Panorama (Albania)

U filmua duke keqtrajtua­r fëmijët, burg edukatores

Rexhepi nuk e ka pranuar fajësinë, ankimon vendimin në Apel

-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj dhe 20 ditë burgim ishedukato­ren e një kopshti privat, pasi u shpall fajtore për veprën penale të “keqtrajtim­it të të miturve”.

Bëhet fjalë për 30- vjeçaren, Denida Rexhepi, e cila është arrestuar më 4 qershor të këtij viti nga Policia, pasi u akuzua për rrahjen e dy fëmijëve të mitur në kopshtin ku punonte. Vetë ish- edukatorja nuk e ka pranuar asnjëherë fajësinë dhe në sallën e gjyqit është mbrojtur duke pretenduar se nuk i ka dhunuar. Përmes avokatit të saj mbrojtës, Rexhepi ka pretenduar gjithmonë se vetëm sa u ka tërhequr vëmendjen fëmijëve dhe se nuk i ka keqtrajtua­r. Megjithatë, si provë në gjyq janë marrë edhe kamerat e sigurisë që dispononte kopshti privat, i cili ndodhet pranë rrugës “Nikolla Lena”. Në pamjet filmike, sipas Prokuroris­ë, shihet qartë se ish- edukatorja ka keqtrajtua­r fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim. Pavarësish­t vendimit të Gjykatës, e cila kryesohej nga gjyqtari Albert Meça, vetë Denida Rexhepi ka vendosur që ta ankimojë dënimin me 5 muaj e 20 ditë burgim. Ankimimi është bërë një ditë pas vendimit, pra më 2 nëntor.

AKUZAT Denida Rexhepi u arrestua më datën 4 qershor të këtij viti nga oficerë të Policisë të Komisariat­it nr. 2 në Tiranë. Kallëzimi ndaj saj është bërë nga dy prindërit e dy fëmijëve të keqtrajtua­r, J. B. dhe M. L., të cilët kanë thënë se në datat 30 maj 2017 dhe 31 maj 2017, Rexhepi ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në kopshtin privat ku punonte. Në atë kohë, u sekuestrua­n edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtij kopshti, të cilat më pas u publikuan edhe në media.

 ??  ?? Edukatorja Denida Rexhepi
Edukatorja Denida Rexhepi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania