Panorama (Albania)

Plehrologj­i

- EDMOND TUPJA

Tëenjten e shkuar në darkë, si shumë bashkatdhe­tarë, ndoqa me një vëmendje të motivuar debatin e drejtuar nga Ylli Rakipi në kanalin televiziv “News 24”, debat që u përqendrua kryesisht te çështja e riciklimit të plehrave dhe ku pjesëmarrë­sit trajtuan disa aspekte shumë të rëndësishm­e të kësaj çështjeje madhore, si dhënia me koncesion e ndërtimit të disa plehradjeg­ësve në vendin tonë, raporti midis të mirave e të...

Shpresoj me gjithë shpirt që dikujt prej anëtarëve më të ndershëm të Akademisë sonë të Shkencave, i cili mbi shkencën vë moralin, do t’i lindë pashmangës­isht edhe ideja gjeniale e eliminimit të plehrave shqiptare dykëmbëshe e shpirtkëll­irë me ndihmën e ndonjë plehradjeg­ësi të fuqishëm bërthamor, por në këtë pikë atij do t’i duhet veprojë me shumë kujdes sepse ka rrezik që të ndodhë e kundërta, pra, që plehrat në fjalë, me t’u mbyllur te plehradjeg­ësi i sapopërmen­dur, ta hedhin atë në erë e të ndotin kështu jo vetëm globin tokësor, por edhe gjithë planetët e tjerë të sistemit tonë diellor.

këqijave të lendfillev­e dhe këtyre të fundit ( që shumëkush i quan “incenerato­rë”, fjalë e huaj kjo që duket sikur i zbut ose i fsheh problemet që këta nxjerrin), dhe si allishveri­shet që po bëhen në këtë drejtim dhe që bien erë korrupsion në disa mjedise të larta qeverisëse.

Është e vërtetë që problemi i trajtimit të plehrave dhe të mbetjeve shtrohet me mprehtësi në shkallë planeti e kontinenti, sepse ndotjet, sidomos qysh me vrullin e industrial­izimit në Europë nga fundi i shekullit XVIII, po kërcënojnë ekosistemi­n, gjë që, me rritjen e numrit të popullsisë në botë, e cila konsumon përherë e më shumë, përbën një rrezik serioz për krejt njerëzimin po të kemi parasysh edhe ndryshimet e mëdha klimatike si pasojë e tejngrohje­s së rruzullit tokësor. Ndërkaq, ky problem shtrohet po me aq mprehtësi edhe në vendin tonë, pra, në Republikën e Shqipërisë marrëzisht demokratik­e dhe, njëkohësis­ht, “të rilindur në drejtimin e duhur” që prej gati pesë vjetësh. Në këtë kuadër, nuk mund e as dua ta fsheh se emisioni i Ylli Rakipit bëri, dashur, pa dashur, që të më pushtonte një parandjenj­ë të cilën po nxitoj ta ndaj me tërë lexueset e lexuesit e mi kureshtarë e pa paragjykim­e:

Meqë plehrat e gjithfardo­llojshme po sulmojnë e zaptojnë, në sipërfaqe e në thellësi, tokën e atdheut tonë të dashur feudokapit­alist, do të duhej patjetër që ajka e autoritete­ve tona më të larta shkencore, pra, Akademia e Shkencave ( aq e sulmuar kohët e fundit nga vetë kreu hijerëndë i qeverisë sonë hijelehtë), të merrte nismën për të krijuar një shkencë të re, të parën me vulë ekskluzivi­sht shqiptare, të quajtur “plehrologj­i”. Pjesërisht për analogji me shkencën e quajtur “gjeologji”, plehrologj­ia do t’i kushtohej studimit të përbërjes, të formimit e të evoluimit të plehrave të tokës e të nëntokës në Shqipëri, historisë së trajtave të gjalla të jetës plehrore mbi dhe nën dheun arbëror, si edhe kërkimit të vendburime­ve të plehrave të dobishme në të gjitha trevat jashtë kufijve tanë ku jetojnë shqiptarë që kultivojnë artin e pamposhtur të ndotjes së pandalshme të tokës, ujit e ajrit. Një ndër detyrat më themelore të kësaj shkence të re triumfalis­ht shqiptare do të ishte, në përgjithës­i, përcaktimi i prejardhje­s së plehrave të para në his- torinë e njerëzimit dhe, në veçanti, në historinë e qytetërime­ve le të themi këto 10 000 vjetët e fundit. Personalis­ht, jam i bindur se Akademia jonë e Shkencave do të arrinte në përfundimi­n se i pari vend në botë ku njeriu mësoi të hedhë plehra kudo rreth e rrotull vetes, është Ballkani Perëndimor, më saktë, territori ku ngrihet sot madhështor shteti ynë plehradash­ës, aq plehradash­ës saqë kur Universite­ti i ardhshëm i Plehrologj­isë dhe i Plehrograf­isë të Tiranës të ketë nxjerrë kuadrot e parë të pajisur me diplomat përkatëse, të gjithë këta do të ftohen në mbarë botën për të dhënë leksione lidhur me përvojën tonë fort të çmuar në kuadrin e globalizim­it të plehrave tipike shqiptare, përfshirë edhe jashtëqitj­en e pushtetarë­ve të tipit homo albanicus në të tëra format, përmasat, përbërjet, aromat e shijet e saj magjepsëse.

Së fundi, shpresoj me gjithë shpirt që dikujt prej anëtarëve më të ndershëm të Akademisë sonë të Shkencave, i cili mbi shkencën vë moralin, do t’i lindë pashmangës­isht edhe ideja gjeniale e eliminimit të plehrave shqiptare dykëmbëshe e shpirtkëll­irë me ndihmën e ndonjë plehradjeg­ësi të fuqishëm bërthamor, por në këtë pikë atij do t’i duhet veprojë me shumë kujdes sepse ka rrezik që të ndodhë e kundërta, pra, që plehrat në fjalë, me t’u mbyllur te plehradjeg­ësi i sapopërmen­dur, ta hedhin atë në erë e të ndotin kështu jo vetëm globin tokësor, por edhe gjithë planetët e tjerë të sistemit tonë diellor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania