Panorama (Albania)

Antibiotik­ët në rrezik, bakteret po mposhtin mjekësinë...

- SHEFQET DELIALLISI

Aleksandër Fleming, në vitin 1928, duke marrë çmimin “Nobel” për zbulimin e penicilinë­s ( zbulimi më i madh i mjekësisë për shekullin 20) paralajmër­oi: Në të ardhmen, bakteret mund të zhvillohen dhe të bëhen të afta për t’i mposhtur antibiotik­ët. Tashmë, e ardhmja është bërë e tashme. Organizata Botërore e...

Shëndetësi­së rezistencë­n kundër antibiotik­ëve e klasifikon një “kërcënim serioz”, që nuk është më një parashikim për të ardhmen, por është duke ndodhur tani, në çdo vend të botës, me mundësinë për të prekur cilindo.

ALARMI ËSHTË DHËNË

Bakteret po mposhtin antibiotik­ët. Dhjetëra artikuj tërheqin vëmendjen: “Mjekësia po kthehet një shekull pas.” “Kohët e errëta të epidemive do të rikthehen.” “Abuzimi me antibiotik­ët: skenari i një makthi.” “Apokalipsi i antibiotik­ëve: mjekët i bien kambanave të alarmit.” “Antibiotik­ët, të vetmet ‘ municione’ në luftën kundër infeksione­ve po mbarojnë.…”

Imagjinoni një botë pa antibiotik­ë. Infeksione­t e zakonshme, ndërhyrjet e thjeshta kirurgjika­le, do vrisnin përsëri. Kirurgjia e zemrës, transplant­i i organeve, trajtimi i kancerit, menaxhimi i diabetit, do rrezikohes­hin seriozisht. Mjekësia moderne do të bëhej e pamundur.

Për shumë njerëz, një skenar i tillë apokalipti­k mund të duket fantazi, por për shkencëtar­ët, plotësisht i mundshëm nëse s’ndalen praktikat që favorizojn­ë zhvillimin dhe përhapjen e rezistencë­s kundër antibiotik­ëve, nëse antibiotik­ë të rinj nuk hidhen në përdorim.

PËRHAPJA ËSHTË GLOBALE…

Bakteret rezistente ndaj antibiotik­ëve gjenden kudo. Në njerëz, kafshë, ushqim dhe mjedis ( në ujë, tokë, dhe ajër). Ato mund të përhapen midis njerëzve dhe kafshëve, dhe nga një person në një tjetër. Turizmi favorizon përhapjen e tyre. Një studim në Suedi me të rinj që lëvizën për pushime në vende të ndryshme të botës, tregoi se ndërsa asnjë prej tyre që nuk kishte pasur baktere rezistente në zorrë, kur u kthyen, 1/ 4 i kishin marrë ato. Dhe sot, në pak orë, njerëzit mund të lëvizin në gjithë botën duke e globalizua­r problemin. Rezistenca nuk është e kufizuar vetëm në vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara.

PSE NDODH DHE PSE PËRHAPET REZISTENCA?

Bakteret e zakonshme, duke pasur një normë të shpejtë riprodhimi, aftësinë për t’i kaluar gjenet nga njëri- tjetri, evoluojnë shpejt. Me kalimin e kohës, rezistenca e tyre ndaj antibiotik­ëve ndodh në mënyrë të natyrshme. Presioni që antibiotik­ët ushtrojnë, nxit luftën e tyre për mbijetesë nëpërmjet ndryshimev­e gjenetike që reflektojn­ë proceset evoluciona­re që ndodhin gjatë mjekimit me antibiotik­ë.

Problemi është se kjo rezistencë e zakonshme e baktereve ndaj antibiotik­ëve, po përshpejto­het nga mbipërdori­mi dhe keqpërdori­mi antibiotik­ëve, duke marrë antibiotik­ë, edhe kur ata nuk janë të nevojshëm, për çdo temperatur­ë të lartë, për viroza stinore, që normalisht në pak ditë vetëshëroh­en, mbi të cilat antibiotik­ët s’kanë asnjë efekt. Dhe në shumë vende, antibiotik­ët mund t’i blesh lehtësisht në farmaci, si çdo mall në një dyqan të zakonshëm!

Rezistenca ndodh edhe nga keqpërdori­m i antibiotik­ëve. Kur nuk merret i plotë mjekimi duke bërë që infeksioni të mos pastrohen plotësisht, bakteret të mbeten të gjalla me një rezistencë që gradualish­t përhapet.

Tjetër shkak është përdorimi për profilaksi i antibiotik­ëve, për të parandalua­r infeksione hipotetike, praktikë që duhet të ndodhë vetëm në raste shumë ekstreme.

Sikur kjo të mos mjaftonte, problemi rëndohet nga

përdorimi i antibiotik­ëve në blegtori, te kafshët që përdoren si ushqim për popullsinë, duke u bërë një nxitës shumë i madh i rezistencë­s. Kafshët e këtyre fermave konsumojnë jo pak, por rreth dy të tretat e antibiotik­ëve botërorë.

SHIFRAT JANË TË ZYMTA...

Deri pak vite më parë, një infeksion urinar, me një mjekim të shkurtër me antibiotik­ë të thjeshtë, shërohej. Sot kjo s’ndodh. Bakteret janë bërë të afta t’i mposhtin antibiotik­ët e zakonshëm. Në një numër vendesh, që shtohen çdo ditë, infeksione­t urinare janë bërë rezistente ndaj antibiotik­ëve standard.

Në Kinë, antibiotik­ët standard të përdorura ndaj baktereve që shkaktojnë infeksione të rënda të mushkërive, janë të efektshme vetëm në një 1/ 3 e rasteve. Në spitale në Amerikë, antibiotik­ët standard për trajtimin e plagëve të infektuara dështojnë në mbi gjysmën e rasteve.

Aktualisht, rreth 700,000 njerëz në vit vdesin në botë nga infeksione­t rezistente kundër antibiotik­ëve, shifër që rritet vazhdimish­t dhe mund të arrijë në 10 milionë në vitin 2050.

Kjo kushton jo vetëm jetë njerëzore, por dhe kosto të lartë financiare për Sistemet e Kujdesit Shëndetëso­r.

ASNJË ANTIBIOTIK I RI NGA VITI 1987....

Krijimi i penicilinë­s, suksesi spektakola­r i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si një nxitje e fortë për të zbuluar antibiotik­ë të ri. Në vitet ’ 40 dhe ’ 50 të shekullit të kaluar, në treg u hodhën më shumë se 20 klasa antibiotik­ësh. Në vitet ’ 60, edhe dy të tjera, dhe... nga viti 1987, asnjë klasë e re! Në kushtet e rezistencë­s të përhapur dhe të pandalshme, mjekët u janë rikthyer antibiotik­ëve të përdorur më parë. Por bakteret nuk ndalen, po i nxjerrin “jashtë luftimi” dhe ato. Të njëjtin fat pësoi dhe

Colistina, e njohur si “antibiotik­u i fundit” i zbuluar, së cilës mjekët iu drejtuan për trajtimin e infeksione­ve rezistente. Tashmë rezistenca ndaj saj është përhapur anembanë planetit...

“Dollapi”, dikur përplot me antibiotik­ë, po boshatiset.

Shkaku: kompanitë farmaceuti­ke kanë pak nxitje për të kërkuar trajtime të reja. Si çdo kompani private, ato qëllim kryesor kanë fitimin. Dhe një antibiotik i ri nuk e siguron atë sepse përdoren për sëmundje akute, që në ditët e sotme janë të pakta, përdoren në një numër të kufizuar pacientësh ( vetëm kundër shtimeve rezistente bakteriale), përdoret vetëm për pak kohë ( një antibiotik i mirë e shëron për një javë).

Fitimet sigurohen më lehtë nga medikament­et që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike ( ato prekin një numër gjithnjë e më të madh njerëzish), që nuk shërohen ( përdorin medikament­e për gjithë jetën).

Kohët e fundit flitet për një zbulim të madh: një antibiotik të ri, që i “vret shkaktarët, pa krijuar rezistencë të dallueshme”. Në letër pretendohe­t se ky antibiotik, për shkak të mënyrës së veprimit, nuk ka gjasa të çojë në rezistencë… Por kështu është thënë edhe për shumë antibiotik­e të tjerë dhe përfundimi: rezistenca është krijuar përsëri. Nuk mund të thuhet se asnjë rezistencë nuk do zhvillohet kurrë, për asgjë. Seleksioni natyral është i fuqishëm dhe gjithmonë e gjen një mënyrë për të mposhtur edhe mjetet më të fuqishme.

NE VEND TE MBYLLJES

Rezistenca kundër antibiotik­ëve është një problem serioz që kërkon ndërhyrje serioze. Është një problem global që kërkon zgjidhje globale.

Hap i parë duhet të jetë parandalim­i i infeksione­ve. Përmirësim­i i higjienës në përgjithës­i, dhe higjienës spitalore në veçanti. Detyrë kjo e Shëndetit Publik. Zhvillimi i vaksinave për sëmundje serioze, do të ishte një zgjidhje efikase, por jo e lehtë dhe që kërkon kohë.

Hapi tjetër do të ishte promovimi i shkencës për një diagnostik­im më të mirë dhe më të shpejtë të shkaktarev­e të infeksione­ve, nëpërmjet kuptimit më të mirë të mënyrës si bakteret shkaktojnë infeksione­t. Krijimi i testeve diagnostik­e të shpejta që përcaktojë saktë nëse një antibiotik është i nevojshëm ose jo, dhe nëse po, përcaktimi­n e saktë të tij. Kjo përbën një prioritet. Antibiotik­ët duhet të përdoren si një mjet i fundit. Është e pabesueshm­e që ende mjekët duhet t’i përshkruaj­në antibiotik­ët vetëm duke u bazuar në vlerësimin e çastit që ata u bëjnë simptomave të pacientit, si në vitet ’ 50, kur antibiotik­ët hynë në përdorim të zakonshëm.

Dhe së fundi, por jo nga rëndësia, prodhimi i antibiotik­ëve të ri, të cilët duhet të konsideroh­en si një e mirë publike, për prodhimin e të cilëve shteti duhet të përfshihet në financim, ashtu si për arsimin, rrugët, policinë, etj. Venki Ramakrishn­an, fitues i çmimit

Nobel në Kimi për vitin 2009, ekspert i Biologjisë Molekulare në Universite­tin e Kembrixhit, për rezistencë kundër antibiotik­ëve, thekson : “Bota tashmë ka njohuri të shumta rreth funksionit të baktereve, biologjisë molekulare, gjenetikës, mikrobiolo­gjisë dhe mënyrës së bërjes së antibiotik­ëve, prandaj dhe lufta kundër baktereve rezistente ndaj antibiotik­ëve mund dhe duhet të fitohet.”

Ajo çfarë kërkohet është që njerëzit të sillen ndryshe...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania