ai theksoi se kishte kërkuar ndihmë pasi kishte shfaqur probleme shëndetëso­re. Ai doli në tarracën e banesës, por helikopter­i nuk është ulur dot aq sa për t’i ardhur në ndihmë e për rrjedhojë forcat e Ushtrisë kanë ndërhyrë më pas me mjet lundrues. Operacioni i shpëtimit të tij përfundoi me sukses, ndërsa ai shpjegoi se ishte detyruar të linte gruan në shtëpi për të ruajtur 120 krerë bagëti.

Sa orë keni qëndruar i bllokuar?

Kemi dy ditë në këtë gjendje, pasi deri në katin e parë të banesës jemi të mbuluar nga uji. Lartësia arrin më shumë se 1.5 metra, ndaj jemi ndier shumë të rrezikuar. Ne ishim paralajmër­uar për rrezikun, por nuk kemi kujt t’ia lëmë shtëpinë, bagëtinë. Shpresuam se mbase nuk do të kishte përmbytje kaq të madhe. Por situata kaloi jashtë çdo parashikim­i. Katet e para të të gjitha banesave këtu janë nën ujë.

Ju kur keni kërkuar ndihmë? Patët probleme shëndetëso­re që iu drejtuat policisë për ndihmë?

Kam kërkuar ndihmë që në mbrëmjen e së premtes. Erdhi edhe helikopter­i, por nuk arriti të ulej, ndërsa tani arritën forcat e ushtrisë që me anë të varkës të më nxjerrin nga banesa. Kisha probleme shëndetëso­re dhe qëndrimi në mes të ujit më rrezikonte shumë, ndaj edhe vendosa të kërkoj ndihmë.

Ju ndodheshit vetëm në shtëpi?

Jo, jo, është edhe gruaja ime. Por ajo vendosi të qëndrojë në banesë, pasi nuk mund të linim 120 krerë bagëti vetëm. U detyrova të lë gruan e bagëtinë që i kemi vendosur në katet e sipërme të banesës. Nuk kishim asnjë zgjidhje tjetër, pasi uji vër- shoi dhe niveli u rrit shumë shpejt. Na u rrezikuan bagëtitë të mbyteshin, ndaj i vendosëm në katet e sipërme.

Çfarë dëmesh keni deri më tani?

Nuk e di ... gjithçka është mbuluar nga uji. Më vonë do të shohim se çfarë dëmesh janë shkaktuar. Fatmirësis­ht nuk ka pasur probleme në njerëz. Për këtë lutemi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama
 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta
 ??  ?? Enver Aliaj gjatë evakuimit nga ushtria
Enver Aliaj gjatë evakuimit nga ushtria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania