Panorama (Albania)

Përgjime për drogën edhe nga Greqia, zbardhen bisedat e trafikantë­ve

Mediat greke publikojnë bisedën e transkript­uar mes shqiptarit Ermal Likaj dhe atij bullgar Jordan Stojanov: Mbulo skafin

-

Shqiptarët e arrestuar nga Policia greke për sasinë 1.6 tonë drogë kanë mohuar lidhjen me drogën, por përgjimet e palës greke kanë fundosur të gjithë grupin, që funksionon­te si një rrjet i mirëorgani­zuar.

Përgjigjet janë publikuar nga mediat greke, nga ku citohet se edhe pse 11 të pandehurit për gomonen me 1,6 tonë kanabis kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendime­t e të pandehurve. Në përgjimet e transkript­uara, të dyshuarit përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike. “Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatina­t”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptoni­n drogën, pagesën cash si dhe kamatën. E përditshmj­a greke “Espresso”, ka zbardhur të shtunën disa fragmente nga këto përgjime, që përfshihen në dosjen e akuzës kundër 11 të arrestuarv­e. Në bisedën e trafikantë­ve vihet re se ata janë mjaft të kujdesshëm në përdorimin e këtyre termave, duke mos përmendur asnjë fjalë tjetër që kishte të bënte me trafikun e lëndës narkotike. Në fragmentin e parë të publikuar nga media greke “Espresso”, është transkript­uar një bisedë ndërmjet shtetasit shqiptar i identifiku­ar Ermal Likaj dhe atij bullgar Jordan Stojanov.

BISEDA E PARË

E. Likaj: Alo, mik. J. Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E. Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet…

J. Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E. Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën orë.

J. Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ore, të shkoj të mbyll kamerat.

BISEDA E DYTË

J. Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E. Likaj: Po, sepse… doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë s’ka… J. Stojanov: Gjithë çfarë? E. Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën. J. Stojanov: Gjithë skafit? E. Likaj: Po, sepse kam ato.

J. Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E. Likaj: Kam atë po të them… ( nuk kuptohet)

J. Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E. Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda…

J. Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

BISEDA E TRETË

Këtu, dy pjesëtarë të grupit, që nuk u publikohen emrat, flasin për çokolatina, para cash, kaçkavall dhe kafe.

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more? II: Herën e fundit? I: Po, pra, ëmbëlsirën. II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash…

II: Për çokolatina­t nuk thua? I: Po. II: Për sa para? I: Ai i le me dy. Më nxori një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjell… A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimish­t kaçkavall.

II: Për kaçkavalli­n paratë, kaçkavall, e di. I: Dëgjo, më dëgjo… II: Po I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin… II: Po I: Unë nuk të vë kafe ( nënkupton kamatën)

Në përgjimet e transkript­uara, të dyshuarit përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike. “Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatina­t”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptoni­n drogën

 ??  ?? Droga e kapur në Greqi
Droga e kapur në Greqi
 ??  ?? Përgjimet e publikuara në median greke
Përgjimet e publikuara në median greke
 ??  ?? Gomonia e bllokuar nga Policia greke
Gomonia e bllokuar nga Policia greke
 ??  ??
 ??  ?? Biznesmeni grek, Spiro Karadamis
Biznesmeni grek, Spiro Karadamis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania